Wednesday, August 21, 2013

15 Këshilla të thjeshta për makiazh

1. Pyetja, të cilës të gjitha vajzat do të donin t’ja dinin përgjigjen, është se si ta vendosim vijën e përkryer të lajnerit? Eksperti i makiaazhit Rea Morris është këtu të ndihmojë. “Vendosni një trakë ngjitëse nën sy që më lehtë të mund ta përcillni dhe vizatoni vinë e drejtë”! Gjeniale.
 
2. Grimerja e VIP-ave Carmindi rekomandon që para zgjedhjes së lajnerit vendosni për nuansa sa më tradicionale. “Shmangni lajnerin e zi, sepse ai ngushton formën e syrit tuaj. Provoni ndonjë me ngjyra që definon vijën e epërme të qerpikëve tuaj”.
 
3. Maskara e zezë nganjëherë mund të jetë e mërzitshme, atëherë pse nuk argëtoheni dhe provoni ndonjë maskarë me ngjyra vetëm në majet e qerpikëve tuaj? Përveç kësaj, kjo mund t’ju japë syve tuaj pamje freskuese.
 
4. Jeni duke shkuar pas punë në një event? Një buzëkuq me ngjyrë të fortë shumë lehtë do t’ju japë pamje të tualetit të mbrëmjes?
 
5. Dëshironi të përkryerën, e me vetulla natyrale si të Megan Fox? Mbushini me hije për sy ngjyrë të ngjajshme me vetullat tuaja, që do t’i japë pamje më të butë dhe më natyrale, më shumë se nga kreoni.
 
6. Secila femër duhet të ketë buzëkuq i cili është për një nuancë më i hapur se ngjyra natyrale e buzëve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë që të fitoni pamje të hareshme.
 
7. Është me rëndësi që lëkura të jetë e shëndetshme dhe e hidratuar kur është në pyetje makiazhi. “ Filloni me përdorimin e tonikëve dhe xhelave për pastrim të fytyrës, e pastaj mund të vendosni kremën dhe serumin. Nëse lëkura juaj duket mirë, secili makiazh do të duket bukur!”.
 
8. Sikur edhe të gjitha produktet, edhe makiazhi ka afatin e caktuar, e këtë si duket shumë vajza nuk e kuptojnë! Maskara ose lajneri duhet të ndërrohet së paku pas tre muajve.
 
9. A ju nervozojnë qeset dhe hijet e zeza nën sy? Për këtë ka një zgjidhje nëse çdo ditë vendosni krem që e hidraton lëkurën.
 
10. A e keni ditur që ekziston një sprej i cili sprucohet në fytyrë në mënyrë që makiazhi juaj të qëndrojë me orë? Ideale për mbrëmje të maturës.
 
11. Atëherë kur keni menduar që korektori juaj nuk mund të bëj çudira, do të befasoheni që atë mund ta përdorni edhe si bazë përmbi sy për hijet.
 
12. Mally Roncal, ekspert për makiazh këshillon që në rast të vendosjes së bronzerit, së pari duhet të fillojmë nga mollëzat pastaj të kalojmë në ballë, hundë dhe mjekërr.
 
13. Secila vajzë dëshiron të nxjerrë në pah mollëzat e saj, e kjo lehtë mund të arrihet edhe pa operacion plastik. Thjesht vendosni bronzerin nën faqe dhe në ashtin e mollëzave, kjo do të bëj që ato të duken më të mëdha.
 
14. Vuani nga shkaku që sytë tuaj janë shpesh me kapilarë gjaku të theksuar, apo janë të skuqur? Kreoni i bardhë apo lajneri rreth syve do të bëj që e kuqja në shikim të mos vërehet.
 
15. A e keni ditur ku është truku i vendosjes së ‘të kuqit’ për faqe? Gjithmonë leni një dy gishta hapsirë nga hunda deri aty ku e kuqja në faqe fillon. 

Ushqeni flokun: Mirëmbajtja e flokëve pas kthimit nga deti

Nga teprimi i daljes në diell floku zbardhet, e nën ndikim të kripës së detit dhe klorit e humb elasticitetin dhe bëhet i thatë dhe i thyeshëm. Dhe për këtë, fundi i verës është koha ideale për tretmane të cilat do ta ushqejnë dhe t’ia kthejnë shkëlqimin dhe pamjen e shëndoshë. Disa këshilla do t’ju ndihmojnë që të rigjallëroni flokët vetëm me disa hapa.
Për fillim, flokut tuaj do t’i bëjë mirë një pastram i thellë, e këtë tretman është më së miri ta bëni në ndonjë sallon ondulimi. Do të ishte mirë të përdorni ngjyrë e cila është e pasur me përbërës ushqyes në mënyrë që ta kthej volumin dhe shkëlqimin e flokut tuaj. Përzgjedhja perfekte do të ishin ngjyrat pa amoniak, që e mirëmban dhe shëndoshin fijen. E që sa më gjatë ta ruani shkëlqimin e ngjyrës para secilës larje të flokëve në regjenerator vendosni pak vaj të ullirit.
Duke e ditur që floku rritet më shpejt gjatë verës , mirë do të ishte që ta shkurtoni pak. Që të fitoni formë të re dhe ta ngritni nga rënia, do të ishte e mjaftueshme t’i shkurtoni vetëm majet e plasaritura. Pastaj ndoshta edhe fundi i verës do të ishte koha e duhur për të ndryshuar frizurën.  Më së miri është të konsultoheni me stilistin tuaj. Kur është fjala për trende, ende janë aktuale stili bob dhe frizurat asimetrike në gjatësi të ndryshme.
 
Maskën për flokë nuk keni nevojë ta bëni nëpër sallone. Mundeni edhe vetë ta bëni një maskë e cila në mënyrë të përsosur do ta ushqejë flokun tuaj. Në këtë mund t’ju ndihmojnë vajra të ndryshme në kombinim me mjaltë apo të kuqen e vesë që mund ta përzieni me pure të domates.
 
Flokut mund t’ia ktheni shkëlqimin dhe t’i ndihmoni me preparate të cilat janë të parapara për mirëmbajtje të flokëve pas verës. Këto mund t’i gjeni në formë të kremës apo edhe si sprej. Efekt të mirë do të fitoni edhe me ampula për mirëmbajtje të flokëve të cilat ringjallin srukturën e flokëve dhe e ushqejnë nga brenda.

Flokë me stil, për të qenë edhe më joshëse

Flokë me stil, për të qenë edhe më joshëse

Flokë me stil, për të qenë edhe më joshëse