Sunday, June 2, 2013

Trajtimi i fytyrës, shpeshtësia, faktorët e jashtëm dhe të brëndshëm

Trajtim nuk do të thotë pastrim klasik me avull, por bëhet fjalë për metoda të sofistikuara jo-invazive që nënkupton përkujdesje sa më të mirë me shërim shumë të shpejt. Metodat e tilla janë pilingu me anë të kremrave, mikrodermabrazioni, terapia me dritë apo forma tjera jo shumë të kushtueshme por shume efikase.
Mesatarisht, trajtimi një herë në muaj është ideal për dikë që kujdeset mirë për lëkurë. Duke marrë parasysh që lëkura është një organ, i duhen afërsisht 30 ditë qelizave të zhvendosen nga dermisi (shtresa e poshtme e lëkurës) në sipërfaqen e lëkurës apo epidermis, ku qelizat vdesin dhe gradualisht hiqen nga lëkura.
Percakti i formes se trajtimit varet nga:
Tipi i lëkurës
Nëse keni lëkurë të yndyrshme problematike me akne, pore të mbyllura, apo me pika të zeza, duhet të bëni trajtim çdo 2 javë derisa të qetësohet dhe të pastrohet lëkura. Kur lëkura merr formën e saj të dëshiruar, atëherë mund ta reduktoni kohën në një herë në muaj. Nëse keni lëkurë normale, pra të kombinuar dhe të thatë tretmani një herë në muaj është i mjaftueshëm.
Qëllimi i kujdesit
Nëse dëshironi të keni një lëkurë të mrekullueshme për tërë jetën, gjeni profesionalistin tuaj të preferuar sa më herët në jetë, bëni një regjim të kujdesit të mirë dhe përmbajuni. Çdokush qe nuk i jep prioritet të lartë dukjes personale, pasojat do t’i  vëreje qysh në fillim të 30’-tave.
Mosha
Përderisa nuk keni lëkurë të yndyrshme problematike me akne, në moshë të re nuk keni nevojë të bëni trajtime të shpeshta sepse lëkura vetvetiu prodhon qeliza të reja shumë më shpejt se sa lëkurat më të moshuara. Me moshë nënkuptohet që trajtime duhen të shpeshtohen për të pasur një pamje sa më të shëndetshme.
Buxheti
Një ndër faktorët kryesor që na përcakton shpeshtinë e trajtimeve. Së paku provoni që të kurseni një herë në tre muaj të bëni një trajtim, dhe bëni investimin në produktet kualitative.
Vendi ku jetoni
Mjedisi urban ka shumë më tepër ndotje që e bën lëkurën tuaj po ashtu të ndotur. Nëse jeni pjesë e mjedisit të tillë, duhet ta dini që trajtimet e vazhdueshme të paktën një herë në muaj janë të domosdoshme.

No comments:

Post a Comment