Friday, May 31, 2013

Grimi për sytë është personal

Nëse një mike ju kërkon te provoj rimelin tuaj apo lapsin për sytë, është vështirë ti thoni jo, por ne te vërtet është një rregull i mire te evitoni dhënien e tyre. Jo për tu dukur e keqe, por për te ruajtur higjienën e produktit, kozmetiket për sytë ne fakt mund te provokojnë infeksione dhe dëme serioze. paralajmërimi vjen nga Food and Drug, qe ne sajtin e tij liston se cilat mund te jene rreziqet qe vijnë si pasoje e shkëmbimit te make-up, mes te cilëve baktere, kërpudha te rrezikshme etj.
Te aplikoni ne sy një rimel te infektuar mund te shkaktoje irritim dhe ne disa raste, te rralla, por te mundshme, verbëri te përkohshme ose dhe te përhershme. Këshilla është te limitoni përdorimin personal te produkteve te kozmetikes ne testerat e dyqaneve. Ato kampione produktesh përdoren nga shume persona te cilëve nuk ja njohim gjendjen shëndetësore, kështu qe është me mire te synoni për aplikues një përdorimesh. Një tjetër këshille është ajo qe te mos trukoheni ne autobus apo ne makine, ne rast te një frenimi te menjëhershëm, rrezikoni te lëndoheni dhe te dëmtoni syrin apo te gërvishtni kornete. Një paralajmërim për te gjitha vajzat alergjike, disa produkte për sytë përmbajnë një kolorant jo te aprovuar për atë zone specifike.

Përdorimet e mjaltit në lëkurë

Mbrojtja
Roli mbrojtës i mjaltit është shumë i madh, por së pari mund të fillojmë me mbrojtjen që i ofron lëkurës. Mjalti është një antioksidant natyral dhe përmban elemente mbrojtëse kundër baktereve dhe lufton infeksionet e lëkurës.
Hidratimi
Roli hidratues i mjaltit është mjaft i njohur, dhe kjo për arsye të dëshmuara. Nëse përdoret rregullisht, ai mund ta zbusë edhe lëkurën më të thatë. Mund të përdoret edhe në flokë për të njëjtën arsye.
Anti-plakja
Një nga rolet më të rëndësishme të tij ka të bëjë me mbrojtjen e elasticitetit të lëkurës, që do të thotë se e parandalon plakjen dhe e bën lëkurën të duket shumë rinore.
Efekti shërues
Një tjetër përfitim i mjaltit ka të bëjë me parandalimin e infeksioneve dhe shërimin e tyre për shkak të elementeve përbërëse shëruese që ka. Ai e bën një lloj 'pastrimi' natyral të lëkurës.

Make up Giorgio Armani pranverë/verë 2013

Te nënvijëzosh shikimin, është kjo must për make up sipas Giorgio Armani, qe krijon për grimin pranvere/vere një koleksion special te quajtur Eyes to Kill Excess. Maison i modës se larte propozon kozmetike te cilët nxjerrin ne pah syrin, për një shikim qe kap vëmendjen e te gjithëve.

Qepallat lyhen me tone mat apo satin. Armani propozon ne fakt dy tip tonësh për sytë për sezonin e ngrohte pranvere/vere 2013. Make up me tendence te theksuar, mat dhe një shining satin me zgjatje. Efekti ne shikim është një pamje joshje dhe e shkëlqyeshme.

Rimeli Eyes to Kill Excess
Volum ekstrem për qerpikët sipas Armani. Brandi i make up-it te maison Giorgio Armani prezanton për pranvere/vere 2013 një rimel special Eyes to Kill excess, për qerpikë me volum te jashtëzakonshëm. Formula e rimelit Armani sjell një pamje te lagësht për një kohe shume te gjate. Furça oversize te lejon te ndash qerpikët ne mënyrë perfekte, për një shikim joshës.

Maja të dyfishta: ctë bëjmë?

Një nder armiqtë me te mëdhenj te flokëve quhet Tricoptilosi, termi shkencor i cili tregon shfaqjen e majave te dyfishta. Zbuloni si ti parandaloni, te kujdeseni dhe si mos t’u shfaqen përsëri.

Lufta me majat e dyfishta le te filloje! Sa nga ju janë përballur me këto armike te bezdisura te paktën një here? Tricoptilosi, ose siç e njohim ne gjuhen e përditshme maja te dyfishta, janë një armiqtë e flokëve tone me te vështirë për te luftuar. Kjo sepse nuk behet fjale për shqetësim te thjeshte për sa i përket majave, dhe nuk mjafton ti pritni për ti larguar. Kjo problematike lind nga një seri shkaqesh, mes te cilave përdorimi i gabuar i piastrës dhe aparateve termik te cilët i përdorim për styling, madje edhe një tharëse flokësh e thjeshte.
Temperaturat e larta, produkte dhe aksesore qe ushtrojnë force te tepërt mbi flokë, janë te gjithë elemente qe herët a vone sjellin majat e dyfishta! Edhe lyerja e flokëve me bojëra agresive dhe te përsëritura dhe përdorimi i produkteve te gabuara mund te kërcënojnë bukurinë e flokëve duke i thare. Kjo tharje është shume e dukshme qe flokët e marrin ne te gjithë gjatësinë e tyre. Si te reagoni ndaj kësaj situate? Duke vërejtur zakonet tuaja për te kuptuar se nga vijnë këto maja te dyfishta, dhe ne përputhje me këto përfundime, duke studiuar me pas një strategji për t’i eliminuar. Shume femra mendojnë se duke prere flokët mund ti eliminojnë ato. Jo! Prerja është një aleat i mire por jo një zgjidhje.
Përfundimisht, duke patur parasysh te gjitha shkaqet e përmendura me sipër dhe efektin e tyre mbi flokun tone, duhen përpunuar praktika te cilat mesa duket janë individuale, qe konsistojnë ne shmangien e te gjithë atyre faktorëve negative qe na dëmtojnë flokët tone.

 

Tre sekretet e rinisë së përjetshme

Sekreti i të qëndruarit i/e bukur si brenda dhe jashtë për një kohë të gjatë mund ta ketë një zgjidhje duke zbatuar planin anti-aging, të paktën kështu pretendon biologu Pervin Bulak.
 
Fjala anti-aging është një fjalë të cilën e përdorim shpesh. A është e mundur të mbetemi të rinj ndërsa vitet ikin? Biologu Pervin Bulgak, pohon se bukuria e jashtme lidhet ngushtë me të brendshmen dhe na sugjeron të praktikojmë planin anti-aging, i cili përfshin 3 sekrete që do të na ndihmojnë të mbetemi të rinj.
 
Gjumi
 
Po, gjumi i rregullt dhe në kohën e duhur është burim i gjallërisë dhe rinisë. Trupi prodhon melatoninën vetëm natën në errësirë. Ndërkohë që vrapojmë për të zënë kohën nuk e vlerësojmë shumë çelësin i cili ndalon kohën. Trupi i njeriut prodhon melatoninën natën nga ora 23.00 – 05.00 për disa deri në orën 03.00. Ky hormon ndihmon në rinovimin e qelizave, ekuilibrimin e ritmit biologjik dhe mbrojtjen e vetes. Le të fikim dritat e të shtrihemi, të mbrohemi nga kanceri dhe të mbetemi të rinj.
 
Majaja
 
Le të marrim pak maja. 50 % e majasë përmban proteina, vitamina të grupit B, hekur, krom, magnez, zink dhe selen. Në shumë vende ajo shitet dhe në trajtë tablete për shkak të efekteve pozitive që jep mbi shëndetin. Maja pastron mëlçinë, heq stresin dhe ndihmon në zhvillimin e embrionit.
Acidi folik shumë i domosdoshëm për gratë shtatzëna parandalon aneminë dhe nxit prodhimin e qelizave të reja. Maja përmban gjithashtu shumë proteina të cilat ndikojnë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës. Proteina mundëson marrjen e oksigjenit nga lëkura. Ju mund ta merrni majën nga produkte të ndryshme, në trajtë tablete apo ta zbusni pak me qumësht dhe pini nga një gotë çdo mëngjes.
 
Vaji i ullirit
 
Vaji i ullirit përshpejton rigjenerimin e qelizave. Është një antioksidues i fuqishëm, parandalon sëmundjen e alzheimerit dhe kancerin. Këshillohet të përdoret shumë në shtatzëni sepse rrit zgjuarsinë e fëmijës. Parandalon plakjen. Ta shohim se çfarë tjetër mund të bëjë në kuzhinë vaji i ullirit :
 
-zbukuron lëkurën edhe flokët. Gjallëron lëkurën e thatë, pakëson rrudhat. Vaji i ullirit zbut lëkurën dhe i jep asaj një pamje të këndshme.
 
-lajm i mirë për ata që qëndrojnë shumë në këmbë: vaji i ullirit qetëson këmbët e lodhura dhe i gjallëron. Ai ka veçori të pabesueshme zbutëse dhe njomëse. Ndihmon në kurimin e këmbëve të plasaritura.
 
-kur i bëni masazh trupit me vaj ulliri ai shton qarkullimin e gjakut dhe u transporton oksigjen qelizave.
 
-sapuni me vaj ullri e pastron në mënyrë natyrale fytyrën dhe njom trupin. Me ndihmën e veçorisë zbutëse dhe relaksuese zbut lëkurën dhe flokët. Krahas kësaj është i sigurtë për çdo lloj lëkure të ndjeshme.
 
-vaji i ullirit zbut dhe qetëson fytyrën e saporruar të burrit.
 
-mund të përdoret si një pomade për buzët e thata dhe të plasaritura.
-rrit rezistencën dhe elasticitetin e flokëve.
 
-pengon rënien dhe zbokthin, u dhuron shkëlqim flokëve.
 
-për nënat që ushqejnë fëmijët me gji është një shërues i majave të acaruara të gjirit.

Vitaminat, pjesë e kujdesit ditor për flokët tuaj

Ne fakt, vitaminat janë pjese e rëndësishme e kujdesit ditor për flokët tuaj. Te ushqyerit ka disa elemente, duke përfshirë vitaminat dhe mineralet. Këto ndihmoje për t’i bere flokët me te forte dhe për t’u rritur me shpejte. Ato ndihmojnë ne balancimin e gjëndrave dhjamore dhe trajtimin e flokut te thate ose te pasurit zbokth.
Por ne duhet te jemi te kujdesshëm për te mos konsumuar me shume vitamina seç duhet duke qene se ato janë te dëmshme për mëlçinë. Vitaminat duhet te zgjidhet ne baze te nevojave specifike te flokut tuaj. Shikoni vitaminat qe duhet te konsumoni ne baze te problemeve specifike.
Nëse flokët tuaj janë te holle, ju keni nevoje për aminoacide qe përmbajnë squfur, vitaminat e grupit B dhe zinkut. Këto vitamina dhe minerale ndihmojnë ne rritjen e flokët tuaj dhe trashësisë se tij.
Nëse flokët tuaj janë te thate, merrni acide yndyrore dhe vitamine E. Ju mund te shtoni edhe lloje te tjera te antioksidantesh. Nëse ju keni zbokth, merrni provitaminën A, e cila pastron dhe zbut kokën dhe flokët tuaj. Mos harroni te ndiqni dozën e përcaktuar ne vitamina dhe minerale. Ne rast mbi konsumi ato mund te dëmtojnë shëndetin tuaj.

Flokët gjysmë të gjatë !

Flokët gjysme te gjate do te jene protagonistet e pranvere/vere 2013, ne fakt janë te shumta te rejat propozuar nga sallonet me te njohur dhe janë gati për tju çuditur dhe për tju bere për vete. Modele me rrica dhe volum qe përshtaten me vije ne mes, klasike dhe te thjeshta, apo me balluke nga format me te ndryshme, por gjithmonë te plota dhe te dukshme. Me pas propozohen rricat, shume ide për ti mbajtur edhe ne gjatësi te mesme, flokë te fryra, lodra simetrie, detaje pak a shume si te sfilatave.

Një model Bon Ton, për një Lolite moderne një gjatësi e mesme me balluke e dendur por jo e rende.

Schwarzkopf propozon një model gjysme te gjate me maja te holluara dhe me balluke.

Framesi propozon për këtë pranvere/vere 2013 një model gjysme te gjate por me maja te holluara përpara dhe me efekt bicolor shkëlqyes.

Evos sjell propozimin e tij me një model flokësh natyral, voluminoz dhe sensual

Franck Provost propozon një gjatësi te mesme te bute e cila mbështetet mbi shpatulla me një kthim flokësh ne brendësi, vija është qendrore.

Thursday, May 30, 2013

Grimi për ne vere 2013, te gjitha tendencat për te mos humbur

Sigurisht, si për çdo sezon, edhe ne 2013 ka tendenca te mrekullueshme te cilat nuk duhet ti humbisni, përpiquni te ndiqni modën por duke e bere gjithmonë tuajën, duke e interpretuar ne mënyrë te personalizuar te gjitha trendët e botes se bukurie dhe te botes se fashionit. Ja për ju disa make up por edhe manikyr me ne mode për verën 2013.

Tendencat e grimit për verën 2013
Për verën, tendencat kërkojnë gjithmonë një grim te shkëlqyeshëm, perfekt për te nxjerre ne pa ngjyrën tuaj te nxire. Edhe ne këtë 2013 linjat e reja te modës kane krijuar produkte te mrekullueshme, perfekte për një femër qe dëshiron grimin e rafinuar dhe qe nuk dëshiron te bie shume ne sy. Nude look, ne fakt është perfekt për sezonin e verës, do t’u mjaftoje pak pudër e cila duhet te jete e shkëlqyeshme, pak rimel dhe pluhur iluminues për trupin. Për femrat me ngjyre lëkure me te çelur, rruge te lire për nude look me roze pluhuri ne faqe. Shume ne mode janë dhe buzët me ngjyra, portokallia është ngjyra must për buzëkuqin e verës 2013 por edhe ngjyra roze dhe e kuqe koral do te jene perfekte për ti dhënë një pamje shik make up-it tuaj.

Duar dhe këmbë ne mode për verën 2013
Gjithashtu manikyri dhe pedikyri duhet te jene ne kujdesin e veçante për verën 2013. Ashtu siç mund ta keni vene re, një nder must e këtyre muajve është manikyri i bardhe. I cili mbahet me thonj te shkurtër dhe është perfekt qofte për duar te nxira por edhe për lëkurë me te çelur. E bardha është një ngjyre klasike, por duhet te bëni kujdes ne shtrirjen e tij. Ju këshillojmë për pushimet tuaja ne det te mos harroni një manikyr te bardhe, një bezhe dhe për pak gjallëri tonalitetet roze,koral dhe portokall, mbase për ti kombinuar me buzëkuqin.

Buzëkuqet, cilët të zgjidhni për të qenë glam

Mes një buzëkuqi dhe një lipgloss, buzëkuqet për buze janë një nder te tendencat e reja te periudhës. Sigurisht, qe nuk janë një e re e madhe por, pak nga pak, kane zënë vend dhe tashme nuk mund te bëjmë dot pa to. Nëse me pare ekzistonin vetëm pak shtëpi kozmetike për te mburrur këtë produkt, tashme markat qe i janë dedikuar krijimeve te këtij objekti te vogël te make-up-it janë te shumta, por ne do tju tregojmë vetëm me te mirat!

Edhe buzëkuqet me intrigues, me te bukur, edhe ato qe kushtojnë, herët a vone, mbi te gjitha gjate ngrënies largohen, duke lënë një ngjyre te zbehte ne konturet e buzëve. Por a ekziston një produkt qe zgjat për te pasur buze gjithmonë ne top? Përgjigja, për fatin tone, është alternative. Janë ngjyrat për buze, produktet qe ngjyrosin duke lënë shenja. Zgjatje kohore dhe buze me ne fund me ngjyrën qe dëshirojmë. Por ne te vërtet ka ngjyra dhe ngjyra.

Bukëkuqet për buze te bukura quhen Vernis à Lèvres nga Yves Saint Laurent. Është një nder, produktet me te mira te maison. Prezantohet si një gloss dhe aplikohet me penel. Qe nga aplikimi i pare ngjyra është prezent dhe e theksuar, e bute dhe hidratuese, pas një minute nuanca ngjyros buzët pa i thare dhe rezultati është me zgjatje kohore. Nuancat e propozuara janë te shumta dhe variojne nga roza deri tek e kuqja, duke sjell shume sfumatura shik.

Mes te rejave nuk mund te leme pa permendur dhe Rouge G l'Extrait nga Guerlain, një kombinim i mrekullueshëm mes lipstick dhe gloss me përbërje kremoze. Shume i ngjashëm me këtë ngjyre është dhe Lacquer Rouge nga Shiseido. Një lak i vërtet për buzët por qe te fal butësi dhe një efekt te shkëlqyeshëm. Për ato qe preferojnë tonet e rozës, shtëpia kozmetike propozon te rene e fundit, Posietint, një xhel i lëngshëm ne ngjyre roze karamele qe zgjate për shume ore. Quhet Jelly Lip Pen dhe është e reja e fundit nga shtëpia Dior. Prezantohet si një laps profesional por ne fakt është një gloss me ngjyre te theksuar i menduar pikërisht për verën.

Për te ngjyrosur buzët me shije provoni edhe Just Bitten nga Revlon, një buzëkuq qe përmban vitamine C, e disponueshme ne nuanca te ndryshme. Një tjetër e re e 2013 është Lip Stain nga Givenchy, por bëni kujdes është prodhuar vetëm ne edicion te limituar!

Koha më e mirë për të mbetur shtatzënë

Si krijohet bebja?Shumica e femrave lëshojnë një vezë rreth dy javë para se cikli i tyre menstrual të fillojë. Nëse ciklet janë të rregullta ju me lehtësi mund t’ia qëlloni se kur do të ndodhë ovulimi. Veza juaj jeton 12 deri në 24 orë pasi është lëshuar. Nëse ajo takon ndonjë spermë të bukur gjatë kësaj kohe, ju jeni në rrugë për të pasur një foshnjë!Koha e ovulimit. Për të vlerësuar se kur do të ndodhë ovulimi (pjekja dhe lëshimi i qelizës vezë), filloni nga kohëzgjatja e zakonshme të ciklit tuaj, në ditë (le të themi 30 ditë).
Zbriteni numrin e 14 ditëve të ciklit tuaj (30-14=16). Tërhiquni aq ditë nga dita e parë e periudhës tuaj. Dita e parë e ciklit tuaj (shenjat e para të gjakderdhjes mujore): 1 qershor. Gjatësia e ciklit: 30 ditë (ose 28 ditë) Llogaritni gjatësia e ciklit minus 14 30-14 = 16 ditë (ose 28-14 = 14) Ju mund të pritni që ovulimi të ndodhë më 17 qershor: 1 qershor + 16 ditë(ose 1 qershor + 14 ditë = 15 qershor, nëse cikli zgjat 28 ditë).
Shenjat e ovulimit. Disa shenja se ju jeni afër kohës tuaj më fertile janë sekreti i shtuar vaginal, ndjeshmëria e gjinjve, ndjenjë eksitimi me e shtuar se zakonish, dhe një dhimbje e shkurtër, e mprehtë në anët e belit. Sperma, në anën tjetër, mund të jetojë disa ditë në trupin tuaj.

Argumentet tabu, ja si ndikojnë tek çifti

Çdo çift ka të paktën një argument të cilin nuk ka dëshirë ta preki dhe bën gjithçka që ta shmangi, por herë pas here ndodh që të përballet me të dhe papritmas lindin diskutimet dhe grindjet. Janë argumentet tabu, për të cilat nuk mund të flitet pa nisur grindjet.
Janë çështje të rëndësishme si për shembull, menaxhimi i parave, edukimi i fëmijëve marrëdhëniet me familjen prindërore, të cilat në dukje nuk të shtyjnë drejt grindjeve por që të vërtetë nuk është kështu.
Ekzistojnë disa tematika në çift që për një arsye apo një tjetër ju bën më të ndjeshëm dhe bën që papritmas të shpërthejë një lloj agresiviteti i pakuptimtë, ndodh kështu kur bëhet fjalë për një veshje që nuk ju pëlqen, për dhuratat që nuk ju bën kurrë, për faktin që nuk ju thotë të dua aq shpesh sa do të donit… e kështu me radhë. Por këto e kanë edhe një kuptim, nuk janë krejt të rastësishme në çift.
Për shembull: nëse argument tabu mes jush është marrëdhënia shumë e ngushtë, e ngjitur, mes bashkëshortit dhe nënës së tij do të thotë që ai ka probleme të pazgjidhura me familjen e tij prindërore.
“Tabutë” në çift lindin në mënyrë të natyrshme, një lloj mbrojtje e çiftit nga një fushë e minuar që mund të shpërthejë nga momenti në moment. Pikërisht për këtë arsye tabutë kanë qenë të nevojshme për te ruajtur disa ekuilibra.

Wednesday, May 29, 2013

Si ju duket ne kete foto ?

SI ju dukem FANSA Kit foto <3

Kapen mbi 20 kg drogë në Hajvali

Kapen mbi 20 kg drogë në Hajvali

Kapen mbi 20 kg drogë në Hajvali



Prishtinë, 29 maj - Mbi 20 kilogramë mariuhanë janë gjetur dhe konfiskuar dje pasdite në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Antidroga e Policisë së Kosovës ka ndaluar dy vetura me targa vendore dhe një me targa të Shqipërisë dhe brenda në to ka gjetur dhe konfiskuar 20 kg e 433 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit mariuhanë.

“Në lidhje me rastin janë arrestuar katër meshkuj, dy shtetas të Shqipërisë dhe dy shtetas të Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në lidhje me rastin menjëherë është informuar prokuroi publik, me urdhrin e të cilit, katër të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.

Hetimet në lidhje me rastin ende po vazhdojnë nga Departamenti për Hetimin e Lëndëve Narkotike.

Kërcejnë mbi 2 metra lartësi me teknikë të çuditshme (Video)

Kërcejnë mbi 2 metra lartësi me teknikë të çuditshme (Video)

Kërcejnë mbi 2 metra lartësi me teknikë të çuditshme (Video)




Incizime të pabesueshme vijnë nga Mosoriot, qytet në Keni. Nxënësit e shkollave të mesme pa këpucë sportive dhe pa pajisje të shtrenjta, çfarë i shfrytëzojnë atletët në kërcim në lartësi. Me një teknikë pak të çuditshme ata kërcejnë lartësitë edhe mbi 2 metra, kurse shkathtësitë e tyre duken vërtetë impresionuese. 

 

E pazakontë, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit në fluturim!

E pazakontë, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit në fluturim!

E pazakontë, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit në fluturim!

E pazakontë, pasagjeri tenton të hapë derën e avionit në fluturim!


Tmerr dhe panik në bordin e avionit Alaska Airlines Flight 132 që udhëtonte nga Anchorage për në Portland. Një pasagjer ka bërë një veprim të pazakonte, duke tentuar të hapë derën e emergjencës së avionit në fluturim e sipër, sic raporton ABC News, USA.

Me të mbërritur në Portland 23-vjecari Alexander Michael Herrera është arrestuar nga FBI-ja, ndërsa ka marrë edhe përbuzjen e pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit.

Autoritetet bënë me dije se incidenti është shënuar në momentin që avioni me 137 pasagjerë ka filluar zbritjen.

Pasagjerët kanë deklaruar për policinë që personi në fjalë ka bërë deklarata të çuditshme para se të tentonte të hapte derën e avionit, por autoritet nuk kanë dashur t'i bëjnë publike për mediat.

Pasagjeri ngjitur me 23-vjecarin Herrera ka qenë i pari që është hedhur mbi të, për ta ndaluar të hapë derën, derisa më pas ndërhynë anëtarët e ekuipazhit.

Policia po heton mbi shkaqet që e shtynë të riun të merrte këtë veprim. 

Fut foshnjën në frigorifer që të mos qajë!

Fut foshnjën në frigorifer që të mos qajë!

Fut foshnjën në frigorifer që të mos qajë!

Fut foshnjën në frigorifer që të mos qajë!

Një 25 vjeçar nga shteti amerikan Washington akuzohet se e kishte lënë në frigorifer një orë vajzën e vet gjashtëjavëshe që të pushonte së qajturi.

Për të është caktuar kaucioni një milion dollarë. 

Mjekët besojnë se foshjna do të shpëtojë edhe pse ka qenë në temperaturë -12 gradë celsius, por thonë se është ende herët të dihet cilat janë komplikimet e mundshme, ka thënë prokurori Mark Lindqwist.

Temperatura e foshnjës ka rënë në 29 gradë celsius dhe ajo e ka pasur një dorë e një këmbë të thyer dhe kokën e lënduar, kanë kosntatuar mjekët.

Taylor James Dutsch është dekalruar të mos jetë fajtor për akuzat  sulm ndaj foshnjës, keqtrajtim kriminal, pengim për paraqitje të dhunës familjare. Atë po mbron vaokati siaps detyrës zyrtare.  

Dutsch u ka thënë policëve se foshnjën e ka futur në frigorifer “pasi ka qenë e lodhur duke qajtur". Ai ka shtuar se kishte rënë të flinte dhe se ishte zgjuar kur nëna 22 vjeçare e foshnjës ishte kthyer në shtëpizën e rimorkios.  

Foshnja kishte qenë e veshur kur kishte shkuar nëna e ishte vetëm në pelena kur u nxor nga frigoriferi. Babai akzohet edhe se i kishet rrëmbyer nënës telefonin deri sa ajo po thërrsite për ndihmë.

Gjykim kundër tij është parparë për 15 korrik.  

Ja si dukej Rita Ora adoleshente

Ja si dukej Rita Ora adoleshente

Ja si dukej Rita Ora adoleshente


Rita Ora më natyrale se asnjëherë tjetër, por jo në ditët e sotme. Këngëtarja nga Kosova njihet për dukjen e saj ekstravagante dhe veshje të tilla me të cilat shumë herë ka qenë në qendër të vëmendjes. 

Por, në këtë foto, Rita tashti 22-vjecare, ka një pamje natyrale, pa tualet, me flokët gështenjë të pa lyer, kur ajo nuk ishte ende e njohur. Fotoja e Ritës adoleshente është vendosur nga vetë ajo në profilin e saj në “Instagram”. 

Jennifer Lopez çmend Britaninë

Jennifer Lopez çmend Britaninë


Kishte shkuar për të prezantuar ekskluzivisht për Britaninë e Madhe këngën e saj më të re, por Jennifer Lopez i dha publikut edhe më shumë se kaq. 

Në emisionin ‘Britain’s Got Talent’, këngëtarja latine ishte mbuluar sipër dhe ishte zbuluar poshtë duke nxjerrë në pah pjesën e saj më të mirë.

Një nga pjesëtarët e jurisë, Amanda Holden, dha përshtypjen e saj në mënyrë shumë eksplicite: “Më vinte t’i kafshoja ato të pasme. Një mrekulli e vërtetë!” 

Tuesday, May 28, 2013

Viktima e parë nga virusi i ngjashëm me SARS-in

Viktima e parë nga virusi i ngjashëm me SARS-in



Paris, 28 maj - Ministria franceze e Shëndetësisë tha se personi i parë që u sëmurë në Francë me një virus të ri sikur ai i SARS-it, ka vdekur në spital.Raportohet se viktima 65-vjeçare e ka marrë virusin në Dubai.

Ai u shtrua në një spital në Lille më 23 prill, menjëherë pas kthimit nga Dubai, pasi që fillimisht dukej të kishte dhimbje në stomak dhe kishte probleme të rënda të frymëmarrjes, transmeton REL.

Në tërë botën, 23 njerëz kanë vdekur nga virusi - i njohur si nCoV.

Ai është përhapur nga Gjiri Persik në Francë, Britani dhe Gjermani.

Shumica e të infektuarve kishin udhëtuar në Pakistan, Katar, Jordani apo Arabi Saudite.

Përhapja edhe në Arabinë Saudite ka ngritur shqetësime se virusi mund të prek pelegrinët gjatë Haxhit në tetor të këtij viti.

Tuesday, May 21, 2013

How To Apply Hair Conditioner Correctly


How To Apply Hair Conditioner Correctly

How To Apply Hair Conditioner Correctly



How to Apply Hair Conditioner Correctly


How to Apply Hair Conditioner Correctly – To get a great benefit from hair conditioner, you need to know to buy and how to use it properly. Most hair conditioner is applied while in the shower and left for a short time. Deep-conditioning products that are applied on the outside of the shower and left in for a long time.
How to Apply Hair Conditioner Correctly
How to Apply Hair Conditioner Correctly
Instructions
Choose the correct conditioner for your hair type. For fine or thin hair, use a light conditioner especially for fine hair. For chemically damaged hair, select a deep-conditioning treatment. With colored hair, use a conditioner especially for color-treated hair, along with a weekly deep-conditioning treatment. Long hair benefits from a weekly deep-conditioning treatment, while short hair doesn’t need a conditioner unless it is colored, dry or damaged. Oily hair does not require a conditioner. You should pair your shampoo and conditioner to the same formula since they can interact with each other. For example if you are using a conditioner for colored hair, use a shampoo for colored hair as well.
Start by shampooing your hair and thoroughly rinsing it. Squeeze out excess water from your hair.
Place a quarter-sized amount of conditioner into the palm of your hand and rub your hands together.
Run your hands through your hair from root to the tip. Keep a wide-toothed comb in the shower with you and use it to comb the conditioner evenly through your hair.
Do not dig into your scalp; gently massage your hair from scalp to tips. Leave the conditioner on for the designated time the bottle indicates. If it does not say anything, leave on for at least one minute.
Rinse your hair thoroughly with warm water. Finish by running cool water over your hair for 20 to 30 seconds.
How to Apply Hair Conditioner Correctly - Rating: 3 - From 551 reviews.
Thanks for visiting my blog, I hope you happy come to my blog and get what you want. And I hope you will come back again. If you have questions, please send an email via the Contact Us page, or if you want to submit article or remove picture request, please go to Contact Us page.

African American Short Hairstyles For Women 2013


African American Short Hairstyles For Women 2013

African American Short Hairstyles For Women 2013


African American Short Hairstyles for Women 2013


African American Short Hairstyles for Women 2013 – African American women are known for their distinct appearance and crowning glory. The latter, featuring varied styles and looks quite interesting in a variety of forms. Even the shorter version is famous for having a pleasant appearance. Short African American hairstyles make black beauty look more sexy and attractive. Black and brown hair, in the form of straight andcurly, low-fuss and very comfortable to wear. Girls and women can have them laid out in a different form to bring out the variety and innovation in their hairstyles.


2013 African American Short Hairstyles for Women

Short Curly African American Hairstyles


Short Curly African American Hairstyles


Short Curly African American Hairstyles

Short Curly African American Hairstyles – African American Curly Hairstyles is a great style that included many members of the community of Africa and America. Their hair mostly natural, black and thick curls of different from other ethnic groups. As a result, their hair can be easily identified. Many African American women want to have beautiful hair. African American women usually combine their hair with hair dikuncir. Most of them think that pony tail is funny and interesting. In addition, it can be arranged in different bands. Several African American women trying to change their performance with straightening their hair or hair extensions. They are willing to spend more of their budget to make the hair look beautiful.


Beautiful Short Curly African American Hairstyles

Best Short Blonde Hairstyles 2013


Best Short Blonde Hairstyles 2013


Best Short Blonde Hairstyles 2013


Best Short Blonde Hairstyles 2013 – Short and sexy is a new way that is followed by a new age woman, whether it’s clothes or hairstyle. Short hairstyle not only look stylish but they are also easy to carry. Any type of hair, black, Brown or blond looks cool when worn in a shorter length. Today, we will talk about the short blonde hair styles. Blonde hair looks different and has a soft and soothing appearance when styled in a short hair style, see more come as a result. You look young and cute. Bright shadow acquires complete, positive kind of makeover and women wear it cannot escape from its side effects.


Short Blonde Celebrity Hairstyles


New Short Blonde Hairstyles

Saturday, May 18, 2013

Flokët e kuqe dhe melanoma


Flokët e kuqe dhe melanoma

Pigmenti përgjegjës për ngjyrën e kuqe të flokëve në studimin e ri të shkencëtarëve amerikanë është lidhur me rrezik më të madh nga forma më vdekjeprurëse e kancerit të lëkurës.Revista profesionale ‘BioEssays’ shton sesi rreziku nga melanoma te personat me flokë të kuqe është më i madh, madje edhe në pjesët e tyre të trupit, të cilat nuk janë të ekspozuara ndaj rrezeve të diellit.Hulumtuesit nga 'Massachusetts General Hospital' në Boston kanë pohuar sesi vendimtar është roli i pigmentit për flokë të kuqe, me emrin feomelaninë. Feomelanina sjell deri te rritja e rrezikut nga melanoma duke e rritur ndjeshmërinë e qelizave ndaj dëmtimit të ADN-së.Sipas shkencëtarëve, kjo punë mund të rezultojë me zhvillimin e metodave me qëllim të parandalimit të melanomës. Më parë, lidhja ndërmjet këtij pigmenti dhe melanomës është zbuluar vetëm në kafshët laboratorike.

Furça e vjetër e dhëmbëve nuk prodhon baktere të dëmshme


Furça e vjetër e dhëmbëve nuk prodhon baktere të dëmshme

Një studim i ri sfidon supozimin se një furçë e vjetër dhëmbësh mund të prodhojë mikrobe që shkaktojnë sëmundje.Një ekip i ekspertëve në Universitetin e Teksasit në degën mjekësore ishin në gjendje për të gjetur ndonjë mikrob ‘strep’ në më shumë se një duzinë të furçave të dhëmbëve të përdorura nga fëmijët me fyt ‘strep’. Megjithatë, hulumtuesit kanë gjetur mikrobet potencialisht të dëmshme në dy furça të reja të dhëmbëve jashtë nga paketa e studimit.Sipas gjetjeve të ekipit të Shepard, teste të dhëmbëve nga më shumë se 40 fëmijë treguan vetëm një furçë të kontaminuar me Streptokoku i grupit A, baktere që shkakton fyt ‘strep’. Kjo furçë dhëmbësh erdhi nga një fëmijë i cili nuk kanë fyt ‘strep’, tha ai.Rastësisht, asnjë e furçë nga 16 fëmijët të cilët kanë fyt strep nuk kishte prodhuar baktere. Subjektet e testimit që fërkuan dhëmbët për një minutë, pa përdorur pastë dhëmbësh. Furçat e dhëmbëve të tyre janë ruajtur më pas në një qese sterile për testim.“Ky studim mbështet se është ndoshta i panevojshëm për të hedhur furçën e dhëmbëve pas një diagnozë të fyt,” tha Dr Judith Rowen, një specialist pediatër dhe strep në UTMB i cili ka punuar në këtë studim, NBC.Një nga surprizat më të mëdha për studiuesit UTMB ishte kur ata testuar dy furça krejt të reja dhe kontrolluan dhe bakteret që gjenden në to. “Njëra prej tyre rriti aureus, e cila është një formë mjaft të zakonshme e baktereve, ndërsa tjetri rriti disa lloj të bacil, të tilla si embrion E. coli”-, tha ai.

Ja si të parandaloni rrudhat


Ja si të parandaloni rrudhat
Dalja e rrudhave të reja mund të parandalohet edhe me shirita ngjitës apo leukoplast. Shumica e femrave e praktikojnë këtë mundësi duke vendosur shiritat në pjesët e lëkurës ku janë më shprehura rrudhat.Disa femra e bëjnë këtë para se të flenë, në pjesët ndërmjet vetullave dhe në ballë, me qëllim që të parandalojnë paraqitjen e rrudhave të reja, si edhe thellimin e atyre ekzistuese.

Saturday, May 11, 2013

Shaqiri shënon, Bayerni feston


Shaqiri shënon, Bayerni feston


Xherdan Shaqiri po vazhdon me gola te Bayern Munchen. Superylli kosovar ka realizuar gol në fitoren e festës që e arriti sot Bayern ndaj Augsburg.



Shaqa u fut në lojë në pjesën e dytë, atëherë kur Bayern shënoj të tre golat në fitoren 3 me 0. Goli i Shaqirit u shënua në minutën e 82 të ndeshjes.

Muller dhe Gustavo realizuan të dy golat tjerë për Bayern.



Pas ndeshjes është duke u zhvilluar ceremonia e ndarjes së titullit kampion në Bundesliga. 



Linku: Xherdan Shaqiri Tor (Bayern Munich 3-0 Augsburg) 11.05.2013 HD

Jay-Z udhëton nё kohё?


Jay-Z udhëton nё kohё?



Nju Jork, 9 maj - Jay-Z mund tё ketë 99 probleme, por duket se udhëtimin me kohё e ka pasion. 

Kjo fotografi e zbuluar nga Buzzfeed, shfaq reperin duke u relaksuar nё qytetet, para 80 viteve, diku nё vitin 1939.

Natyrisht, ka ende mundësi që tё jetë ndonjë njeri tjetër qё duket si ai.

Snoop Dogg iu servonte prostituta sportistëve


Snoop Dogg iu servonte prostituta sportistëve


New York, 10 maj - Snoop Lion ka zbuluar se rreth 10 vjet më parë nisi të gjente prostituta për artistë dhe sportistë shumë të famshëm amerikanë, duke u shndërruar kështu në një tutor të vërtetë. Reperi, i cili tashmë merret me muzikë rege dhe që në atë kohë njihej me emrin Snoop Dogg, tha për revistën ‘Rolling Stone’: “Ndërtova një organizatë të mirëfilltë. Kisha gjithmonë pas meje një autobus me 10 femra gjatë turneve. Mund të bëja ç’të doja me to. Mund t’i pushoja nga puna pa problem sepse mund të gjeja të tjera sa të duash”.

“Në çdo qytet që shkoja ftoja lojtarë bejsbolli dhe basketbolli në autobus, ata zgjidhnin dhe më paguanin”, shtoi Snoop Lion, i cili fitimet nuk i mbante për vete, por të gjitha ua jepte vajzave, transmeton TCH.

“Bëja sikur i merrja paratë, por iu ktheja të gjitha në shumë mënyra, sepse unë nuk e bëja për para këtë gjë. Thjesht, më pëlqente të isha tutor. Që kur kam qenë i vogël ëndërroja të bëhesha tutor, të kisha automjete dhe prostituta”.

Michael Jordan, muaj mjalti në Greqi


Michael Jordan, muaj mjalti në Greqi


Athinë, 11 maj – Një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve, Michael Jordan dhe gruaja e tij e r,e Yvette Prieto, po kalojnë muajin e mjaltit në Greqi. Ish-basketbollisti i famshëm gjendet në Mykonos dhe po qëndron në jahtin e tij të madh bashkë me ish-modelen. 

Çifti ka lundruar në ishujt grekë që pas martesës, më 27 prill. Gjashtë herë kampioni i NBA me Chicago Bulls është njohur me Yvette 5 vjet më parë, transmeton TCH.



Ceremonia u zhvillua në një kishë të Floridës, në prani të rreth 300 të ftuarve, ku binin në sy personalitete si Tiger Woods, Patrick Ewing, Spike Lee dhe Ahmad Rashad.

Kjo është martesa e dytë për 50-vjeçarin Jordan. Ai ka qenë më parë i martuar me Juanita Vanoy, me të cilën ka tre fëmijë. Jordan u divorcua nga Vanoy në vitin 2006, pas 17 vjet martese.

Daily Mail: Pse Bleona çmendet pas Princit Harry


Daily Mail: Pse Bleona çmendet pas Princit Harry






Londër, 10 maj – Gazeta britanike Daily Mail ka ironizuar keqas me këngëtaren shqiptare Bleona Qereti, që e ka përfshirë së fundi në një artikull të vetin, duke u tallur me fjalët e saj për princin Harry. Gazetari Richard Kay shkruan: Nëse romanca e tij me Cressida Bona nuk funksionon, ai mund të drejtohet gjetkë.

Bleona Qereti është një këngëtare 33-vjeçare që e llogarit Princin e Monakos, Albert dhe stilistin Roberto Cavalli si miq.

Madje, Donald Trump e cilëson atë “personin më të famshëm që ka takuar ndonjëherë”, kur ata kryqëzuan sytë pesë vjet më parë, transmeton BW.


Bleona po viziton se fundi Londrën dhe në prononcimet e saj lexohet të ketë thënë: “Princi Harry dhe ynë kemi shumë miq të përbashkët dhe ata më kanë treguar gjithçka për të”, tha Bleona, duke shtuar: “Mendoj se është shumë simpatik dhe kam dëgjuar që është pak sa i egër”.

Wednesday, May 8, 2013

Gjithçka për artin: Lakuriqe në tramvaj (Foto)


Gjithçka për artin: Lakuriqe në tramvaj (Foto)

Artistja zvicerane  Mila Moire ka përgatitur për banorët e Dyzeldorfit një performansë jo të zakonshme. Me qëllimin për bërë ndryshime në rutinën e përditshme të njerëzve, ajo fare lakuriqe ka shëtitur me tramvaj.



Reagimet e njerëzve në këtë qytet, duhet pranuar, ishin paksa befasuese. Shumica e tyre nuk ka reaguar në këtë veprim të artistes zvicerane. Se a është faji te artistja nga Zvicra e cila me lakuriqësinë e saj nuk intrigoi mjaftueshëm apo ata ishin tepër të preokupuar me problemet e tyre, kjo mbetet e panjohur.



Megjithatë, artistja me performansen e vet ka treguar se njerëzit vërtet janë bërë të pandjeshëm për ndryshimet. Madje, as lakuriqësia nuk nxit reagime shokuese. Mbase, në ndonjë vend tjetër, ky eksperiment artistik do të jepte rezultate të tjera.  

Qentë që parashohin tërmetin


Qentë që parashohin tërmetin





Një agjenci lokale sizmike kineze po rrit qenë të cilët me lehje dhe sjellje të çuditshme parashohin tërmete.

Agjencia sizmike Nançang, në provincën Xhangsi rrit qentë sepse “ata sillen në mënyrë të çuditshme kur duhet të ndodhë tërmeti", ndonjëherë edhe dhjetë ditë përpara, ka thënë një zyrtar i kësaj agjencie.

Agjencia rrit qentë me kërkesë të autoriteteve lokale dhe shton se edhe pulat e patat mund të parashohin tërmete.

Fqinjët e agjencisë nuk janë shumë të lumtur për shkak të lehjes së qenve, sidomos gatë natës. 

Në SHBA krijuan një pistoletë me ndihmën e printerit 3D


Në SHBA krijuan një pistoletë me ndihmën e printerit 3D



Teksas, 6 maj - Grupi i aktivistëve “Defense Distributed” njoftoi mbi krijimin e pistoletës së parë funksionale të krijuar me ndihmën e printerit 3D. Ditën e shtunë ajo u testua me sukses në poligonin e qitjes në Teksas.

Arma e zjarrit u prodhua me ndihmën e një pajisje që kushton 8 mijë dollarë, e cila e krijon secilin nga komponentët e pistoletës prej shtresash plastike. Dhe vetëm mekanizmi i shkrehjes është bërë prej metali.

Organizata “Defense Distributed”, e cila mbron të drejtën e mbajtjes së armës, deklaron se në ditët e ardhshme do të mundësojë aksesin e lirë në skicat e konstruktimit të pistoletës në fjalë.

“Youtube” bëhet me pagesë


“Youtube” bëhet me pagesë



Shumë shpejt, ndjekja e videove në “Youtube” mund të bëhet me pagesë. Rrjeti më i madh i postimit të videove në internet, në pronësi të “Google”, pritet që të shpallë vendosjen e një pagese më vonë gjatë kësaj jave, për një seri videosh të kanaleve me përmbajtje të specializuar.

Sipas “Financial Times”, mësohet nga burime brenda “Youtube”, se një abonim mujor në faqe do të jetë prej 1.99 dollarë, e do të lejojë shikimin deri të 50 kanaleve të posaçëm brenda rrjetit, transmeton TCH.

Përdoruesit me pagesë, do të jenë në gjendje që të ndjekin programet e tyre televizive, filmat, dokumentarë apo këngë nga kanalet përkatëse.

Njëkohësisht, pagesa e kuotës së anëtarësimit pritet që të heqë reklamat nga videot që do të mbeten pa pagesë.

”Youtube”, krijuar fillimisht si një rrjet i postimit të videove, regjistroi një rritje “astronomike” pas dhjetorit 2011, kur futi risinë e kanaleve të hapura, e administruara nga kushdo që ka dëshirë të hapë një kanal.

Në “Youtube”, një faqe me mbi një miliardë ndjekës unikë në muaj dhe mbi katër miliardë klikime mujore, rendit midis partnerëve të saj zyrtarë disa prej kompanive më të mëdha mediatike apo kinematografike të botës.



(Në foto: Videoklipi i këngës "Gangham Style", me mbi 1,6 miliardë klikime, është më i ndjekuri në historinë e "Youtube")