Sunday, June 16, 2013

hahaha SHUM SHUM E FORT

Monday, June 10, 2013

Pse merremi kaq shumë me thashetheme?

Pse merremi kaq shumë me thashetheme?



Ato janë kaq të dashura për ne. I bëjmë çdo ditë, në ambiente të ndryshme, në kafene, e sidomos në punë. Po pse natyra njerëzore është kaq e lidhur pas thashethemeve, dhe cila është e keqja e tij më e madhe?
Thashethemet duket se janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. “Psst cilat janë të rejat e fundit?” Të gjithë i kemi bërë ato, kemi dëgjuar me vëmendje ose kemi thënë diçka për të cilën nuk na takon, kur bëhet fjalë për çështje personale tjetrit. Jemi të etur të dëgjojmë dhe po ashtu të flasim, si një ushqim i përditshëm shpirtëror, ku kafeja e mëngjesit në punë nuk do na jepte efekt nëse nuk do ta merrnim dozën e thashethemeve. Edhe pse mund të kemi ndjerë një brejtje të lehtë të ndërgjegjes, kemi vazhduar gjithsesi.
E vërteta është se 80 përqind e bisedave tona të përditshme janë shumë personale, dhe aty ka më shumë thashetheme se në çdo diskutim tjetër. Një nga arsyet se pse njerëzimi është kaq i dhënë pas thashethemeve është se në vetvete “ai është argëtues në mënyrën më të parezistueshme”- është shprehur Frank McAndrew, profesor i psikologjisë në universitetin Knox. Kur bëjmë thashetheme një pjesë e trurit tonë çliron dopaminë një hormon që të nxit entuziazmin.
Pse bëjmë thashetheme
Pyetja që lind është pse na pëlqejnë thashethemet e mbi të gjitha pse i bëjmë ato? Përgjigja më e shkurtër që vjen është: të zbulojmë sa më shumë për tjetrin. Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here. Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë. “Jemi gjithnjë në kërkim të informacionit, duam të hetojmë për të parë se çfarë misteri fshihet,” shkruan një nga profesorët e universitetit Alfred, në New York. Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.
Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore. Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë. “Ne jemi padiskutim trashëgimtarët e një tufe njerëzish që fusin hundët,”- thotë Dr. McAndrew. Ndoshta nuk do të ishte e nevojshme të merreshim me thashetheme për të mbijetuar ashtu sikurse dhe paraardhësit tanë, por na ndihmon se kujt duhet t’i besojmë dhe se kujt jo.
Nga ana tjetër, ne na pëlqen të bëjmë thashetheme për t’i lënë të tjerëve të kuptojmë se cilët jemi ne. Ju pëlqen të flisni për pabesnikërinë e fqinjës suaj në lidhje me bashkëshortin e saj. Duke shprehur mendimin tuaj ju keni dhënë edhe fakte se çfarë karakteri apo morali keni vetë. Kështu ju zbuloni se duke bërë thashetheme personi përballë jush ka të njëjtin mendim me ju ose jo. Duke u marrë me imtësirat dhe detajet e bisedave, ajo që nënvizoni është “Ne jemi më të mirë se ata”. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vlerat tuaja. Një mbivlerësim që i bëni vetes në mënyrë publike.
Efektet pozitive
Përveç kësaj, për të çliruar substanca kimike të trurit, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, siç është dopamina, kjo lloj mënyre për të biseduar gjithashtu rrit nivelin e progesteronit, një hormon që prodhon ankth dhe stres sipas studimeve të universitetit të Michigan. Mirëqenia jonë merr një tjetër shtytje nga fakti se thashethemet na mbajnë gjithmonë të lidhur. “Ti qesh, qan,…. mban lidhje me të tjerët,”- sipas Dr. Fisher. “Ju mund ta forconi kështu lidhjen tuaj mes jush dhe personit që po diskutoni”.
Por mbi të gjitha nëse merreni me thashetheme në vendin e punës mund t’ju krijojë edhe lehtësira. Informohesh për kolegun tënd, di të mirat dhe të këqijat e tij, mëson se si të mbrohesh nga shefi apo të dëgjosh historitë e shoqes tënde më të mirë. Në vendin e punës nuk do të thotë domosdoshmërisht të merresh me thashetheme, por është e rëndësishme të dish se kush janë miqtë dhe armiqtë e tu. Kështu mund të mbrohesh dhe të sulmosh në rastin e parë që të jepet. Pra mos qëndroni shumë indiferent duke iu shmangur thashethemet, sepse kështu vetëm të tjerët do të merren me ty ndërsa ti do jesh subjekt i përhershëm diskutimi.
Një studim kryer në vitin 2011 zbuloi në një periudhë 12 mujore se rreth 74 për qind e punonjësve nëpër zyra merren me thashetheme. Çdo ditë ata e nisin ditën e tyre të punës me fjalët e para që kanë dëgjuar duke dashur që të jenë shpërndarësit e lajmit.
E keqja, rrezikon reputacionin
Mos u çudisni: thashethemet mund të lëndojë, sidomos kur është i natyrës malinje, e kur nuk ka asnjë qëllim vetëm për të parë tjetrin poshtë. Jo vetëm që është përjashtues por në mënyrë të veçantë ajo që thua me zë të lartë në publik mund të dëmtojë rëndë reputacionin e çdokujt. Këto tashmë ndodhin edhe në faqe të ndryshme publike si Facebook, Twitter apo YouTube, që kohët e fundit po ndodh në masë të gjerë duke përfshirë mosha dhe persona të ndryshëm.
Duhet të kesh një informacion të bollshëm i cili duhet të mjaftojë për të bërë thashetheme. Dhe kjo ndodh sepse ne jemi bërë vartës të teknologjisë, të përdorimeve të websiteve, duke shpenzuar orë të tëra për të thashethemnuar edhe për miqtë tanë më të ngushtë. Nuk po arrijmë të përdorim anët pozitive të teknologjisë, pasi i vetmi qëllim për të cilin e përdorim është dëshira për të dëgjuar sa më shumë për të tjerët, qoftë negativisht apo dhe pozitivisht gjë që ndodh më rrallë.
Po cila është zgjidhja? 
Të censurosh veten ose të dish ta bësh në rrethana të caktuara. Kur jeni në dyshim për diçka është më mirë të mos shpreheni fare. Mund të thuash diçka më vonë nëse të pëlqen të shprehesh, por nuk mund ta tërheqësh mbrapsht nëse sekretin e kanë marrë vesh të gjithë. Thjesht sepse di diçka vërtet interesante nuk është e thënë që duhet ta shpërndash atë. Mat minuset dhe pluset para se të thuash diçka, është e rëndësishme t’i vendosësh gjërat në peshore para se të bëhesh shpërndarëse e lajmit. Pyet veten nëse kjo që do them do të lëndojë ndonjë apo është thjesht argëtuese? /

Sirenat ekzistojnë? (Video)

Sirenat ekzistojnë? (Video)

Një video e publikuar në internet tregon dy turistë duke filmuar një njollë mbi shkëmbinj.
Pasi kanë konstatuar këtë, ata kanë afruan objektivin e kamerës, dhe ajo çfarë shikohet ishte krejt tjetër, njofton Shekulli. Klipi është filmuar në Kiryat Yam, Izrael.
Videoja ka arritur një rekord shikimesh në internet. Shumë njerëz thonë se kjo ‘njollë’ është një sirenë. Një krijesë me pjesën e sipërme të një femre, ndërsa pjesa nga mesi e poshtë të një peshku


Picat do të shpërndahen me fluturake (Video)

Picat do të shpërndahen me fluturake (Video)




Një kompani britanike ka testuar shpërndarjen e picave me anë të një fluturakeje të vogël.
Kompania “Domino’s” e ka quajtur fluturaken DomiCopter, ndërsa provat e veta i ka xhiruar dhe i ka publikuar në internet.
Fluturaken e ka kontrolluar një punëtor i kompanisë, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një inovacion, i cili do të zhvillohet në të ardhmen.
  

Humanizmi i porno-yjeve

Humanizmi i porno-yjeve

Bonnie Rotten
Bonnie Rotten

Disa aktore të njohura në industrinë pornografike në SHBA, kanë ofruar shërbimet e tyre për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tornadoja.
Porno-yjet, Bonnie Rotten dhe Lucky Star, të cilat ishin të pranishme në një panair të produkteve dhe filmave pornografikë në Florida, kanë nxitur një nismë për të grumbulluar të ardhura për familjet e Oklahomas.
Yjet e filmave për të rritur për vizitorët e panairit ofrojnë një fshikullim për një dollar, njofton Top-Channel. Disa prej tyre, madje, janë shprehur të gatshme që të pranojnë raporte seksuale për ofertuesit më të mirë, për të rritur të ardhurat që do t’u shkojnë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave.
Një nismë e pazakontë, megjithatë në gjendje që të tregojë se humanizmi ekziston edhe në këtë industri.
Si pasojë e fatkeqësisë natyrore gjatë muajit maj në SHBA, humbën jetën 24 njerëz dhe me mijëra të tjerë mbetën të pastrehë

Sunday, June 9, 2013

FUNNY PRANKS 2013

FUNNY PRANKS 2013 <3 look Man

Dj Blunt: Me Dafina Zeqirin më shumë se miq, por jo të dashur

Dj Blunt: Me Dafina Zeqirin më shumë se miq, por jo të dashur


Prishtinë, 9 qershor - Reperi i famshëm nga Prishtina, Dj Blunt rrëfeu në një intervistë të veçantë për suplementin “Bluetooth” të rejat nga jeta e tij profesionale dhe jo vetëm. Ai flet ndër rreshta edhe për marrëdhënien e ‘komplikuar’ që ka me yllin e skenave, Dafina Zeqirin, që megjithëse i kalon kufijtë e miqësisë, ende s’mund të quhet dashuri. A është e vërtetë lidhja me Dafina Zeqirin? 

Jo, nuk është e vërtetë. 

Cila është realisht marrëdhënia juaj? 

Jemi më shumë se miq dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin. Unë e njoh Dafinën prej shumë vitesh. 

Ç’mendon për Dafinën si këngëtare? 

Është një nga këngëtaret më të mira që kemi. 

Po si vajzë, si të duket? Mund të ishte ajo e dashura jote? 

Si vajzë është shumë e mirë, shumë e thjeshtë, dhe kjo më lë përshtypje te Dafina (qesh).

A ka shanse të lindë një histori mes jush në të ardhmen? 

Nuk e di. Nuk i dihet. 

Nuk u mësua kurrë arsyeja e ndarjes tënde, ishte vërtet Sheila shkaku? 

Arsyeja ime e ndarjes ishte e thjeshtë. Vjen një moment në jetë kur dy persona nuk kuptohen më me njëri-tjetrin dhe në atë moment vendimi i duhur është ndarja. Sheila nuk kishte të bënte fare me këtë lidhje. 

Cilat janë të rejat që do të sjellësh në muzikë? 

Më 5 korrik del albumi “Blunt për President” në tregun tonë, ku promovimi do të mbahet në Prishtinë. Ndërsa më 12 korrik do të mbahet promovimi i albumit në “Folie Tiranë”, ku do të ketë CD falas për të gjithë të ftuarit, gjithashtu edhe për “Bluetoothin”. 

Cili është plani më i afërt? 

Më 1 korrik del klipi i parë i albumit “Blunt për President” dhe bashkëpunimi do të jetë surprizë. Është një këngë shumë ritmike, që shpresoj të jetë hiti i verës. 

Dimë që do bëni shumë shpejt edhe një duet me Samanta Karavellën, përveç atij me Jonida Maliqin. Pse kaq shumë duete? 

Është e vërtetë që kemi shumë bashkëpunime me artistët më të mirë dhe më ‘in’ që janë në tregun tonë. Do të ketë edhe shumë surpriza të tjera dhe mezi po pres të dalë albumi, që fansat tanë sa më shpejt ta kenë albumin tim në duar.

Friday, June 7, 2013

Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve





Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve

Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve



Pekin, 7 qershor - Më shumë se nëntë milionë të rinj kinezë kaluan provimin e hyrjes në universitet, por kandidateve iu ndalua mbajtja e sutjenave me tela metalikë për të shmangur çfarëdo lloj mashtrimi të mundshëm.

Për të parandaluar përdorimin ose fshehjen e aparateve elektronike, përfshirë celularët, qendrat e provimeve të maturës kineze të provincës Jilin në verilindje të Kinës janë pajisur me detektorë metalesh.

"Kandidateve ju kërkua që të hiqnin sutjenat me tela metalikë", citoi gazeta "Global Times".

"Të mërkurën Ministria kineze e Arsimit premtoi se do të luftonte çdo lloj mashtrimi me anë të vendosjes së kamerave në sallat e provimit", theksoi e përditshmja "China Daily".

Një diplomë universitare konsiderohet e domosdoshme për arritjet personale dhe sociale në Kinë. Hyrja në universitet është kthyer në një etapë thelbësore dhe konkurrenca është e madhe. Në vitin 2012, Ministria e Sigurisë Publike deklaroi arrestimin e 1 500 personave dhe konfiskimin e 60 000 aparateve elektronike gjatë provimit. 

Pornostarja shqiptare e 18-ta në listën e 100 më të mirave në botë

Pornostarja shqiptare e 18-ta në listën e 100 më të mirave në botë



Pornostarja Breanne Benson është shqiptarja e vetme që njihet në industrinë e filmave për të rritur, por ajo ka arritur të ngjitet në majat e kësaj industrie. Revista amerikane Complwx e ka renditur 29-vjeçaren në vendin e 18-të në listën e njëqind porno-yjeve më të mira në botë. 

Breanne, e cila ka lindur në Tiranë, ka studiuar psikologji dhe seksualitetin njerëzor, ndërsa në vitin 2003 ka filluar karrierën pornografike. Ajo e ka nisur karrierën e saj duke bërë fotografi erotike, ndërsa në vitin 2004 nisi me skenat seksuale me femra. Prej vitit 2009 ajo xhiron skena pornografike edhe me meshkuj.

Për performancat në filmat e saj, Breanne është nominuar për çmime të ndryshme në evenimentet e industrisë pornografike, si skena më e mirë seksuale me dy femra, pastaj me tri femra, skena më e mirë grupore, performanca femërore e vitit, skena më e mirë me seks oral etj.

Gjimnasjta seksi prishi martesën e Putinit? (Video)

Gjimnasjta seksi prishi martesën e Putinit? (Video)




Lajmi për ndarjen e Vladimir Putinit dhe bashkëshortes së tij Ludmila pak kë ka befasuar në Rusi. Putini me vite ishte detyruar të përgënjeshtronte zërat për aferat e dashurisë,  ndërsa me gruan as që paraqitej në opinon. Megjithëkëtë, një emër dilte më shpesh në qendër të opinionit se sa të tjerë: gjimnastja e re krenare Alina Kabajeva.

Kjo sportiste gllamuroze 30 vjeçe është njëra nga gjimnastet më të suksesshme ruse me dy medalje të arta olimpike dhe me 14 tituj të kampiones botërore!

Kur në vitin 2007 u tërhoq nga sporti, ajo u anëtarësua në partinë e Putinit Rusia Unike dhe së shpejti u bë zëvendëskryetare e Dumës shtetërore.

Gazeta ruse "Moskovski korespondent" që në vitin 2008 kishte shkruar se ajo do të mund të martohej me Putinin dhe kjo ishte përgënjeshtruar me hidhërim në konferencën e shtypit të Putinit me Silvio Berlusconinm.

- Aty nuk ka asjnë fjalë të vërtetë, ka thënë Putin.

Zëdhënësja e Alina Kabajevit refuzoi të komentonte këto lajme duke i quajtur të “pakupitmta”. 


Afërdita Dreshaj: Ju rrëfej jetën time single

Afërdita Dreshaj: Ju rrëfej jetën time single


Tiranë, 7 qershor - Afërdita Dreshaj tashmë është një nga vajzat shqiptare më të kërkuara e të komentuara ngado. Këto kohë ka qenë shumë prezente në Tiranë. I pëlqen të rrijë në Tiranë dhe ndihet si në shtëpinë e saj. Siç shkruan Shqiptarja, kurioziteti për bukuroshen Dreshaj është i pashmangshëm, pas lajmit për ndarjen e saj nga Shpat Kasapi. Një lidhje e gjatë, e bukur dhe e konsoliduar që mori fund krejt papritur. Shkak u bënë fotot e botuara në tabloidet e huaja, ku Afërdita shfaqej krah Leonardo di Caprios, edhe pse këtë gjë asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar. Sipas Shpatit, lidhja kishte disa kohë që nuk funkisononte, ndërsa Afërdita nuk do të flasë për këtë pjesë. Mjaftohet të thotë se ndihet e lumtur, ka një jetë plot aktivitete dhe angazhime, por për Shpatin nuk do t’ia cekësh fare. Ka ndryshuar në këtë pikë, sepse dikur fliste pa problem në media për lidhjen me Shpatin, tani asgjë, heshtje. Kështu ka zgjedhur, edhe pse me të ka shumë për të folur. Është tepër e kërkuar në Turqi, shumë shpejt do të jetë në klipin e një këngëtari turk, ka bërë një këngë që flet për jetën e saj tani dhe ka në plan të lidhë 2 kontrata shumë të rëndësishme modelingu. 


-Si është jeta e Afërdita Dreshaj këtë fillim vere?

A. Dreshaj: Sot që më takove, kam vetëm pak orë që jam kthyer nga Turqia. Kam bërë një fushatë atje, për një dizajner turk ku do të jem fytyra zyrtare për një vit. Gjëja e bukur e kësaj është se nuk kam qenë vetëm unë pjesë e kontratës, por jemi pesë antarë shqiptarë, të cilët janë Xhesika Berberi, unë dy grimerë dhe fotografi shqiptar Veton Osmani. Do jemi një ekip që do punojmë për një vit në të gjitha anët e botës dhe shpresoj se do jetë një gjë e bukur, sepse të punosh me shqiptarë në një projekt të tillë është shumë emocionuese.

-Ekip shqiptar në një agjensi të huaj?

A. Dreshaj: Po . Kjo është gjëja e bukur.

-Tjetër ç’të re ka në jetën tënde?

A. Dreshaj: Unë kam qenë shumë e angazhuar me punë këtë fillim vere. Kam bërë një këngë të re, së cilës shumë shpejt do t’i bëj një videoklip. Kënga është shumë interesante, shumë ndryshe.

-Shumë ndryshe në ç’sens?

A. Dreshaj: Ka një tekst shumë interesant. Është bashkëpunim im i parë me reperin e grupit Kaos. Tekstin dhe muzikën i ka bërë Blero.

-Për çfarë flet kënga?

A. Dreshaj: Kënga nuk flet për dashurinë. S’ka lidhje fare me dashurinë dhe kjo është e bukura. Kënga flet për mua dhe për jetën time të momentit.



-Afërdita je bërë një nga shqiptaret më të komentuara, më të kërkuara dhe jo vetëm në Shqipëri por edhe në një pjesë të mirë të botës. Për çfarë të ka ndihmuar kjo gjë, a janë ofertat më të larta?

A. Dreshaj: Normal që ofertat janë më të larta. Me këtë merret menaxheri im në Amerikë. Vërtetë kam qenë shumë e angazhuar së fundmi duke filluar nga Nju Jork, Majami, këtu. Jam sërish imazh i Birra Tiranës dhe është bukur sepse jam i vetmi personazh që përsëritet për vitin e dytë. Do ju tregoj të gjithëve jam shumë e lumtur që jam duke bërë punën që dashuroj. Jam duke bërë udhëtime të shumta dhe ndjehem më e fortë se kurrë.

-Je rritur?

A. Dreshaj: Jam rritur (qesh).

-Cila ka qenë oferta më e lartë, mund të na thuash një?

A. Dreshaj: Nuk dua të flas me shifra, por mund të them vetëm që pas 2 ditëve kam për të firmosur dy kontrata shumë të mëdha. Kur ti kem letrat në dorë do i them. Është një kontratë shumë e madhe në Turqi, për të cilën pres konfirmim. Gjithashtu jam edhe në videoklipin e një këngëtari të njohur turk që do të dalë tani në Turqi.

-Duket sikur turqit të duan shumë këto kohë?

A. Dreshaj: Nuk e kam ditur që kam marrë emrin atje, por tani kanë filluar të më fotografojnë edhe paparacët. Jam çuditur shumë ,sepse ka qenë hera e parë që shkoj atje. Kishin lexuar, më kishin parë dhe jam ndjerë shumë mirë sepse të ofrohen më shumë punë dhe kontrata më të mëdha. Ishin shumë agjensi profesioniste, është një treg dhe pse jo mos ta shfrytëzojmë.

-Këto kohë po thua që je shumë e lumtur..

A. Dreshaj: Shumë e lumtur. Jam e angazhuar me punë, jam në Tiranë, jam me njerëz të mirë, në shoqëri, kolegë, gazetarë…

-Fotot me Leonardo Di Caprion, ndikuan për mirë tek ty? Cilët ishin anët e mira dhe negative?

A. Dreshaj: Nuk besoj se duhet ta diskutojmë këtë temë sepse u bë gjigande. Leonardo është thjesht një shok siç kam këngëtarë këtu. Thjesht më ka rënë rasti ta takoj, të njihemi dhe është një gjë shumë e thejsht sepse është aktori i njohur i Hollivudit dhe me këdo që mund të pijë kafe do ta bëjnë të madhe dhe do ta fotografojnë.

-Për ty si ishte?

A. Dreshaj: Ndoshta nesër do jetë sërish një foto tjetër që unë do jem me Leonardon në Miami që do pi kafe dhe do bëhet shumë e madhe.

-A ndikoi për mirë në popullaritetin tënd?

A. Dreshaj: Nuk mund të them se ndikoi për të mirë sepse ka pasur shkrime të mira e të këqija, komente të ndryshme. Nuk di ç’të them për këtë.

-Duke qenë kaq afër a ke ambicje për në Hollivud?

A. Dreshaj: Jetës nuk i dihet. Unë vazhdoj dhe punoj. Nuk dua të flas para kohe.

-Ku ndjehesh më mirë, në Amerikë,…

A. Dreshaj: Në Tiranë çdo herë.

-Pse gjithë kjo dashuri për Tiranën?

A. Dreshaj: Nuk e di. Në momentin që kam ardhru për herë të parë kam rënë në dashuri me Tiranën dhe gjithmonë kam thënë që nëse do jetojë në Europë, i vetmi qytet ku do jetoj është Tirana.

-Nga vajza e lirshme që ishe dikur e që flisje pa problem për jetën private, tani nuk flet më fare?

A. Dreshaj: Jeta private për mua është mami, vëllai dhe motra, të cilët i dua shumë dhe janë në Amerikë. Kam gjëra shumë të bukura, shumë më të mëdha që po ndodhin në jetën time saqë mendoj se këto janë vërtetë të rëndësishme.

-Njerëzit në Shqipëri vazhdojnë ende të pyesin për Shpatin…

A. Dreshaj: Jo. Të lutem, mos më pyet..

Kur mërzitesh cili është njeriu ku ti gjen ngushëllim?

A. Dreshaj: Është Xhesika Berberi, një nga mikeshat e mia më të mira dhe të afërta këto kohë. Sa herë kam nevojë të shpreh diçka, tek Xhesi përplasem (qesh).

-Po me Adelina Tahirin?

A. Dreshaj: Nuk jemi takuar kohët e fundit. Ajo është angazhuar me punët e saj. Në DËS kemi qenë shumë afër. Është ndër koleget dhe shoqet e mia, nuk mund të them më shumë për të.

-Periudha që po jeton tani, a është më e lumtura në jetën tënde?

A. Dreshaj: Sot është më mirë se dje, nesër do të jetë më mirë se sot. Çdo ditë ka të bukurat e saj. Po e shijoj çdo ditë edhe pse jam e angazhuar me punë.

-Meqë tani je single, a je në kërkim të dashurisë?

A. Dreshaj: Nuk flas fare për këtë pjesë. Jam single por jo në kërkim të dashurisë, jam në kërkim të arritjeve profesionale këto kohë.

-Aventura më e bukur që ke bërë?

A. Dreshaj: P.sh siç çohemi në orën 2 të natës për të ngrënë bukë ( qesh)..

-Apo gjithë jeta jote tashmë është një aventurë?

A. Dreshaj: Jeta ime është aventurë, sepse ka tre ditë që bëj vetëm 4 orë gjumë. Gjithsesi dua të them se ky është momenti im.  

Monday, June 3, 2013

Bukuria e flokëve të kuqe

Te gjitha tendencat e momentit mbi flokët e kuqe, qe nga tonet e errëta deri tek ato natyrale. Ja propozimet nga sallonet me "in".

Një nder ngjyrat e flokëve me joshëse është ngjyra e kuqa, intriguese, e pasur ne sfumatura te cilat e bëjnë perfekte ne shume ngjyra lëkure dhe ne shume modele flokësh. Fal vipave qe e mbajnë këtë ngjyre dhe parukiereve me te mire, mund te analizojmë dhe tju propozojmë trendët e reja dedikuar kësaj nuance. Është e kuqja natyrale, me e "vështira" sepse kërkon një shëndet te mire te flokëve, është e kuqja e theksuar, e ndezur për ato qe nuk kane frike te guxojnë dhe është ajo me serioze, e kuqja e erret me theksime gështenjë. Por nuk mjafton, e kuqja nuk ndalet me kaq, atë e gjejmë edhe ne versionin dy ngjyrësh për te krijuar kontraste te forta ose te drite hije për te shkëlqyer flokët.

Një ngjyre e ngrohte, tërheqëse dhe sensuale, është ngjyra e kuqe. Te shumta janë gradacionet, me tone nga ngjyra e bakrit deri tek me te errëta.

Buzët e holla trukojini kështu

Shume shpesh, ne fakt, kush ka buze kaq fine do te jete ankuar se do ti dëshironte me te plota. Ja disa këshilla për te trukuar buzët e holla.
1- Zgjidhni buzëkuqe me ngjyra te hapura: jo te gjithë e dine se buzëkuqet me ngjyre te erret i tregojnë buzët tuaja edhe me te holla. Nëse, dëshironi ti nxirrni ne pah ne mënyrën e duhur ju këshillojmë te synoni tek ngjyrat e çelura, bezha, roza e pjeshkës, roza perlë, ngjyra e tullës se hapur, ngjyra e bronzte e hapur dhe pak metalike. Behet fjale për ngjyrat qe reflektojnë dritën dhe japin efekt voluminoz dhe shume natyral.
2- Pak shkëlqyes: jeni adoleshente, ose nuk i pëlqeni buzëkuqet? Nuk ka problem, shkëlqyesit janë perfekt për ato qe kane buze te holla. Edhe ne këtë rast ju këshillojmë ngjyrat e hapura.
3- Vijëzoni linjën e buzëve me një laps: Një mënyrë tjetër shume e përdorur për te bere buzët me te plota vizualisht.
4- Provoni një primer voluminoz: Sigurisht shume nga ju mund ta kenë provuar dhe e dine për çfarë po flasim. Primeri voluminoz është një produkt kozmetike qe, fal vetive te disa përbërësve, jep me shume volum buzëve ne mënyrë natyrale. Sigurisht behet fjale për një efekt me kohe te shkurtër, edhe pse primeri nuk do t’u jap rezultatin e shpresuar, ka një funksion optimal.
5- Buzëkuq i kuq me tonalitet te hapur: Ne këtë pike, nga momenti qe ju kemi këshilluar te mos përdorni ngjyra te errëta dhe shume prej jush do mund te pyesim edhe buzëkuqi i kuq është i ndaluar? Mund te zgjidhni një nuance me te lehte te ngjyrës se kuqe, siç mund ta keni kuptuar e vetmja këshillë është te synoni ne ngjyrat e hapura.

Grim për sy të vegjël, këshilla për të korrigjuar defektet

Ekziston, ne fakt, një grim i duhur dhe i përshtatshëm për te zmadhuar shikimin. Kozmetiket janë ato qe te gjitha femrat njohin, por duhen aplikuar ne mënyrën e duhur dhe mbi te gjitha duhet te përdoren ngjyrat e përshtatshme, për te evituar qe te keni efektin e kundërt. Grimieret e mëdhenj thonë se make up mund te korrigjoje me te vërtet gjithçka, te përmirësoje por edhe te shëmtojë, fytyrën dhe trupin e një personi. Sigurisht, qe synojmë për me te mirën, për tu dukur ne forme te mrekullueshme, por, per ta bere, na nevojitet te njohim truket e zanatit.

Ka nga ato qe kane buze te holla dhe dëshirojnë te bëjnë me plota, ka nga ato qe kane hunde te theksuar dhe do te dëshironin ta reduktonin por ka dhe nga ato qe kane sy shume te vegjël dhe dëshirojnë te zmadhojnë shikimin. Po, por si? Nuk duhet te bëni magji, ju duhet vetëm te kuptoni se cilat janë produktet, ose me mire cilat janë ngjyrat, për te bere shikim me shkëlqyes. Ne beauty case tuaj nuk duhet te mungojnë lapsat me ngjyre te hapur, ngjyra e gjalpit është një must për te zmadhuar sytë, tone sysh me ngjyra te ngrohta, qofshin mat apo perlat, rimel me efekt zgjatës. Fillimisht, vetullat duhet te jene te holla, ngjyrat e hapura duhen te aplikohen ne pjesën e pare te syrit, ajo me afër hundës, ndërsa sfumaturat me te errëta ne pjesën e jashtme.

Lapsi për sytë, një evergreen i zi, duke e aplikuar ne vijën e brendshme te poshtme te syrit nuk do te bëni gjë tjetër veçse do te zvogëloni me shume sytë. Kështu qe është mire te preferoni lapsa te bardhe ose ne ngjyrën e gjalpit te cilët kane funksion te shkëlqejnë dhe te zmadhojnë. Se fundmi, aplikoni rimelin, te zi ose te kafte, preferojeni me efekt zgjatës, ne këtë mënyrë sytë tuaj do te hapen me shume. Para se te kaloni rimelin provoni te përdorni kthyesin e qerpikëve, do te shihni diferencën! Për mbrëmje te veçanta mund te aplikoni qerpikë false.

Kujdes! Ja ushqimet që dëmtojnë lëkurën.

Te gjithë e kane dëgjuar fjalën e urte qe thotë se “Bukuria vjen nga brenda”. Për një lëkurë te bukur nuk ka ndonjë mister te madh, por njeri nga sekretet është ushqimi ne pjatën tuaj. Për me tepër butësi dhe shkëlqim,  ja me cilat produkte duhet te bëni kujdes.

Sheqeri

Pak njerëz e dine se glicemia (sasia e sheqerit ne gjak) ka një ndikim te madh tek aknet. Kujdes me karamelet, çokollatat, por edhe me alkoolin.

Pijet me gaz

Sheqernat artificiale si aspartami, te cilat gjenden tek pijet me gaz, janë te dëmshme për shëndetin si dhe mund edhe te shkaktojnë shfaqjen e akneve. Përveç sheqerit, aciditeti i pijeve me gaz prish edhe ekuilibrin e lëkurës.

Produktet e qumështit

Edhe pse rekomandohen shpesh për te pasur një shëndet te mire, produktet e qumështit nuk janë aleatet me te mire te lëkurës sonë. Qumështi i lopës për shembull është i pasur me hormone te rritjes te cilat mund te stimulojnë daljen e akneve. Nëse keni probleme te tilla do bënit mire te përdornit qumështin vegjetal.

Margarina

Margarina, por edhe vaji i misrit mund te shkaktojnë probleme te lëkurës. Për te shmangur daljen e puçrrave përdorni vaj ulliri vegjetal.

Gluteni

Edhe luteni mund te jete një armik i lëkurës suaj.

Kremrat kundër moshës: E gjithë forca e vitaminës C

Qe vitamina C është një burim shëndeti për lëkurën kjo është e njohur, aq shume sa për ta bere përbërësin kryesor te shume kremrave antiage. Motivi? Fuqia e saj antioksiduese, qe lejon për te reaguar mbi radikalet e lira, zotësia e saj për te stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe përbërësi i saj "acid" favorizojnë turn over te qelizave epidermike, duke e shfaqur shume te efikase mbi te gjitha për njollat e errëta ne lëkurë.
Suksesi i saj është i tille sa qe te shumte janë ato qe e zgjedhin për te krijuar maska te bëra ne shtëpi. Por për fat te keq vitamina C oksidohet shume shpejt nga ajri dhe nga nxehtësia. Për te pasur vlerat e saj me mire synoni tek kremrat me një formule te stabilizuar.

7 mënyra për të parandaluar reaksionet alergjike

Ja disa strategji të thjeshta si te mbroheni nga reaksionet alergjike.

Konsumoni cdo mëngjes kivi

Kivit janë te pasura me vitamine C. Ne baze te disa studimeve kjo lloj vitamine pakëson simptomat e alergjive te ndryshme.

Përdorni freskuese

Freskuesja largon lagështirën nga e cila formohet myku ne shtëpi dhe ne këtë mënyrë mundësitë për alergji janë me te pakta. Sigurohuni qe t’i pastroni mire filtrat.

Konsumoni me shume mish pule sesa vici

Studimet e kryera tregojnë se personat qe konsumonin mish vici (i cili përmban acid oleik) kishin 3 here me shume mundësi te vuanin nga kolla e thate apo alergjitë e tjera se ata qe konsumonin mish pule.

Mbani tapete me fibra sintetike

Tapetet me fije natyrale prishen me kalimin e kohës de mbledhin papastri te shumta te cilat me pas bëhen strehe për kërpudhat apo mykun.

Pini çdo mëngjes një pilule vaj peshku

Një studim i kryer mbi personat aziatike ka treguar se ata qe pinin rregullisht për një muaj vaj peshku kishin një përqendrim me te ulet te leukotrinës, një substance kimike kjo qe shkakton alergji.

Lajini mbulesat çdo jave

Kjo është mënyra me e mire për te larguar papastërtitë dhe mikrobet.

Shmangni konsumimin e ushqimeve qe përmbajnë benzinat sodiumi.

 

Buzëkuqet ngjitës: çfarë janë dhe si aplikohen

Mes te rejave te momentit dhe mbi te gjitha mes produkteve me një sukses te madh, janë pikërisht buzëkuqet ngjitës. Ato te propozuar, mbi te gjitha nga Violent Lips, janë me te vërtet te çuditshëm dhe unik, fantazi te veçanta.
Buze te holla apo te plota pak ka rendësi, te gjitha dëshirojnë buzëkuqin qe u shkon me shume, por ska gjë me te keqe kur dalim nga shtëpia dhe pak nga pak buzëkuqi largohet nga buzët tona. Problemi zgjidhet shpejt nëse vendosni buzëkuqet ngjitës. Këto lloj buzëkuqesh ne te vërtet janë maska, qe aplikohen me lehtësi. Hiqni filmin i cili është ne formën e buzëve, duke marre fillimisht ngjyrën qe dëshironi, njomeni lehtësisht dhe me pas aplikojeni ne buze duke e ngjitur mire. Beni kujdes mbi te gjitha ne konturet e buzëve, pasi duhet te puthiten sa me mire. Lëreni te thahen dhe rezultati do te jete perfekt. Për te hequr buzëkuqin ngjitës do t’u mjaftoje te përdorni larësit e makijazhit qe përdorni çdo mbrëmje.
Boom i buzëkuqit ngjitës ka ardhur si pasoje e make up artist italian me te njohur Clio. Violent Lips propozon shume lloje, modele me xixa, me ngjyra deri tek ato modele te çuditshme me flamur anglez etj.

Flokët: Të gjatë apo të shkurtër? Tendenca të reja për verën 2013

Po te mendoni për një minute, komoditeti po kthehet ne mode. Ndiqni modelet e këshilluara sipas gjatësive dhe ngjyrave te ndryshme.
Topuzi- Për sa i përket topuzit, ai sigurisht është një model qe nuk del kurrë nga moda edhe pse koha kalon. Mund ta stiloni ne mënyra te ndryshme duke i ndryshuar stilin nga ai klasik deri tek ai ekzotik.
Gërshetat- Dy, te modeluara poshtë ose te ngritura lart te bëjnë te dukesh me një pamje shume te kujdesur. Te buta ose te tërhequra shume, te japin pamjen e një emblesie ose një pamje rigoroze.
Bishti- Flokë te mbledhura bisht, i cili mund te jete shume larte, i tërhequr fort ose i bute dhe poshtë, bishti i kalit është një model gjithmonë ne trend.
Trendët e flokëve për pranvere/vere parashikojnë një triumf te gjatësisë se mesme-gjate. Flokët e gjate bëhen me shume shkallëzim.
Te shkurtër- nuk përjashtohen edhe flokët e shkurtër por stili duhet te jete vërtet ne trend. Thojini jo prerjeve te barabarta, perfekte. Me gishta mund te krijoni stilin tuaj te flokëve, luani me to me modele asimetrike.
Te gjate- për ato qe pëlqejnë flokët e gjate mund te luajnë me flokët e tyre, mund te synojnë për stilime ose te lëshuar.
Ngjyrat- ngjyrat qe do te bëjnë tendence për ato qe dëshirojnë te duken, do te jene ne qender te vëmendjes: bluja e erret dhe roza ne pjeshke te cilat do te jene një must i pranvere/vere 2013.
Ngjyra e kuqe- ngjyre perfekte ne trend këtë sezon. Ngjyra e bakrit do te jete ne qendër te vëmendjes këtë sezon. Gjithashtu ngjyra e kuqe është propozuar për tu kombinuar edhe me nuanca te tjera.

Sunday, June 2, 2013

Alarm: po më bien flokët

Jemi zyrtarisht ne ndryshimin e stinëve, kjo shkon për shtat me rënien e flokëve. Klima, zakonet etj bëjnë qe flokët ta ndjejnë ne fakt, ambientin qe i rrethon duke humbur volum, shpeshtësi dhe shkëlqim.
Shkaqet e humbjes se flokëve nuk janë kurrë shume te qarta, te shumte janë faktorët qe e shkaktojnë, duke filluar nga stresi tek ndotja ambiental. Por, gjithashtu te shumta janë dhe zgjidhjet për te adaptuar. E rëndësishme është qe problemi te përballohet nga shume pika, ushqyerja, kujdesi dhe trajtimet. Produktet ne treg janë te shumta, trajtime te cilat mund te dhurojnë rezultate shume te mira. Shampo dhe balsam, losione, ampula, integrues ushqimore etj. Kështu qe bëni kujdes, dhe tregohuni te vëmendshëm, mos lejoni qe stina e bukur t’u prish humorin dhe...flokët!

Mosha e femrës përcaktohet edhe nga ngjyra e fytyrës

Pikërisht është kontrasti i ngjyrave ndërmjet disa zonave te posaçme vendi ku përqendrohet me shume vëmendja e te tjerëve. Ky është edhe rezultati i një studimi te Gettysburg Collegene Pennsylvani, i publikuar ne numrin e fundit te revistës "PLos One".
Sipas Richard Russell, meshkujt arrijnë te perceptojnë moshën e një femre, duke matur ndryshimin kromatik ndërmjet pikave te fytyrës qe ndodhen konkretisht tek sytë, vetullat dhe buzët me lëkuren qe i rrethon ato, e cila me kalimin e viteve fillon te pësoje ndryshime.
Eksperimenti është realizuar me 289 femra te moshës nga 20 deri ne 70 vjeç. Duke modifikuar fotot e fytyrave te ndryshme te femrave pjesëmarrëse ne eksperiment, studiuesit vunë re se ndryshimet e ngjyrës se këtyre pikave, nëpërmjet ndriçimit, apo nxirjes se tyre me anë të dritave te posaçme, jepnin efekte te ndryshme ne perceptimin e moshes. Ne fakt, gjate kalimit te moshës, ngjyra e buzëve, syve dhe vetullave fillon te zbehet, ndërsa ngjyra e lëkurës rreth tyre fillon te errësohet. Kështu, ngjyra e kuqe e buzëve, fillon te bjere ne krahasim me ngjyrën e verdhe ne blu te lëkurës për rreth gojës. Ne përfundim, autoret përcaktojnë se ndryshimi ne kontrastet e ngjyrave ne këto pika, është një sinjal pamor qe ndryshon me moshe, madje ky është edhe një tregues qe shume mire mund te përdoret edhe për te përcaktuar, edhe vete moshën, por edhe një argument për përdoruesit e make up-it, për te kuptuar rëndësinë e përcaktimit te ngjyrave ne fytyre, ne raport me te (moshën).
 

Trajtimi i fytyrës, shpeshtësia, faktorët e jashtëm dhe të brëndshëm

Trajtim nuk do të thotë pastrim klasik me avull, por bëhet fjalë për metoda të sofistikuara jo-invazive që nënkupton përkujdesje sa më të mirë me shërim shumë të shpejt. Metodat e tilla janë pilingu me anë të kremrave, mikrodermabrazioni, terapia me dritë apo forma tjera jo shumë të kushtueshme por shume efikase.
Mesatarisht, trajtimi një herë në muaj është ideal për dikë që kujdeset mirë për lëkurë. Duke marrë parasysh që lëkura është një organ, i duhen afërsisht 30 ditë qelizave të zhvendosen nga dermisi (shtresa e poshtme e lëkurës) në sipërfaqen e lëkurës apo epidermis, ku qelizat vdesin dhe gradualisht hiqen nga lëkura.
Percakti i formes se trajtimit varet nga:
Tipi i lëkurës
Nëse keni lëkurë të yndyrshme problematike me akne, pore të mbyllura, apo me pika të zeza, duhet të bëni trajtim çdo 2 javë derisa të qetësohet dhe të pastrohet lëkura. Kur lëkura merr formën e saj të dëshiruar, atëherë mund ta reduktoni kohën në një herë në muaj. Nëse keni lëkurë normale, pra të kombinuar dhe të thatë tretmani një herë në muaj është i mjaftueshëm.
Qëllimi i kujdesit
Nëse dëshironi të keni një lëkurë të mrekullueshme për tërë jetën, gjeni profesionalistin tuaj të preferuar sa më herët në jetë, bëni një regjim të kujdesit të mirë dhe përmbajuni. Çdokush qe nuk i jep prioritet të lartë dukjes personale, pasojat do t’i  vëreje qysh në fillim të 30’-tave.
Mosha
Përderisa nuk keni lëkurë të yndyrshme problematike me akne, në moshë të re nuk keni nevojë të bëni trajtime të shpeshta sepse lëkura vetvetiu prodhon qeliza të reja shumë më shpejt se sa lëkurat më të moshuara. Me moshë nënkuptohet që trajtime duhen të shpeshtohen për të pasur një pamje sa më të shëndetshme.
Buxheti
Një ndër faktorët kryesor që na përcakton shpeshtinë e trajtimeve. Së paku provoni që të kurseni një herë në tre muaj të bëni një trajtim, dhe bëni investimin në produktet kualitative.
Vendi ku jetoni
Mjedisi urban ka shumë më tepër ndotje që e bën lëkurën tuaj po ashtu të ndotur. Nëse jeni pjesë e mjedisit të tillë, duhet ta dini që trajtimet e vazhdueshme të paktën një herë në muaj janë të domosdoshme.

Flokët, ja prerjet e duhura për çdo formë fytyre

Fytyre ovale, rrumbullake apo katrore? Ne fakt ekzistojnë 8 forma fytyre. Për secilën prej tyre ja prerja e duhur e flokëve.

Fytyra ovale

Kjo forme fytyre është ideale duke qene se është e ekuilibruar si nga gjatësia ashtu edhe nga gjerësia. Kësaj lloj fytyre i shkon çdo lloj prerje flokësh, por me bukur do dukej me një prerje mesatare dhe flokë paksa kaçurrela dhe te çrregullta.

Fytyre katrore

Për këtë lloj fytyre duhet një prerje e strukturuar mire, asimetrike ose kare, por me vije ndarëse te drejte.

Fytyre hekzagonale (gjashtëkëndore)

Prerja e flokëve duhet te jete e strukturuar dhe me volum ne te dyja anët. Balli duhet te jete i hapur. Shmangni prerjet gjeometrike te cilat do ua ashpërsonin pamjen.

Fytyre e gjate

E mira është qe fytyra te zgjerohet paksa me një prerje te duhur.  Me e mira do ishte te mbanit flokë mesatare pse deri tek nofulla. Një balluke e shkurtër gjithashtu do dukej mire. Ne te kundërt shmangni flokët shume te gjate dhe shume te shkurtër.

Fytyre rrumbullake

Për një fytyre rrumbullake duhet një prerje voluminoze dhe me gjatësi poshtë faqeve. Balluket e gjata do ishin një tjetër zgjedhje e mire. Shmangni kaçurrelat e shumta, flokët kare te drejta dhe vijën ne mes.

Fytyre drejtkëndore

Për këtë lloj fytyre do duhej një prerje e strukturuar me volum deri tek nofullat dhe balluke deri tek vetullat. Nëse do mbani flokë te gjate duhet t’i shtrini here pas here.

Fytyre trekëndore “poshtë”

Kjo lloj fytyre ka karakteristike ballin e madh. Zgjidhni një prerje me balluke dhe volum qe te mbuloje ballin. Shmangu flokët shume te shkurtër ose te gjate dhe te shtrire.

Fytyre trekëndore “sipër”

Kjo lloj fytyre është me e rralle se te tjerat. Flokët e shkurtër duhen eliminuar me çdo kusht. Një prerje deri tek nofulla do ishte me e mira.

Saturday, June 1, 2013

Përdorimet e ndryshme të lapsit të buzëve

Një produkt shume i nevojshëm ne make up, i cili mund te përdoret ne mënyra te ndryshme. Mund te përdoret i vetëm mbi zbutësin e buzëve, se bashku me buzëkuqin dhe nen shkëlqyes. Është lapsi i buzëve, mes produkteve te pare i cili nuk duhet te mungoje ne beauty case. Fal përdorimit te ndryshëm te tij, lapsi i buzëve nuk luan vetëm një rol estetik për te kufizuar konturen e buzëve, por ka dhe një specifik tjetër për te ruajtur sa me gjate buzëkuqin.
Lapsi i buzëve mund te përdoret edhe si baze për buzëkuqin. Nëse e aplikoni ne gjithë sipërfaqen e buzës mund te keni një efekt mat dhe shume natyral. Një mënyrë tjetër ne përdorimin e tij është ai për te shtrire menjëherë pas balsamit te buzëve.
Evitoni qe lapsi i buzëve te jete me i erret se buzëkuqi, pasi mund te dallohet shume, dhe kjo nuk është aspak estetike. Është rregull i preferueshëm te zgjidhen ne ngjyra te ngjashme me buzëkuqin dhe mos kombinoni kurrë ngjyrën portokalli me ato roze.

Teknika për të çelur flokët

Për te pasur një look ku ngjyra pak nga pak behet me e çelur, ka teknika te ndryshme, disa natyrale dhe disa me pak. Me te njohurat janë ato synojnë përdorimin e kamomilit dhe te birrës, te cilat kërkojnë kohe për te arritur objektivin.
Sidomos gjate sezonit te bukur janë te shumta propozimet beauty qe i përkasin bukurisë se flokëve. Ne vere shume femra preferojnë te çelin ngjyrën e tyre te flokëve. Për te pasur disa tone me te hapur te flokëve mund ti drejtoheni parukieres tuaj, ajo do t’u këshillojë se çfarë duhet te bëni. Zakonisht për te çelur ngjyrën e flokëve përdoret produkte dekoloruese. Ne këtë mënyrë mund te keni dy efekte, flokë me te çelura ose degrade. E para është praktikisht si ajo qe njohim me drite hije, ndërsa tjetra synon qe flokët te kenë dy ngjyra, me e erret tek rrënja e flokëve deri tek gjysma dhe pjesa e fundit me e çelur. Se fundmi është ne tendence edhe degrade e kundërt, e përdorur zakonisht nga femrat qe kane flokë te çelur.
Ka edhe teknika natyrale për te pasur flokë me te çelur. Kamomili është i njohur, për veçse për te mirat e tij qetësuese edhe për te çelur flokët. Mund ti lagni flokët me një çaj kamomili dhe te përdorni një linje shampo, balsam dhe maske me baze kamomili. Ekspertet green këshillojnë edhe birrën bionde, me te mund te lani flokët dhe ta lini ne qetësi për rreth një ore ne diell, me pas përdorni shampon për ta shpëlare.