Dj Blunt: Me Dafina Zeqirin më shumë se miq, por jo të dashur
Dj Blunt: Me Dafina Zeqirin më shumë se miq, por jo të dashur
Prishtinë, 9 qershor - Reperi i famshëm nga Prishtina, Dj Blunt rrëfeu në një intervistë të veçantë për suplementin “Bluetooth” të rejat nga jeta e tij profesionale dhe jo vetëm. Ai flet ndër rreshta edhe për marrëdhënien e ‘komplikuar’ që ka me yllin e skenave, Dafina Zeqirin, që megjithëse i kalon kufijtë e miqësisë, ende s’mund të quhet dashuri. A është e vërtetë lidhja me Dafina Zeqirin?
Jo, nuk është e vërtetë.
Cila është realisht marrëdhënia juaj?
Jemi më shumë se miq dhe jemi shumë të afërt me njëri-tjetrin. Unë e njoh Dafinën prej shumë vitesh.
Ç’mendon për Dafinën si këngëtare?
Është një nga këngëtaret më të mira që kemi.
Po si vajzë, si të duket? Mund të ishte ajo e dashura jote?
Si vajzë është shumë e mirë, shumë e thjeshtë, dhe kjo më lë përshtypje te Dafina (qesh).
A ka shanse të lindë një histori mes jush në të ardhmen?
Nuk e di. Nuk i dihet.
Nuk u mësua kurrë arsyeja e ndarjes tënde, ishte vërtet Sheila shkaku?
Arsyeja ime e ndarjes ishte e thjeshtë. Vjen një moment në jetë kur dy persona nuk kuptohen më me njëri-tjetrin dhe në atë moment vendimi i duhur është ndarja. Sheila nuk kishte të bënte fare me këtë lidhje.
Cilat janë të rejat që do të sjellësh në muzikë?
Më 5 korrik del albumi “Blunt për President” në tregun tonë, ku promovimi do të mbahet në Prishtinë. Ndërsa më 12 korrik do të mbahet promovimi i albumit në “Folie Tiranë”, ku do të ketë CD falas për të gjithë të ftuarit, gjithashtu edhe për “Bluetoothin”.
Cili është plani më i afërt?
Më 1 korrik del klipi i parë i albumit “Blunt për President” dhe bashkëpunimi do të jetë surprizë. Është një këngë shumë ritmike, që shpresoj të jetë hiti i verës.
Dimë që do bëni shumë shpejt edhe një duet me Samanta Karavellën, përveç atij me Jonida Maliqin. Pse kaq shumë duete?
Është e vërtetë që kemi shumë bashkëpunime me artistët më të mirë dhe më ‘in’ që janë në tregun tonë. Do të ketë edhe shumë surpriza të tjera dhe mezi po pres të dalë albumi, që fansat tanë sa më shpejt ta kenë albumin tim në duar.
No comments:
Post a Comment