Tuesday, April 30, 2013

7 këshilla për lëkurë të bukur


7 këshilla për lëkurë të bukur
Për të pasur një lëkurë të bukur është e nevojshme një ushqim kualitativ dhe konsumimi i shumtë i lëngjeve, por jo vetëm kaq. Nëse aplikoni disa marifete të vogla, lëkura juaj do të shkëlqejë edhe pa makijazh. Mirëpo fillimisht, mos harroni – shmangni duhanin!
Sipas dermatologëve amerikanë së paku njëherë në ditë, për një kohë prej pesë minutash, duhet t’i bëni masazh lëkurës së fytyrës me vaj ulliri. “Nëse u dëmtohet lëkura dhe nuk ndjehen këndshëm me lëkurën tuaj dhe keni ndjesinë e të kruarave, shkrini një aspirinë në vajin e ullirit dhe në këtë mënyrë do të fitoni një piling të shkëlqyeshëm”, thonë ekspertët.
Goja
Me brushë të dhëmbëve në mënyrë të lehtë pastroni edhe buzët, dhe pastaj vendosni edhe një balsam buzësh të pasur me ushqyes. Kur blini balsam, zgjidhni ato kualitative dhe të prodhuesve të besueshëm.
Bërrylat
Pjesa e bërrylit është një kënd që ekspozohet më së shpeshti ndaj dëmtimeve fizike si pasojë e mbështetjes, goditjes apo punëve të përditshme. Për të ulur skuqjen dhe pezmatimin e lëkurës në këtë pjesës, është mirë që para se t’i lyeni me kremra freskuese, të vendosni ndonjë krem me përmbajte kortikosteroidi, që ka efekt anti-inflamator.
Duart dhe shuplakat
Përveç që duhet t’i mbani të pastra në çdo kohë, rregullisht aplikoni edhe zbutës për të ruajtur lëkurën e butë në duart dhe shuplakat tuaja. Po ashtu, bëni kujdes të vazhdueshëm me kremrat që përdorni.
Shpina
Së paku njëherë në muaj bëni masazh me vaj eterik edhe në pjesët tjera të lëkurës, pa harruar këtu edhe shpinën.
Shputat
Në mëngjes dhe në mbrëmje bëni një masazh të mirë të shputave dhe pastaj lyeni ato me krem. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do t’u jepni një bukuri shputave, por do t’i “energjizoni” ata për një ditë të ngarkuar, ose pasi përfundimit të një dite të tillë.
Kujdesuni për gjithë trupin
Shmangni larjen me ujë të nxehtë. Lëkura nën ndikimin të nxehtit të tepërt dehidrohet. Përdorni ujë të ngrohtë (jo të nxehtë), dhe pas çdo dushi lyeni të gjithë lëkurën me losion.

Si të jeni fotozhenikë? Veproni kështu...


Si të jeni fotozhenikë? Veproni kështu...
Sigurisht qe kur eshte fjala per foto,jo te gjithe jemi fotozhenikë.
Por e verteta eshte qe nuk eshte vetem dhurate e natyres,per te qene fotozhenikë mjaftojne disa truke te vogla dhe disa hapa prte ndjekur.
Relaksohuni dhe qeshni: Nese jeni te tensionuar per te pozuar sa më mirë rezultati s’do te jete ai qe kerkoni. Keshtu qe mos mendoni si te qendroni ne kete menyre gjithcka do te rezultoje krejt natyrale dhe e bukur.
Qeshni me sy:Nese e keni te veshtire te formoni nje buzeqeshje te bukur,atehere bejeni kete gje me syte tuaj.Imagjinoni qe pas kameres eshte dikush qe ju e pelqeni shume,ne kete menyre nuk do te sforcoheni aspak per te “qeshur” me syte tuaj.
Keni hunde te madhe?Ne foto mund ta evitoni nese gjate pozimit e ngrini pak kokën lart. Nese fotoja shkrepet gjate nje dite me diell,me mire te shmangni ngjyrat e forta:shkoni drejt nuancave natyrale. Nese foton e realizoni ne nje vend te mbyllur dhe me pak dritë,tentoni me nje make up te dukshem por pa e tepruar.

Ju dhemb koka?! Ja cfarë duhet të bëni...


Ju dhemb koka?! Ja cfarë duhet të bëni...
Në çaste të ndryshme të jetës sonë bëhet e pranishme dhimbja e kokës. Kemi një zgjidhje për ta shmangur dhimbjen pa përdorur barna, ky është një lloj mjekimi alternativ, që në fakt përbën një lloj masazhi.
Pas një dite të mundimshme ktheheni në shtëpi dhe përveç dhembjes në shpatulla, me të cilën tashmë jeni mësuar, ndieni edhe dhembje të padurueshme, e cila shtrihet prej syrit të majtë drejt veshit dhe poshtë qafës.
Së pari, duhet të ballafaqohemi me dhimbjen në mënyrë më përgjegjëse dhe të vetëdijshme. Më së miri është që të analizoni ditën, e cila shpesh ka të bëjë me nxitimin, kafetë dhe cigaret, ushqimin jocilësor që hani në shpejtësi, si dhe detyrimet e ndryshme shtëpiake.
Sipas ekspertëve, shkaqet e dhembjes së kokës janë komplekse dhe burojnë nga jeta jo e shëndoshë që ne bëjmë në të përditshmen. Ajo së cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje është përcaktimi i pjesës në të cilën ndihet dhembja: dallojmë dhembjen ballore të kokës, dhembjen anësore dhe dhembjen në pjesën e prapme të kokës.
Dhembja anësore e kokës përfshin pjesën anësore prej syrit drejt veshit, shkaqet në të shumtën e rasteve janë të karakterit emocional dhe psikologjik (ndjenjat e ndrydhura, stresi) e ndonjëherë edhe qarkullimi i dobët i gjakut. Te kjo dhembje e kokës është e mundur që t’ju djegin dhe t’ju kruhen sytë dhe të ndieni një ngarkesë. Për të lehtësuar këtë, përdorni një masazh të lehtë me gishta në pjesën e kockave anësore. Kjo është një mënyrë praktike dhe e lehtë për të shmangur dhimbjen e kokës.

Ja përse nuk e ruajmë dot një sekret...


Ja përse nuk e ruajmë dot një sekret...
Nga shumë kultura të botës të mençurit kanë dalë në përfundimin se të ruash një sekret është një prej gjërave më të vështira që një njeriu mund të bëjë. Dhe është shumë e vërtetë. Duket sikur çdo gjë, e madhe apo e vogël qoftë, në momentin kur dikush të thotë se nuk duhet treguar fiton një lloj misteri por edhe një fuqi të madhe energjike, aq sa bëhet diçka shumë e vështirë për ta ruajtur.
Arsyet se përse nuk e ruajmë dot një sekret
Pasi dikush të rrëfen diçka që nuk duhet treguar gjendesh përballë këtyre bombave të komunikimit të cilat shpesh nuk arrijmë ti ruajmë, duke ia vështirësuar në këtë mënyrë jetën vetes dhe të tjerëve.
Disa e përdorin sekretin si monedhë shkëmbimi për të përfituar favore, apo diçka tjetër. Të tjerë pushtohen nga ndjenja e fajit dhe mendojnë se nëse nuk tregojnë është sikur të gënjejnë, ose jetojnë me miqtë dhe familjarët dhe atë që di njëri e di edhe tjetri, por ka edhe nga ata që e tregojnë një sekret sepse janë ziliqarë ose inatçinj.
Nevojshmëria “fëminore” për të treguar
Njerëzit që tregojnë sekretin u mungon sjellja prej të rrituri, sjellja e një njeriu që e di mirë se me sekretet dhe mirëbesimin e tjetrit nuk mund të luhet, pasi pasojat do të jenë të rënda.
Prandaj duhet të jeni të vetëdijshëm për vletën e sekretit, por edhe për nevojshmërinë që një pjesë e asaj që jetojmë duhet të mbetet e fshehur.

Ja kush janë arsyet pse disa persona hanë thonjt...


Ja kush janë arsyet pse disa persona  hanë thonjt...
Në momentet kur ne jemi të shqetësuar dhe të nevrikosur, shumica prej nesh të paktën një herë i kanë kafshuar thonjtë. Për disa njerëz, ky zakon fillon që në fëmijëri , edhe pse ne rritemi në moshë ndonjëherë zakoni vazhdon.
Sipas statistikave, rreth 60% e fëmijëve kanë këtë zakon, ku rreth 45% e adoleshentëve vazhdojnë akoma pasi e kanë mësuar që në fëmijëri.
Një nga arsyet kryesore që njerëzit hanë thonjtë e tyre është për të mbajtur trupin e tyre të zënë me punë, ndërsa truri i tyre është i mërzitur.
Arsye të tjera përfshijnë vetminë, por kjo është edhe gjenetike. Kafshimi është aq i keq, pasi ai vërtet shkatërron lëkurën rreth dorës, madje është parë edhe si një lloj vetë-shkatërrimi i vetes.
Po si mund ti ndihmojmë fëmijët tanë dhe veten të ndalojmë këtë zakon të keq?
Në treg mund të gjeni një vrasës mjaft të mirë të zakonit tuaj të ngrënies së thonjve, ose ju thjesht mbani thonjtë tuaj të shkurtër dhe ju do të keni më pak të bëni me ta. Ndërsa vajzat mund të shpenzojnë ca para për manikyr i cili i ndihmon, që ata të duken bukur. Së fundi, praktikoni sporte si yoga. Nëse keni dështuar me të gjitha këto përpjekje për shumë vite, flisni me një mjek dhe sigurohuni se nuk keni diçka shumë serioze, të tilla si OCD. Për të eleminuar këtë zakon vetëshkaterrues të vetes tuaj duhet vullnet dhe koha që duhet ti kushtoni

Hani çokollatë të zezë, për të larguar stresin


Hani çokollatë të zezë, për të larguar stresin
Studiuesit kanë treguar se të hash çokollatë të zezë çdo ditë ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit), pas dy javëve të konsumit.

Çokollata është shpesh shërimi i duhur kur ne jemi të mërzitur ose nuk ndjehemi në humorin e duhur.

Ajo gjithashtu ka një efekt stimulues në endorfinë: kështu ajo rrit nivelin tone të humorit dhe sjell një ndjenjë të mirëqenies.

SURPRIZA E FJOLLA MORINES PER DITELINDJE!


SURPRIZA E FJOLLA MORINES PER DITELINDJE!




null

Monday, April 29, 2013

Leonora bionde

Leonora bionde







Prishtinë, 27 prill - Në fotot e reja të publikuara kohët e fundit, këngëtarja e mirënjohur kosovare, Leonora Jakupi, është shfaqur komplet bionde, një look që i shkon shumë dhe e tregon shumë më të re. Edhe pse me shumë vite karrierë nga pas, duket se këngëtarja është shumë e kujdesshme në daljet e saj me këngë të reja, të cilat nuk janë edhe aq të shpeshta, transmeton Tribuna. 

Por këto ditë këngëtarja ka lajmëruar publikimin e këngës së saj më të re, që do të shoqërohet edhe me klip. Me sa duket, kjo ka qenë edhe arsyeja e ndryshimit të pamjes së saj.


Shakira e Pique, puthje e përkëdhelje në basket


Shakira e Pique, puthje e përkëdhelje në basket



Puthje dhe përkëdhelje të ”ethshme” midis Shakiras dhe Piques, gjatë sfidës së Euroligës në basketboll Barcelona-Panathinaikos.Për mbrojtësin e Barçës, përqendrimi nuk ka qenë aspak te ndeshja, por te ”gjysma” tjetër e tij, të cilës nuk ia ka ndarë duart e buzës thuajse për asnjë çast.

“Kauboji” duke shpëtuar martesën


“Kauboji” duke shpëtuar martesën



Kaliforni, 29 prill- Legjenda e filmave Clint Eastwood është duke luftuar për të shpëtuar martesën e tij pasi gruaja e tij është shtrirë në një klinikë rehabilitimi për tu shëruar nga depresioni, shkruan The Sun.

Kolegët nga filmi “Dirty Harry”, Clint, 82 vjeç, dhe gruaja e tij e dytë Dina Ruiz, thuhet se kanë probleme me muaj të tërë.

Dina, 47 vjeçe, është larguar nga shtëpia në Carmel të Kalifornisë, për një klinikë në Arizona, ku do të qëndrojë për disa javë.

Babai i shtatë fëmijëve, ka vajzën, Morganën, 16 vjeçe, me Dinën. 

Ray J bënë shaka me Kimin(video)


Ray J bënë shaka me Kimin(video)



Ish i dashuri i Kim Kardashian, Ray J ka lansuar një videospot ku shihet një dublere e Kim Kardashian, duke luajtur rolin e bukuroshes sikur në videon që e bëri të famshme Kim Kardashian.

Ndryshe nga Kimi, dublerja ishte e veshur.

Ray J me këtë këngë i ka treguar edhe Kanye Westit se ai e ka pasur i pari bukuroshen Kardashian.


 

Eliza Dushku: E dashur Shqipëri, do vi së shpejti ...


Eliza Dushku: E dashur Shqipëri, do vi së shpejti ...



Tiranë, 29 prill - Aktorja me famë botërore e prejardhje shqiptare, Eliza Dushku së shpejti do të vizitojë vendin e origjinës së saj, Shqipërinë. Lajmi konfirmohet nga vetë aktorja në rrjetin social Twitter, ku në statusin e saj shkruan: “DearAlbania Coming Soon…”, transmeton BW. 

Eliza nuk ka dhënë më shumë detaje për arsyet e kësaj vizite, vetëm ka lajmëruar se së shpejti do të vizitojë Shqipërinë e saj të dashur.

Sunday, April 28, 2013

Protestë kundër avionëve pa pilot në Britani




Londër, 28 prill - Një ditë pasi Britania e Madhe lajmëroi për përdorimin për herë të parë të avionëve të telekomanduar pa pilot në Afganistan, një numër protestuesish u tubuan përpara një baze ajrore, duke kundërshtuar këtë vendim të qeverisë. 

”Njerëzit janë të zhgënjyer nga ideja që edhe Britania do të përfshihet në këtë lloj lufte moderne” tha John Hilary, një aktivist, transmeton TCH.

Në koalicionin kundër përdorimit të kësaj teknologjie, përfshiheshin edhe Shoqata të Çarmatosjes, Denuklearizimit dhe organizata të tjera pacifiste.

Të quajtur ndryshe “drone”, avionët pa pilotë përdorën gjerësisht nga ushtria amerikane për goditjen e talebanëve në Afganistan, Pakistan apo për të eliminuar objektiva të tjerë në zonat më problematike të globit.

Ministria Britanike e Mbrojtjes justifikoi nisjen e përdorimit të avionëve të telekomanduar me arsyetimin se ata ndihmojnë në shpëtimin e jetëve të ushtarëve.

Megjithatë, për protestuesit, “një robot nuk mund të bëjë dallimin midis një terroristi apo pacifisti, midis një gruaje e një burri, midis një keqbërësi e një fëmije, ndaj duhet të eliminohet menjëherë”.  

Shqiptari plagos ish-të dashurën gjermane




Alpen, 28 prill - Një incident me armë ka ndodhur të shtunën pasdite në qytezën Alpen të Gjermanisë, ndërsa protagonistë i kësaj ngjarje ka qenë një emigrantë shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur për motive xhelozie, kur shtetasi shqiptar, i dëshpëruar nga ndarja me ish të dashurën e tij, kishte grabitur një pistoletë dhe se me anë të saj ai kishte ndërmarrë hapin për të rikthyer të dashurën, transmeton INA.Ai ka arritur ta takoj ish-dashurinë e tij pranë marketit "Aldi" në Alpen, mirëpo ajo ka refuzuar rikthimin. Refuzimi ka tensionuar emigrantin shqiptarë, i cili ka shkrepur armën, me ç`rast një plumb ka goditur një qafë vajzën e divorcuar. Në këtë incident ka pësuar edhe një kalimtare e rastit. Policia gjermane kishte rrethuar gati tërë qytezën dhe është vënë në kërkim të autorit të incidentit, i cili është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Zvicrës i shtohen 400 multimilionerë të rinj





Gjithsej në Zvicër jetojnë aktualisht 5595 veta që kanë pasuri më të madhe se 50 milionë dollarë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, në Zvicër numri i “super të pasurve” është rritur për më shumë se 7 për qind. As kriza e euros, as dobësimi i sekretit bankar nuk e ka ndalur shtimin e pasanikëve, çfarë, sipas përkufizimit, konsiderohen personat që kanë më shumë se 50 milionë dollarë. Zvicrës, vetëm gjatë vitit 2012 i janë shtuar edhe  395 persona të tillë, shkruan “NZZ am Sonntag”, duke iu referuar të dhënave të kompanisë analitike Wealth-X.  Shkurt, Zvicra është vendi që ofron parakushte veçanërisht të favorshme për tu bërë i pasur, konstaton gazeta, transmeton albinfo.


Gjithsej në Zvicër jetojnë aktualisht 5595 veta që kanë pasuri më të madhe se 50 milionë dollarë. Ndërsa rritja për 7.2 për qind e numrit të tyre vetëm brenda një viti shpjegohet vetëm pjesërisht me ardhjen në Zvicër të të huajve të pasur. Një rritje e tillë nuk arrihet shpesh as në ato vende në zhvillim që po përjetojnë boom ekonomik, thuhet në “NZZ am Sonntag”.

Një ndër shpjegimet për këtë rritje është ai se multimilionerët zviceranë gjatë vitit 2012 kanë përfituar nga rritja mbimesatare e çmimeve të patundshmërive në Zvicër dhe e kurseve të aksioneve në vendet perëndimore.

Në mënyrë indirekte del se pasurimi i multimilionerëve është bërë në kurriz të njerëzve të shtresave tjera, të cilët detyrohen të paguajnë patundshmëritë më shtrenjtë se më parë.

Ndërkohë, në Azi, numri i njerëzve me më shumë se 50 milionë dollarë ka shënuar rënie prej 2.1 për qind gjatë vitit 2012. Ndërsa pasuria e llogaritur së bashku e të gjithë multimilionerëve aziatikë ka rënë madje për 6.9 për qind

Pirja e një kafeje me drejtorin e Apples, 73.000 dollarë



Një person ka paguar 73 mijë dollarë për të pirë një kafe me drejtorin e kompanisë Apple. Oferta ishte paraqitur në auksionin online me qëllim të arkëtimit të parave për një organiket që merret me të drejtat e njeriut.

Kafenë me drejtorin ekzekutiv të Apple,  Tim Cook, do ta pijë personi me nofkën "rory.oneill3", që dje ka ofruar 777 dollarë për këtë privilegj.

Ai/ajo do të ketë rastin që duke pirë kafenë të bisedojë 30 minuta deri në një orë me trashëgimtarin e Steev Jobs, në selinë e Apple në Capertin në Kaliforni.

Me vete mund të marrë më së shumti edhe dy persona. Kjo është hera e parë që Cook, që nga vdekja e Jobsit karizmatik, po bënë përpjekje të ndërtojë imazhin vetanak. Kësaj radhe duke marrë pjesë në auksionin  e mbledhjes së mjeteve për Qendrën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, “Robert F. Kenedi”. 

Pesëdhjetë fakte të pabesueshme për Tokën



Dje në gjithë botën u shënua Dita e planetit Tokë, me qëllim të theksimit të rëndësisë së ruajtjes të ambientit jetësor dhe të vetë planetit. Koha. net transmeton listën e 50 fakteve të pabesueshme mbi gjithësinë, atmosferën, detin e tokën, të hartuara nga Girafa Blog 

Gjithësia
*150 miliardë ka qenë çmimi i ndërtimit të Stacionit ndërkombëtar të gjithësisë, që e bën objektin më të shtrenjtë në histori,

*6 miliardë kilometra është distanca më e largët nga është fotografuar Toka
*10 ditë është koha që Tardigradi, krijesa më rezistuese në botë, mund të kalojë në gjithësi    
*2 minuta është koha që njeriu mund të kalojë në gjithësi i pambrojtur

*ndotja e madhe e ajrit në Kinë mund të shihet nga gjithësia, por s’mund të shihet Muri i madh Kinez

 *Gjatë ditës kemi 24 orë – 23 orë, 56 minuta dhe 4 sekonda përbëjnë kohën e nevojshme që Toka të rrotullohet rreth boshtit të vet dhe kjo  quhet dita yjore

*38.000 objekte që i ka krijuar njeriu sillen rreth Tokës nga lancimi i Sputnjikut më 1957

*Toka ka sipërfaqe që është më e lëmuar se që është sfera për  lojën e sferave. Malet e larta dhe oqeanet e thella përbëjnë 1/5000 pjesë të perimetrit të Tokës

 *NASA vlerëson se çdo ditë në Tokë bie një copë mbeturinë e gjithësisë

* Rreth Tokës në këtë moment ndodhen 22.000 objekte që i ka ndërtuar njeriu që kanë perimetër 10 centimetra e më shumë

Atmosfera
*100 tonelata meteoritë të vegjël, kryesisht fragmente pluhuri, çdo ditë hyjnë në atmosferën e Tokës

*Meteoriti më i madh që ka rënë ndonjëherë në Tokë nuk ka lënë krater pas veti, meqë meteori Hoba ishte petak, me siguri u refuzua nga toka si guri mbi sipërfaqen e ujit

 *19 kilometra është lartësia në të cilën është e domosdoshme të mbahen rroba me presion. Nëse nuk mbahen rroba, uji fillon të vloj. Kjo lartësi quhet Limiti i Armstrongut
*Vrima e ozonit po ngushtohet. Më 2012 vrima në mbështellse ka qenë më e vogla në 10 vjet

*4.3 kuadrilionë dollarë është vlera e atmosfera nëse merret që një metër kub CO2 kushton 1.3 peni

 *Tokën e godasin 8.6 milionë rrufe
*Dinosaurët kanë mundur të ekzistojnë vetëm pse atmosfera dikur kishte shumë më shumë oksigjen 

 Deti
*Në Tokë 97 për qind e ujit është i njelmët  dhe vetëm 3 për qind i freskët

 *Në Antarktik ka më shumë akull se ujë në Atlantik
*1 litër ujë deti përmban pjesën e 12 miliardët të një grami të arit
 *90 për qind e mbeturinave në oqeanet botërore përbëhet nga plastika

*Çdo vit përshkruajmë 2.000 krijesa të reja detare
*Oqeani  paraqet 99 për qind të hapësirës për jetë në Tokë
*Çdo vit nga sulmet e peshkaqenëve humbin jetën 8-12 persona. Çdo vit vrasim 100 milionë peshkaqenë për shkak të fletëve të tij

 *Gati një milion lloje gjallesash jeton në oqeane nga të cilat dy të tretat duhet t’i përshkruajmë
 *90 për qind e aktiviteteve vullkanike ndodhin në oqeane

*Sikur gjithë ujin e botës ta mblidhnim në një top ai do të kishte diametrin 860 kilometra, sa hëna e akullt Tetus e Saturnit 

*Pjesa më e thellë e oqeanit është 10.9 kilometra dhe quhet kanali i Marianit

 Nën Tokë
*Toka është i vetmi planet në sistemin tonë solar që ka pllaka tektonike. Pa to karboni nuk do të mund të konsumohej dhe reciklohej dhe Toka do të mund të mbingarkohej

*Elementet e rralla nuk janë të rralla. Luteciumi (Lu), elementi më i k rrallë, është 200 herë më zakonshëm në shtresën e Tokës se ari

 *99 për qind e arit ndodhet në zemër të Tokës, që do të mjaftonte që rreth Tokës të bëhej një mbështjellës me trashësi 46 centimetra

*5500 Celzius është nxehtësia e zemrës së Tokës, që është sa temperatura e Diellit
*Në zemër të Tokës ndodhet sfera e fortë e hekurt me diametër 2.400 kilometra. Edhe pse për shkak të nxehtësisë është e bardhë, presioni është aq i lartë sa nuk mund të shkrihet

*55 tonë është pesha më e madhe e kristalit në Tokë që është gjetur në një minierë të Meksikës 
*Nën lumin Amazonë ndodhet ‘lumi’ Rio Hamza i cili në disa pjesë është i gjerë deri në 400 kilometra. Ai ec me shpejtësi një milimetër në orë nëpër shkëmbinj 

 *2.8 kilometra është thellësia më e madhe në të cilën është gjetur baktere. Ato jetojnë duke e shndërruar radioaktivitetin nga uraniumi në ujë e energji

Toka
 *40 milionë tonë është sasia e pluhurit që bart era nga Sahara deri në Amazonë

*Në Turkmestan ndodhet lokacioni i quajtur “Portat e ferrit”. Bëhet fjalë për një vrimë të mbushur me gaz që ndizet pandërprerë tash 40 vjet

 *3.5 miliard vjet është mosha e fosileve të gjetura në Australi. Ato janë shumë më të vjetra se momenti kur atmosfera e Tokës kishte oksigjen 
*57.8 gradë Celsius është temperatura më e lartë e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur më 1922 në Libi

 *90.2 gradë Celsius është temperatura më e ulët e shënuar ndonjëherë. Kjo ka ndodhur në Antartik

*Kanë kaluar gati 2 milionë vjet qysh se ka rënë ndonjë pikë uji në vendin më të thatë në botë në Antarktik

 *Kontinentet lëvizin çdo vit nga 2 centimetra
*75 për qind e të gjitha llojeve të kafshëve do të mund të shfarosen gjatë 300 vjetëve të ardhshme
 *Vlerësohet se në Tokë janë identifikuar vetëm 14 për qind e të gjitha llojeve

 Njeriu
*Çdo ditë lindin 200.000 veta

*Deri tash në Tokë kanë jetuar 106 miliardë njerëz
 *Deri në vitin 2050 në Tokë do të ketë 9.2 miliardë njerëz

*2 njerëz vdesin në çdo sekondë 

Sauditët nuk i duan bukuroshët



Riad, 25 prill- Autoritetet në Arabinë Saudite vendosën dëbimin e tre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për arsyen “se ishin shumë të bukur dhe të parezistueshëm për femrat vendase”. 

Lajmi për këtë vendim absurd qarkullon prej ditësh dhe mediat ndërkombëtare janë vënë në kërkim të gjetjes së fotove dhe identitetit të personave të dëbuar për shkak të bukurisë së tyre. Njëri prej tyre quhet Omar Borkan Al Gala me profesion poet, aktor dhe fotograf i cili ndodhej në Riad për të marrë pjesë në një festival kulturor, ndërsa dy të tjerët nuk janë identifikuar ende. 

Policia fetare dhe e ruajtjes së moralit të shëndoshë bastisi studiot dhe zyrat e festivalit dhe pas identifikimit të tre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe i dëboi ata. 

“Burrat nga Emiratet e Bashkuara Arabe shpërqendruan dhe bënë që të bien në dashuri me ta shumë gra”, thuhet në arsyen e dëbimit të vendosura nga autoritetet saudite. 

Menjëherë pas përhapjes së lajmit, faqja në Facebook e Omar Borkan Al Gala u pushtua nga mesazhe nga më të ndryshmet, që nga propozime të bujshme për martesë e deri tek mesazhet e deri tek komentet fyese e denigruese të meshkujve të tjerë.  

5 centë amerikanë shiten për 3.1 milionë dollarë



Koleksionisti George Walton e ka blerë në vitin 1941 për 3.700 dollarë. Në vitin 1962 ai vdiq në një fatkeqësi ajrore dhe në rrënojat është gjetur edhe monedha, e cila i është dorëzuar familjes së tij.

Një prej monedhave të rralla dhe shumë të kërkuara në SHBA, pesë centë amerikanë, të njohur si „Liberty Head“ që ishin në qarkullim në vitin 1913, është shitur në një ankand në Çikago për 3.1 milionë dollarë, ka bërë të ditur agjencia UPI, transmeton albinfo. Kjo monedhë është vlerësuar sidomos nga koleksionerët numizmatikë, sepse deri më tani dihet se ekzistojnë vetëm pesë kopje. Monedha pesëcentëshe ishte riprodhuar paligjshëm në vitin 1913, por së shpejti pasi ishin vënë në qarkullim, ishte ndërprerë edhe zyrtarisht prodhimi i tyre.

Monedha „Liberty Head“ ka një histori të pazakontë. Koleksionisti George Walton nga Karolina e Veriut e ka blerë në vitin 1941 për 3.700 dollarë. Në vitin 1962 ai vdiq në një fatkeqësi ajrore dhe me të në rrënojat është gjetur edhe monedha e çmuar, e cila së bashku me veprat e tij i është dorëzuar familjes së tij.

Trashëgimtarët e Walton-it nuk i kanë dhënë shumë rëndësi mbledhjes së monedhave dhe medaljeve për 40 vjet, të cilat i kishte mbuluar pluhuri, për aq kohë sa pronarët e rinj zbuluan se Shoqata Amerikane Numizmatike (American Numismatic Association) po kërkon monedha të rralla, për të cilat ofron një milion dollarë.

Megjithatë, pronarët aktualë nuk kanë shpejtuar për të shitur monedhën e çmuar. Kështu, monedha shumë e kërkuar „Liberty Head"„ është shitur në një ankand të organizuar të enjten nga një shtëpi ankandesh „Heritage“ në Çikago në bashkëpunim me Jeff Garrett dhe Larry Lee. Të dy pronarët e rinj thonë se kanë bërë një marrëveshje të mirë. "Ajo është monedhë e mirë që mund të blihet me një çmim të tillë", thotë Garrett.

David Whipple ruajti një hamburger të blerë nga një fast food shumë të njohur amerikanë për më shumë se 14 vjet!


haDavid Whipple ruajti një hamburger të blerë
 nga një fast food shumë të njohur amerikanë

për më shumë se 14 vjet!



David kishte harruar hamburgerin që e kishte blerë


 në vitin 1999 në xhepin e palltos sëbashku me





 ambalazhin dhe faturën e blerjes. Dy vjet më pas e zbuloi rastësisht, por pasi pa që nuk kishte pësuar





asgjë vendosi ta rivendos në vend për të bërë një eksperiment…


Siç dhe deklaroi David, fillimisht e bleu për ta lënë qëllimisht në xhep, pasi donte të tregonte se si




 shndërrohej ushqimi pas një muaji. Por, e harroj në xhepin e palltos dhe e pa pas dy vjetësh. Ku dhe


 vendosi ta lërë në të njëjtin vend dhe ta hap pas 14 vjetësh!



Absurditeti, edhe pse kanë kaluar plotë 14 vjet hamburgeri vazhdon të…!!!



Tuna provokon por ksaj here ...( Video )


Saturday, April 27, 2013

Vrapim nëpër shkallë


Vrapim nëpër shkallë



alt


U bënë gati të arrijnë sa më shpejt në cak. E vecanta e vrapimit të tyre ështe pista e pazakonshme.Secili duhet të kalojë nëpër shkallë.Gara po mbahet në Empire State Building në Neë York.Suzy Walsham doli më e mira, me 12 minuta e 5 sekonda. Australiania fitoi për herë të katërtë në këtë lojë.Në të njejtën procedurë kaluan edhe meshkujt. Shumica e tyre arritën ta kalojnë shkallët e shumta të 86 kateve.Edhe këtu fitoi një australian. Mark Bourne-ut iu deshën vetëm 10 minuta e 12 sekonda për të kaluar krejt ato.I dyti doli Darren Wilson, kurse i tretë Riki Gates.Në këtë garë që u mbajt për herë të 36-të, vrapuan rreth 600 veta 


Festë me fasule


Festë me fasule



alt

Japonezët kanë zgjedhur një mënyrë jo të zakonshme për të festuar.Kjo kremte që për ta është tradicionale kalohet duke u gjuajtur me fasule.Tradita e quajtur Mamemaki mbahet në një vend të shenjtë, përkatësisht në Kullën e Tokios.Ky lloj rituali që zgjati dy orë, mbahet gjithnjë në fillim të muajit shkurt në prag të fillimit të pranverës japoneze.Ndoshta për të gjithë këta pjesëmarrës, fasulja nuk është ushqimi I preferuar por hedhja e saj besohet që sjell dobi. Pasi me këtë veprim, ata largojnë nga vetja të keqen. Organizatorët thanë se kjo ngjarje e përvitshme ka mbledhur më shumë se 800 vetë, shifër kjo më madhe se e vitit të kaluar.Ky festival mbahet edhe në Spanjë.

Rihana dhe Chris,“party” beqarie në jaht

alt

Këngëtarja Rihanna, dhe reperi Chris Brown, janë duke planifikuar për këtë verë një ndejë të egër në një jaht në jug të Francës. Të dy këngëtarët e kanë konfirmuar rikthimin e romancës së tyre para disa muajsh. Ata ishin ndarë pasi Chris e kishte sulmuar 25 vjeçaren në vitin 2009 ndërsa tani ajo insiston se ai ka ndryshuar dhe se lidhja e tyre kësaj herë është krejt ndryshe. Sic raportojnë mediet britanike, çifti këtë verë po planifikojnë të martohen, pas interesimit të madh të Rihannës për të pasur fëmijë. “Ata kanë treguar se po planifikojnë një mbrëmje beqarie të “çmendur” dhe pastaj do të ndërrojnë unazat. Do të jetë një ndejë 24 orëshe”, shkruajnë mediet. 


Britney, tifo për djemtë futbollistë


Britney, tifo për djemtë futbollistë


alt

Britney Spears ka marrë pak pushim nga karriera e saj muzikore për të kaluar një fundjavë në rolin e “nënës futbolliste”. 

Këngëtarja e hitit “Criminal” është relaksuar duke shikuar djemtë e saj derisa luanin futboll. 

Ajo ka bërë tifo për tetë vjetarin Sean së bashku me djalin tjetër të saj gjatë vjeçar Jayden.

Britney është parë tërë kohën e interesuar për të birin duke komunikuar me shokët e tij dhe familjarët e miqve të djemve të saj.
Këngëtarja e “I Ëanna Go”, aktualisht është duke punuar shumë në albumin e ardhshëm, i cili vjen pas atij të vitit 2011 “Femme Fatale. 

Dr.Shefqet Krasniqi - Vdekja e Pejgamberit a.s (Video emocionuese) (VIEDO)


Dr.Shefqet Krasniqi - Vdekja e Pejgamberit a.s (Video emocionuese) (VIEDO)


Vdekja e Pegamberit a.s 

Jeton me luanin (video)


Jeton me luanin (video)



Johannesburg, 19 prill - Nga ana tjetër kemi njeriun më të guximshëm në botë? Po kush është ai? Është fjala për zoologun Kevin Richardson, nga Afrika e Jugut,  i cili pa aspak frikë mund të bashkëjetojë me kafshën më të egër, luanin. Ai tregon që ata janë përditshmëri dhe argëtim për të. Aspak nuk trembet dhe në asnjë moment nuk I sheh ata si kafshët më të rrezikshme dhe nga të cilat kanë pësuar lëndime tragjike vizitorë të shumtë të kopshteve zoologjike. Kevin gati për 15 vite rrit dhe kujdeset për luanët dhe është bërë pjesë e klanit të tyre, kurse gjatë gjithë këtyre viteve ai ka pësuar vetëm gërvishtje të vogla jo serioze…

Bllokohet katër ditë në lift


Bllokohet katër ditë në lift



Pronari i një hoteli në Austri ka qenë i bllokuar katër ditë në lift e krejtësisht rastësisht u gjet dhe u shpëtua. Sikur dhe shumica e hoteleve në rajon, edhe hotel "Eden“ në Bad Gastajn kishte mbyllur dyert për mysafirë në fillim të prillit dhe për këtë arsye askush katër ditë radhas nuk e kishte vërejtur se Tomas F. ishte bllokuar në lift. Pronarit të hotelit nuk i kishte ndihmuar as britma për ndihmë e as tasteri  për ftesë për ndihmë që dëgjohet në tërë qytetin.

Tomas F. në mëngjes kishte dashur të shkonte në katin e pestë. Por lifti kishte rrëshqitur 40 cm dhe dyert nuk mund të hapeshin ndërsa celularin e kishte harruar në zyrë. 

Të gjitha përpjekjet që të lirohej vetë i dështuan, pati sukses vetëm ta shtynte pak derën sa për ajër.

Pas katër ditësh një furnizues buke vërejti se para hotelit ishin grumbulluar dërgesat postare e meqë e kishte pasur çelësin, ai hyri dhe i la dërgesat në recepsion. Me atë rast ai dëgjoi britmat për ndihmë dhe menjëherë i alarmoi zjarrfikësit. 

Edhe pse kishte kaluar katër ditë pa pije e ushqim, i bllokuari ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë kësaj kohe ai ishte kruspullosur në lift dhe kishte folur me veten që të mos e kaplonte paniku. 

Me orgjinë nga Suedia, Tomas F. në atdheun e vet në ushtri kishte mësuar të mbijetojë dhe kjo i kishte ndihmuar. Kur doli, u ankua se kishte dhembje në bel. 

Ku jetojnë të rinjtë më të lumtur?


Ku jetojnë të rinjtë më të lumtur?



Mbi 93% e të rinjve, të cilët jetojnë në Meksikë, e quajnë veten njerëzit më të lumtur në botë, dëshmojnë të dhënat e një sondazhi të publikuar nga kompania “Viacom”. Në vend të dytë renditet Argjentina me 87%, vendi i tretë - Brazili me 84%.

Sondazhi u krye midis personave të moshave nga 9 deri në 30 vjet në 24 vende në 5 kontinente. Në të u përfshinë gjithsej 15 mijë njerëz.

Studiuesit theksojnë se të rinjtë kanë filluar të interesohen më shumë për atë që ndodh përreth. Prosperiteti dhe zhvillimi i rajonit të rezidencës së tyre i shqetësojnë të rinjtë  jo më pak se problemet personale. 

Katër gardiane shtatzëna me një të burgosur


Katër gardiane shtatzëna me një të burgosur


Katër gardiane në burgun e Marylandit kanë mbetur shtatzëna me një të burgosur, me udhëheqësin e bandës Familja e Gueriljes së Zezë, Tave White. Ai i kishte shfrytëzuar ato për shpëlarje parash, shitje dhe kontrabandë droge.Njëra nga të punësuara ka mbetur dy herë shtatzënë me të, ndërsa dy të tjerat e kanë bërë tatuazh emrin e Tavon –it – njëra në qafë e tjetra në llërën e dorës. Një herë, nëra gardian ka bërë roje derisa Tavon ka bërë dashuri me gardianen tjetër.

13 të punësuar, burra e gra, në burgun e Marylandit, janë qeë disa muaj nën hetime për korrupsion dhe përgatitej komploti 

Në aktakuzë theksohet se burgun administrojnë të burgosurit, përfshirë dhe anëtarë e Familjes së Zezë Guerile.

 - Ky është burgu im. Unë i tërheq penjtë këtu, lavdërohej Tavon përmes telefonit që është përgjuar. 

FBI ka kritikuar drejtorinë e burgut në të cilin të burgosurit kishin përdorur celularë të trafikuar e përmes të cilëve kishin vazhduar udhëheqjen e punës.

 Të burgosurit kishin blerë mall të trafikuar dhurata për rojtarët, përfshirë dhe automobila luksozë me anët kartelash. 

Familja e Gueriljes së Zezë është themeluar në vitin 1960 në Kalifornia dhe prej atëherë është zgjeruar në gjithë vendin. Anëtarë të kësaj bande për herë të parë u arrestuan në vitin 1990. 

Në burgun e Marylandit 60 për qind e të punëtorëve janë femra.