Wednesday, August 21, 2013

15 Këshilla të thjeshta për makiazh

1. Pyetja, të cilës të gjitha vajzat do të donin t’ja dinin përgjigjen, është se si ta vendosim vijën e përkryer të lajnerit? Eksperti i makiaazhit Rea Morris është këtu të ndihmojë. “Vendosni një trakë ngjitëse nën sy që më lehtë të mund ta përcillni dhe vizatoni vinë e drejtë”! Gjeniale.
 
2. Grimerja e VIP-ave Carmindi rekomandon që para zgjedhjes së lajnerit vendosni për nuansa sa më tradicionale. “Shmangni lajnerin e zi, sepse ai ngushton formën e syrit tuaj. Provoni ndonjë me ngjyra që definon vijën e epërme të qerpikëve tuaj”.
 
3. Maskara e zezë nganjëherë mund të jetë e mërzitshme, atëherë pse nuk argëtoheni dhe provoni ndonjë maskarë me ngjyra vetëm në majet e qerpikëve tuaj? Përveç kësaj, kjo mund t’ju japë syve tuaj pamje freskuese.
 
4. Jeni duke shkuar pas punë në një event? Një buzëkuq me ngjyrë të fortë shumë lehtë do t’ju japë pamje të tualetit të mbrëmjes?
 
5. Dëshironi të përkryerën, e me vetulla natyrale si të Megan Fox? Mbushini me hije për sy ngjyrë të ngjajshme me vetullat tuaja, që do t’i japë pamje më të butë dhe më natyrale, më shumë se nga kreoni.
 
6. Secila femër duhet të ketë buzëkuq i cili është për një nuancë më i hapur se ngjyra natyrale e buzëve. Kjo është një mënyrë e thjeshtë që të fitoni pamje të hareshme.
 
7. Është me rëndësi që lëkura të jetë e shëndetshme dhe e hidratuar kur është në pyetje makiazhi. “ Filloni me përdorimin e tonikëve dhe xhelave për pastrim të fytyrës, e pastaj mund të vendosni kremën dhe serumin. Nëse lëkura juaj duket mirë, secili makiazh do të duket bukur!”.
 
8. Sikur edhe të gjitha produktet, edhe makiazhi ka afatin e caktuar, e këtë si duket shumë vajza nuk e kuptojnë! Maskara ose lajneri duhet të ndërrohet së paku pas tre muajve.
 
9. A ju nervozojnë qeset dhe hijet e zeza nën sy? Për këtë ka një zgjidhje nëse çdo ditë vendosni krem që e hidraton lëkurën.
 
10. A e keni ditur që ekziston një sprej i cili sprucohet në fytyrë në mënyrë që makiazhi juaj të qëndrojë me orë? Ideale për mbrëmje të maturës.
 
11. Atëherë kur keni menduar që korektori juaj nuk mund të bëj çudira, do të befasoheni që atë mund ta përdorni edhe si bazë përmbi sy për hijet.
 
12. Mally Roncal, ekspert për makiazh këshillon që në rast të vendosjes së bronzerit, së pari duhet të fillojmë nga mollëzat pastaj të kalojmë në ballë, hundë dhe mjekërr.
 
13. Secila vajzë dëshiron të nxjerrë në pah mollëzat e saj, e kjo lehtë mund të arrihet edhe pa operacion plastik. Thjesht vendosni bronzerin nën faqe dhe në ashtin e mollëzave, kjo do të bëj që ato të duken më të mëdha.
 
14. Vuani nga shkaku që sytë tuaj janë shpesh me kapilarë gjaku të theksuar, apo janë të skuqur? Kreoni i bardhë apo lajneri rreth syve do të bëj që e kuqja në shikim të mos vërehet.
 
15. A e keni ditur ku është truku i vendosjes së ‘të kuqit’ për faqe? Gjithmonë leni një dy gishta hapsirë nga hunda deri aty ku e kuqja në faqe fillon. 

Ushqeni flokun: Mirëmbajtja e flokëve pas kthimit nga deti

Nga teprimi i daljes në diell floku zbardhet, e nën ndikim të kripës së detit dhe klorit e humb elasticitetin dhe bëhet i thatë dhe i thyeshëm. Dhe për këtë, fundi i verës është koha ideale për tretmane të cilat do ta ushqejnë dhe t’ia kthejnë shkëlqimin dhe pamjen e shëndoshë. Disa këshilla do t’ju ndihmojnë që të rigjallëroni flokët vetëm me disa hapa.
Për fillim, flokut tuaj do t’i bëjë mirë një pastram i thellë, e këtë tretman është më së miri ta bëni në ndonjë sallon ondulimi. Do të ishte mirë të përdorni ngjyrë e cila është e pasur me përbërës ushqyes në mënyrë që ta kthej volumin dhe shkëlqimin e flokut tuaj. Përzgjedhja perfekte do të ishin ngjyrat pa amoniak, që e mirëmban dhe shëndoshin fijen. E që sa më gjatë ta ruani shkëlqimin e ngjyrës para secilës larje të flokëve në regjenerator vendosni pak vaj të ullirit.
Duke e ditur që floku rritet më shpejt gjatë verës , mirë do të ishte që ta shkurtoni pak. Që të fitoni formë të re dhe ta ngritni nga rënia, do të ishte e mjaftueshme t’i shkurtoni vetëm majet e plasaritura. Pastaj ndoshta edhe fundi i verës do të ishte koha e duhur për të ndryshuar frizurën.  Më së miri është të konsultoheni me stilistin tuaj. Kur është fjala për trende, ende janë aktuale stili bob dhe frizurat asimetrike në gjatësi të ndryshme.
 
Maskën për flokë nuk keni nevojë ta bëni nëpër sallone. Mundeni edhe vetë ta bëni një maskë e cila në mënyrë të përsosur do ta ushqejë flokun tuaj. Në këtë mund t’ju ndihmojnë vajra të ndryshme në kombinim me mjaltë apo të kuqen e vesë që mund ta përzieni me pure të domates.
 
Flokut mund t’ia ktheni shkëlqimin dhe t’i ndihmoni me preparate të cilat janë të parapara për mirëmbajtje të flokëve pas verës. Këto mund t’i gjeni në formë të kremës apo edhe si sprej. Efekt të mirë do të fitoni edhe me ampula për mirëmbajtje të flokëve të cilat ringjallin srukturën e flokëve dhe e ushqejnë nga brenda.

Flokë me stil, për të qenë edhe më joshëse

Flokë me stil, për të qenë edhe më joshëse

Flokë me stil, për të qenë edhe më joshëse

Wednesday, July 24, 2013

10 Easy Summer-Hair Ideas

10 Easy Summer-Hair Ideas

W

hen heat and humidity strike, the last thing you want to do is spend an eternity styling your hair, only for it to end in the F word: frizz. But that doesn't mean you need to settle for a ho-hum hair day. These ten hairstyles are quick, simple, and not the least bit boring.

Zoe Saldana loose curls

Jennifer Lawrence waves
Miranda Cosgrove rumpled waves

Hayden Panettiere smooth ponytail
Blake Lively low ponytail

Jennifer Aniston mixed textures
Kate Mara voluminous bun
Dolce & Gabbana Spring 2013 french twist
Jennifer Morrison fishtail braid
Zoe Kravitz skinny hairline braids

All New for 2013: 10 Hairstyles That Make You Look 10 Years Younger

All New for 2013: 10 Hairstyles That Make You Look 10 Years Younger

The difference between looking fresh and youthful or older than you are can be as simple as the state of your bangs or the shade of your highlights. Don't believe it? Check out this celebrity proof—and pick up a few tricks, too.

Amy PoehlerAmy PoehlerAmy Poehler

Monday, June 10, 2013

Pse merremi kaq shumë me thashetheme?

Pse merremi kaq shumë me thashetheme?



Ato janë kaq të dashura për ne. I bëjmë çdo ditë, në ambiente të ndryshme, në kafene, e sidomos në punë. Po pse natyra njerëzore është kaq e lidhur pas thashethemeve, dhe cila është e keqja e tij më e madhe?
Thashethemet duket se janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë sonë. “Psst cilat janë të rejat e fundit?” Të gjithë i kemi bërë ato, kemi dëgjuar me vëmendje ose kemi thënë diçka për të cilën nuk na takon, kur bëhet fjalë për çështje personale tjetrit. Jemi të etur të dëgjojmë dhe po ashtu të flasim, si një ushqim i përditshëm shpirtëror, ku kafeja e mëngjesit në punë nuk do na jepte efekt nëse nuk do ta merrnim dozën e thashethemeve. Edhe pse mund të kemi ndjerë një brejtje të lehtë të ndërgjegjes, kemi vazhduar gjithsesi.
E vërteta është se 80 përqind e bisedave tona të përditshme janë shumë personale, dhe aty ka më shumë thashetheme se në çdo diskutim tjetër. Një nga arsyet se pse njerëzimi është kaq i dhënë pas thashethemeve është se në vetvete “ai është argëtues në mënyrën më të parezistueshme”- është shprehur Frank McAndrew, profesor i psikologjisë në universitetin Knox. Kur bëjmë thashetheme një pjesë e trurit tonë çliron dopaminë një hormon që të nxit entuziazmin.
Pse bëjmë thashetheme
Pyetja që lind është pse na pëlqejnë thashethemet e mbi të gjitha pse i bëjmë ato? Përgjigja më e shkurtër që vjen është: të zbulojmë sa më shumë për tjetrin. Meqë nuk e dimë se çfarë të tjerët mendojnë për ne, na pëlqen të koleksionojmë informacion herë pas here. Kështu bëjmë “detektivin” amator, pasi duam të jemi në mendjet e të tjerëve të dimë me çdo kusht se çfarë ata mendojnë. “Jemi gjithnjë në kërkim të informacionit, duam të hetojmë për të parë se çfarë misteri fshihet,” shkruan një nga profesorët e universitetit Alfred, në New York. Duke bërë thashetheme ne zbulojmë dhe njohim të tjerët më mirë. Ose njerëzit të paktën mendojnë se kjo është mënyra më e mirë për të njohur tjetrin.
Sigurisht që ka mënyra më të mira për ta bërë këtë por duket se kjo është e pashmangshme për natyrën njerëzore. Të bërit e thashethemeve është në natyrën tonë. “Ne jemi padiskutim trashëgimtarët e një tufe njerëzish që fusin hundët,”- thotë Dr. McAndrew. Ndoshta nuk do të ishte e nevojshme të merreshim me thashetheme për të mbijetuar ashtu sikurse dhe paraardhësit tanë, por na ndihmon se kujt duhet t’i besojmë dhe se kujt jo.
Nga ana tjetër, ne na pëlqen të bëjmë thashetheme për t’i lënë të tjerëve të kuptojmë se cilët jemi ne. Ju pëlqen të flisni për pabesnikërinë e fqinjës suaj në lidhje me bashkëshortin e saj. Duke shprehur mendimin tuaj ju keni dhënë edhe fakte se çfarë karakteri apo morali keni vetë. Kështu ju zbuloni se duke bërë thashetheme personi përballë jush ka të njëjtin mendim me ju ose jo. Duke u marrë me imtësirat dhe detajet e bisedave, ajo që nënvizoni është “Ne jemi më të mirë se ata”. Ju jeni duke riafirmuar dhe ndarë vlerat tuaja. Një mbivlerësim që i bëni vetes në mënyrë publike.
Efektet pozitive
Përveç kësaj, për të çliruar substanca kimike të trurit, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë, siç është dopamina, kjo lloj mënyre për të biseduar gjithashtu rrit nivelin e progesteronit, një hormon që prodhon ankth dhe stres sipas studimeve të universitetit të Michigan. Mirëqenia jonë merr një tjetër shtytje nga fakti se thashethemet na mbajnë gjithmonë të lidhur. “Ti qesh, qan,…. mban lidhje me të tjerët,”- sipas Dr. Fisher. “Ju mund ta forconi kështu lidhjen tuaj mes jush dhe personit që po diskutoni”.
Por mbi të gjitha nëse merreni me thashetheme në vendin e punës mund t’ju krijojë edhe lehtësira. Informohesh për kolegun tënd, di të mirat dhe të këqijat e tij, mëson se si të mbrohesh nga shefi apo të dëgjosh historitë e shoqes tënde më të mirë. Në vendin e punës nuk do të thotë domosdoshmërisht të merresh me thashetheme, por është e rëndësishme të dish se kush janë miqtë dhe armiqtë e tu. Kështu mund të mbrohesh dhe të sulmosh në rastin e parë që të jepet. Pra mos qëndroni shumë indiferent duke iu shmangur thashethemet, sepse kështu vetëm të tjerët do të merren me ty ndërsa ti do jesh subjekt i përhershëm diskutimi.
Një studim kryer në vitin 2011 zbuloi në një periudhë 12 mujore se rreth 74 për qind e punonjësve nëpër zyra merren me thashetheme. Çdo ditë ata e nisin ditën e tyre të punës me fjalët e para që kanë dëgjuar duke dashur që të jenë shpërndarësit e lajmit.
E keqja, rrezikon reputacionin
Mos u çudisni: thashethemet mund të lëndojë, sidomos kur është i natyrës malinje, e kur nuk ka asnjë qëllim vetëm për të parë tjetrin poshtë. Jo vetëm që është përjashtues por në mënyrë të veçantë ajo që thua me zë të lartë në publik mund të dëmtojë rëndë reputacionin e çdokujt. Këto tashmë ndodhin edhe në faqe të ndryshme publike si Facebook, Twitter apo YouTube, që kohët e fundit po ndodh në masë të gjerë duke përfshirë mosha dhe persona të ndryshëm.
Duhet të kesh një informacion të bollshëm i cili duhet të mjaftojë për të bërë thashetheme. Dhe kjo ndodh sepse ne jemi bërë vartës të teknologjisë, të përdorimeve të websiteve, duke shpenzuar orë të tëra për të thashethemnuar edhe për miqtë tanë më të ngushtë. Nuk po arrijmë të përdorim anët pozitive të teknologjisë, pasi i vetmi qëllim për të cilin e përdorim është dëshira për të dëgjuar sa më shumë për të tjerët, qoftë negativisht apo dhe pozitivisht gjë që ndodh më rrallë.
Po cila është zgjidhja? 
Të censurosh veten ose të dish ta bësh në rrethana të caktuara. Kur jeni në dyshim për diçka është më mirë të mos shpreheni fare. Mund të thuash diçka më vonë nëse të pëlqen të shprehesh, por nuk mund ta tërheqësh mbrapsht nëse sekretin e kanë marrë vesh të gjithë. Thjesht sepse di diçka vërtet interesante nuk është e thënë që duhet ta shpërndash atë. Mat minuset dhe pluset para se të thuash diçka, është e rëndësishme t’i vendosësh gjërat në peshore para se të bëhesh shpërndarëse e lajmit. Pyet veten nëse kjo që do them do të lëndojë ndonjë apo është thjesht argëtuese? /

Sirenat ekzistojnë? (Video)

Sirenat ekzistojnë? (Video)

Një video e publikuar në internet tregon dy turistë duke filmuar një njollë mbi shkëmbinj.
Pasi kanë konstatuar këtë, ata kanë afruan objektivin e kamerës, dhe ajo çfarë shikohet ishte krejt tjetër, njofton Shekulli. Klipi është filmuar në Kiryat Yam, Izrael.
Videoja ka arritur një rekord shikimesh në internet. Shumë njerëz thonë se kjo ‘njollë’ është një sirenë. Një krijesë me pjesën e sipërme të një femre, ndërsa pjesa nga mesi e poshtë të një peshku


Picat do të shpërndahen me fluturake (Video)

Picat do të shpërndahen me fluturake (Video)




Një kompani britanike ka testuar shpërndarjen e picave me anë të një fluturakeje të vogël.
Kompania “Domino’s” e ka quajtur fluturaken DomiCopter, ndërsa provat e veta i ka xhiruar dhe i ka publikuar në internet.
Fluturaken e ka kontrolluar një punëtor i kompanisë, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një inovacion, i cili do të zhvillohet në të ardhmen.
  

Humanizmi i porno-yjeve

Humanizmi i porno-yjeve

Bonnie Rotten
Bonnie Rotten

Disa aktore të njohura në industrinë pornografike në SHBA, kanë ofruar shërbimet e tyre për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tornadoja.
Porno-yjet, Bonnie Rotten dhe Lucky Star, të cilat ishin të pranishme në një panair të produkteve dhe filmave pornografikë në Florida, kanë nxitur një nismë për të grumbulluar të ardhura për familjet e Oklahomas.
Yjet e filmave për të rritur për vizitorët e panairit ofrojnë një fshikullim për një dollar, njofton Top-Channel. Disa prej tyre, madje, janë shprehur të gatshme që të pranojnë raporte seksuale për ofertuesit më të mirë, për të rritur të ardhurat që do t’u shkojnë të mbijetuarve dhe familjeve të viktimave.
Një nismë e pazakontë, megjithatë në gjendje që të tregojë se humanizmi ekziston edhe në këtë industri.
Si pasojë e fatkeqësisë natyrore gjatë muajit maj në SHBA, humbën jetën 24 njerëz dhe me mijëra të tjerë mbetën të pastrehë

Sunday, June 9, 2013

FUNNY PRANKS 2013

FUNNY PRANKS 2013 <3 look Man

Dj Blunt: Me Dafina Zeqirin më shumë se miq, por jo të dashur

Dj Blunt: Me Dafina Zeqirin më shumë se miq, por jo të dashur


Prishtinë, 9 qershor - Reperi i famshëm nga Prishtina, Dj Blunt rrëfeu në një intervistë të veçantë për suplementin “Bluetooth” të rejat nga jeta e tij profesionale dhe jo vetëm. Ai flet ndër rreshta edhe për marrëdhënien e ‘komplikuar’ që ka me yllin e skenave, Dafina Zeqirin, që megjithëse i kalon kufijtë e miqësisë, ende s’mund të quhet dashuri. A është e vërtetë lidhja me Dafina Zeqirin? 

Jo, nuk është e vërtetë. 

Cila është realisht marrëdhënia juaj? 

Jemi më shumë se miq dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin. Unë e njoh Dafinën prej shumë vitesh. 

Ç’mendon për Dafinën si këngëtare? 

Është një nga këngëtaret më të mira që kemi. 

Po si vajzë, si të duket? Mund të ishte ajo e dashura jote? 

Si vajzë është shumë e mirë, shumë e thjeshtë, dhe kjo më lë përshtypje te Dafina (qesh).

A ka shanse të lindë një histori mes jush në të ardhmen? 

Nuk e di. Nuk i dihet. 

Nuk u mësua kurrë arsyeja e ndarjes tënde, ishte vërtet Sheila shkaku? 

Arsyeja ime e ndarjes ishte e thjeshtë. Vjen një moment në jetë kur dy persona nuk kuptohen më me njëri-tjetrin dhe në atë moment vendimi i duhur është ndarja. Sheila nuk kishte të bënte fare me këtë lidhje. 

Cilat janë të rejat që do të sjellësh në muzikë? 

Më 5 korrik del albumi “Blunt për President” në tregun tonë, ku promovimi do të mbahet në Prishtinë. Ndërsa më 12 korrik do të mbahet promovimi i albumit në “Folie Tiranë”, ku do të ketë CD falas për të gjithë të ftuarit, gjithashtu edhe për “Bluetoothin”. 

Cili është plani më i afërt? 

Më 1 korrik del klipi i parë i albumit “Blunt për President” dhe bashkëpunimi do të jetë surprizë. Është një këngë shumë ritmike, që shpresoj të jetë hiti i verës. 

Dimë që do bëni shumë shpejt edhe një duet me Samanta Karavellën, përveç atij me Jonida Maliqin. Pse kaq shumë duete? 

Është e vërtetë që kemi shumë bashkëpunime me artistët më të mirë dhe më ‘in’ që janë në tregun tonë. Do të ketë edhe shumë surpriza të tjera dhe mezi po pres të dalë albumi, që fansat tanë sa më shpejt ta kenë albumin tim në duar.

Friday, June 7, 2013

Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve





Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve

Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve



Pekin, 7 qershor - Më shumë se nëntë milionë të rinj kinezë kaluan provimin e hyrjes në universitet, por kandidateve iu ndalua mbajtja e sutjenave me tela metalikë për të shmangur çfarëdo lloj mashtrimi të mundshëm.

Për të parandaluar përdorimin ose fshehjen e aparateve elektronike, përfshirë celularët, qendrat e provimeve të maturës kineze të provincës Jilin në verilindje të Kinës janë pajisur me detektorë metalesh.

"Kandidateve ju kërkua që të hiqnin sutjenat me tela metalikë", citoi gazeta "Global Times".

"Të mërkurën Ministria kineze e Arsimit premtoi se do të luftonte çdo lloj mashtrimi me anë të vendosjes së kamerave në sallat e provimit", theksoi e përditshmja "China Daily".

Një diplomë universitare konsiderohet e domosdoshme për arritjet personale dhe sociale në Kinë. Hyrja në universitet është kthyer në një etapë thelbësore dhe konkurrenca është e madhe. Në vitin 2012, Ministria e Sigurisë Publike deklaroi arrestimin e 1 500 personave dhe konfiskimin e 60 000 aparateve elektronike gjatë provimit. 

Pornostarja shqiptare e 18-ta në listën e 100 më të mirave në botë

Pornostarja shqiptare e 18-ta në listën e 100 më të mirave në botë



Pornostarja Breanne Benson është shqiptarja e vetme që njihet në industrinë e filmave për të rritur, por ajo ka arritur të ngjitet në majat e kësaj industrie. Revista amerikane Complwx e ka renditur 29-vjeçaren në vendin e 18-të në listën e njëqind porno-yjeve më të mira në botë. 

Breanne, e cila ka lindur në Tiranë, ka studiuar psikologji dhe seksualitetin njerëzor, ndërsa në vitin 2003 ka filluar karrierën pornografike. Ajo e ka nisur karrierën e saj duke bërë fotografi erotike, ndërsa në vitin 2004 nisi me skenat seksuale me femra. Prej vitit 2009 ajo xhiron skena pornografike edhe me meshkuj.

Për performancat në filmat e saj, Breanne është nominuar për çmime të ndryshme në evenimentet e industrisë pornografike, si skena më e mirë seksuale me dy femra, pastaj me tri femra, skena më e mirë grupore, performanca femërore e vitit, skena më e mirë me seks oral etj.

Gjimnasjta seksi prishi martesën e Putinit? (Video)

Gjimnasjta seksi prishi martesën e Putinit? (Video)




Lajmi për ndarjen e Vladimir Putinit dhe bashkëshortes së tij Ludmila pak kë ka befasuar në Rusi. Putini me vite ishte detyruar të përgënjeshtronte zërat për aferat e dashurisë,  ndërsa me gruan as që paraqitej në opinon. Megjithëkëtë, një emër dilte më shpesh në qendër të opinionit se sa të tjerë: gjimnastja e re krenare Alina Kabajeva.

Kjo sportiste gllamuroze 30 vjeçe është njëra nga gjimnastet më të suksesshme ruse me dy medalje të arta olimpike dhe me 14 tituj të kampiones botërore!

Kur në vitin 2007 u tërhoq nga sporti, ajo u anëtarësua në partinë e Putinit Rusia Unike dhe së shpejti u bë zëvendëskryetare e Dumës shtetërore.

Gazeta ruse "Moskovski korespondent" që në vitin 2008 kishte shkruar se ajo do të mund të martohej me Putinin dhe kjo ishte përgënjeshtruar me hidhërim në konferencën e shtypit të Putinit me Silvio Berlusconinm.

- Aty nuk ka asjnë fjalë të vërtetë, ka thënë Putin.

Zëdhënësja e Alina Kabajevit refuzoi të komentonte këto lajme duke i quajtur të “pakupitmta”. 


Afërdita Dreshaj: Ju rrëfej jetën time single

Afërdita Dreshaj: Ju rrëfej jetën time single


Tiranë, 7 qershor - Afërdita Dreshaj tashmë është një nga vajzat shqiptare më të kërkuara e të komentuara ngado. Këto kohë ka qenë shumë prezente në Tiranë. I pëlqen të rrijë në Tiranë dhe ndihet si në shtëpinë e saj. Siç shkruan Shqiptarja, kurioziteti për bukuroshen Dreshaj është i pashmangshëm, pas lajmit për ndarjen e saj nga Shpat Kasapi. Një lidhje e gjatë, e bukur dhe e konsoliduar që mori fund krejt papritur. Shkak u bënë fotot e botuara në tabloidet e huaja, ku Afërdita shfaqej krah Leonardo di Caprios, edhe pse këtë gjë asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar. Sipas Shpatit, lidhja kishte disa kohë që nuk funkisononte, ndërsa Afërdita nuk do të flasë për këtë pjesë. Mjaftohet të thotë se ndihet e lumtur, ka një jetë plot aktivitete dhe angazhime, por për Shpatin nuk do t’ia cekësh fare. Ka ndryshuar në këtë pikë, sepse dikur fliste pa problem në media për lidhjen me Shpatin, tani asgjë, heshtje. Kështu ka zgjedhur, edhe pse me të ka shumë për të folur. Është tepër e kërkuar në Turqi, shumë shpejt do të jetë në klipin e një këngëtari turk, ka bërë një këngë që flet për jetën e saj tani dhe ka në plan të lidhë 2 kontrata shumë të rëndësishme modelingu. 


-Si është jeta e Afërdita Dreshaj këtë fillim vere?

A. Dreshaj: Sot që më takove, kam vetëm pak orë që jam kthyer nga Turqia. Kam bërë një fushatë atje, për një dizajner turk ku do të jem fytyra zyrtare për një vit. Gjëja e bukur e kësaj është se nuk kam qenë vetëm unë pjesë e kontratës, por jemi pesë antarë shqiptarë, të cilët janë Xhesika Berberi, unë dy grimerë dhe fotografi shqiptar Veton Osmani. Do jemi një ekip që do punojmë për një vit në të gjitha anët e botës dhe shpresoj se do jetë një gjë e bukur, sepse të punosh me shqiptarë në një projekt të tillë është shumë emocionuese.

-Ekip shqiptar në një agjensi të huaj?

A. Dreshaj: Po . Kjo është gjëja e bukur.

-Tjetër ç’të re ka në jetën tënde?

A. Dreshaj: Unë kam qenë shumë e angazhuar me punë këtë fillim vere. Kam bërë një këngë të re, së cilës shumë shpejt do t’i bëj një videoklip. Kënga është shumë interesante, shumë ndryshe.

-Shumë ndryshe në ç’sens?

A. Dreshaj: Ka një tekst shumë interesant. Është bashkëpunim im i parë me reperin e grupit Kaos. Tekstin dhe muzikën i ka bërë Blero.

-Për çfarë flet kënga?

A. Dreshaj: Kënga nuk flet për dashurinë. S’ka lidhje fare me dashurinë dhe kjo është e bukura. Kënga flet për mua dhe për jetën time të momentit.



-Afërdita je bërë një nga shqiptaret më të komentuara, më të kërkuara dhe jo vetëm në Shqipëri por edhe në një pjesë të mirë të botës. Për çfarë të ka ndihmuar kjo gjë, a janë ofertat më të larta?

A. Dreshaj: Normal që ofertat janë më të larta. Me këtë merret menaxheri im në Amerikë. Vërtetë kam qenë shumë e angazhuar së fundmi duke filluar nga Nju Jork, Majami, këtu. Jam sërish imazh i Birra Tiranës dhe është bukur sepse jam i vetmi personazh që përsëritet për vitin e dytë. Do ju tregoj të gjithëve jam shumë e lumtur që jam duke bërë punën që dashuroj. Jam duke bërë udhëtime të shumta dhe ndjehem më e fortë se kurrë.

-Je rritur?

A. Dreshaj: Jam rritur (qesh).

-Cila ka qenë oferta më e lartë, mund të na thuash një?

A. Dreshaj: Nuk dua të flas me shifra, por mund të them vetëm që pas 2 ditëve kam për të firmosur dy kontrata shumë të mëdha. Kur ti kem letrat në dorë do i them. Është një kontratë shumë e madhe në Turqi, për të cilën pres konfirmim. Gjithashtu jam edhe në videoklipin e një këngëtari të njohur turk që do të dalë tani në Turqi.

-Duket sikur turqit të duan shumë këto kohë?

A. Dreshaj: Nuk e kam ditur që kam marrë emrin atje, por tani kanë filluar të më fotografojnë edhe paparacët. Jam çuditur shumë ,sepse ka qenë hera e parë që shkoj atje. Kishin lexuar, më kishin parë dhe jam ndjerë shumë mirë sepse të ofrohen më shumë punë dhe kontrata më të mëdha. Ishin shumë agjensi profesioniste, është një treg dhe pse jo mos ta shfrytëzojmë.

-Këto kohë po thua që je shumë e lumtur..

A. Dreshaj: Shumë e lumtur. Jam e angazhuar me punë, jam në Tiranë, jam me njerëz të mirë, në shoqëri, kolegë, gazetarë…

-Fotot me Leonardo Di Caprion, ndikuan për mirë tek ty? Cilët ishin anët e mira dhe negative?

A. Dreshaj: Nuk besoj se duhet ta diskutojmë këtë temë sepse u bë gjigande. Leonardo është thjesht një shok siç kam këngëtarë këtu. Thjesht më ka rënë rasti ta takoj, të njihemi dhe është një gjë shumë e thejsht sepse është aktori i njohur i Hollivudit dhe me këdo që mund të pijë kafe do ta bëjnë të madhe dhe do ta fotografojnë.

-Për ty si ishte?

A. Dreshaj: Ndoshta nesër do jetë sërish një foto tjetër që unë do jem me Leonardon në Miami që do pi kafe dhe do bëhet shumë e madhe.

-A ndikoi për mirë në popullaritetin tënd?

A. Dreshaj: Nuk mund të them se ndikoi për të mirë sepse ka pasur shkrime të mira e të këqija, komente të ndryshme. Nuk di ç’të them për këtë.

-Duke qenë kaq afër a ke ambicje për në Hollivud?

A. Dreshaj: Jetës nuk i dihet. Unë vazhdoj dhe punoj. Nuk dua të flas para kohe.

-Ku ndjehesh më mirë, në Amerikë,…

A. Dreshaj: Në Tiranë çdo herë.

-Pse gjithë kjo dashuri për Tiranën?

A. Dreshaj: Nuk e di. Në momentin që kam ardhru për herë të parë kam rënë në dashuri me Tiranën dhe gjithmonë kam thënë që nëse do jetojë në Europë, i vetmi qytet ku do jetoj është Tirana.

-Nga vajza e lirshme që ishe dikur e që flisje pa problem për jetën private, tani nuk flet më fare?

A. Dreshaj: Jeta private për mua është mami, vëllai dhe motra, të cilët i dua shumë dhe janë në Amerikë. Kam gjëra shumë të bukura, shumë më të mëdha që po ndodhin në jetën time saqë mendoj se këto janë vërtetë të rëndësishme.

-Njerëzit në Shqipëri vazhdojnë ende të pyesin për Shpatin…

A. Dreshaj: Jo. Të lutem, mos më pyet..

Kur mërzitesh cili është njeriu ku ti gjen ngushëllim?

A. Dreshaj: Është Xhesika Berberi, një nga mikeshat e mia më të mira dhe të afërta këto kohë. Sa herë kam nevojë të shpreh diçka, tek Xhesi përplasem (qesh).

-Po me Adelina Tahirin?

A. Dreshaj: Nuk jemi takuar kohët e fundit. Ajo është angazhuar me punët e saj. Në DËS kemi qenë shumë afër. Është ndër koleget dhe shoqet e mia, nuk mund të them më shumë për të.

-Periudha që po jeton tani, a është më e lumtura në jetën tënde?

A. Dreshaj: Sot është më mirë se dje, nesër do të jetë më mirë se sot. Çdo ditë ka të bukurat e saj. Po e shijoj çdo ditë edhe pse jam e angazhuar me punë.

-Meqë tani je single, a je në kërkim të dashurisë?

A. Dreshaj: Nuk flas fare për këtë pjesë. Jam single por jo në kërkim të dashurisë, jam në kërkim të arritjeve profesionale këto kohë.

-Aventura më e bukur që ke bërë?

A. Dreshaj: P.sh siç çohemi në orën 2 të natës për të ngrënë bukë ( qesh)..

-Apo gjithë jeta jote tashmë është një aventurë?

A. Dreshaj: Jeta ime është aventurë, sepse ka tre ditë që bëj vetëm 4 orë gjumë. Gjithsesi dua të them se ky është momenti im.  

Monday, June 3, 2013

Bukuria e flokëve të kuqe

Te gjitha tendencat e momentit mbi flokët e kuqe, qe nga tonet e errëta deri tek ato natyrale. Ja propozimet nga sallonet me "in".

Një nder ngjyrat e flokëve me joshëse është ngjyra e kuqa, intriguese, e pasur ne sfumatura te cilat e bëjnë perfekte ne shume ngjyra lëkure dhe ne shume modele flokësh. Fal vipave qe e mbajnë këtë ngjyre dhe parukiereve me te mire, mund te analizojmë dhe tju propozojmë trendët e reja dedikuar kësaj nuance. Është e kuqja natyrale, me e "vështira" sepse kërkon një shëndet te mire te flokëve, është e kuqja e theksuar, e ndezur për ato qe nuk kane frike te guxojnë dhe është ajo me serioze, e kuqja e erret me theksime gështenjë. Por nuk mjafton, e kuqja nuk ndalet me kaq, atë e gjejmë edhe ne versionin dy ngjyrësh për te krijuar kontraste te forta ose te drite hije për te shkëlqyer flokët.

Një ngjyre e ngrohte, tërheqëse dhe sensuale, është ngjyra e kuqe. Te shumta janë gradacionet, me tone nga ngjyra e bakrit deri tek me te errëta.