Sunday, June 2, 2013

Mosha e femrës përcaktohet edhe nga ngjyra e fytyrës

Pikërisht është kontrasti i ngjyrave ndërmjet disa zonave te posaçme vendi ku përqendrohet me shume vëmendja e te tjerëve. Ky është edhe rezultati i një studimi te Gettysburg Collegene Pennsylvani, i publikuar ne numrin e fundit te revistës "PLos One".
Sipas Richard Russell, meshkujt arrijnë te perceptojnë moshën e një femre, duke matur ndryshimin kromatik ndërmjet pikave te fytyrës qe ndodhen konkretisht tek sytë, vetullat dhe buzët me lëkuren qe i rrethon ato, e cila me kalimin e viteve fillon te pësoje ndryshime.
Eksperimenti është realizuar me 289 femra te moshës nga 20 deri ne 70 vjeç. Duke modifikuar fotot e fytyrave te ndryshme te femrave pjesëmarrëse ne eksperiment, studiuesit vunë re se ndryshimet e ngjyrës se këtyre pikave, nëpërmjet ndriçimit, apo nxirjes se tyre me anë të dritave te posaçme, jepnin efekte te ndryshme ne perceptimin e moshes. Ne fakt, gjate kalimit te moshës, ngjyra e buzëve, syve dhe vetullave fillon te zbehet, ndërsa ngjyra e lëkurës rreth tyre fillon te errësohet. Kështu, ngjyra e kuqe e buzëve, fillon te bjere ne krahasim me ngjyrën e verdhe ne blu te lëkurës për rreth gojës. Ne përfundim, autoret përcaktojnë se ndryshimi ne kontrastet e ngjyrave ne këto pika, është një sinjal pamor qe ndryshon me moshe, madje ky është edhe një tregues qe shume mire mund te përdoret edhe për te përcaktuar, edhe vete moshën, por edhe një argument për përdoruesit e make up-it, për te kuptuar rëndësinë e përcaktimit te ngjyrave ne fytyre, ne raport me te (moshën).
 

No comments:

Post a Comment