Afërdita Dreshaj: Ju rrëfej jetën time single
Tiranë, 7 qershor - Afërdita Dreshaj tashmë është një nga vajzat shqiptare më të kërkuara e të komentuara ngado. Këto kohë ka qenë shumë prezente në Tiranë. I pëlqen të rrijë në Tiranë dhe ndihet si në shtëpinë e saj. Siç shkruan Shqiptarja, kurioziteti për bukuroshen Dreshaj është i pashmangshëm, pas lajmit për ndarjen e saj nga Shpat Kasapi. Një lidhje e gjatë, e bukur dhe e konsoliduar që mori fund krejt papritur. Shkak u bënë fotot e botuara në tabloidet e huaja, ku Afërdita shfaqej krah Leonardo di Caprios, edhe pse këtë gjë asnjëri nga të dy nuk e ka pranuar. Sipas Shpatit, lidhja kishte disa kohë që nuk funkisononte, ndërsa Afërdita nuk do të flasë për këtë pjesë. Mjaftohet të thotë se ndihet e lumtur, ka një jetë plot aktivitete dhe angazhime, por për Shpatin nuk do t’ia cekësh fare. Ka ndryshuar në këtë pikë, sepse dikur fliste pa problem në media për lidhjen me Shpatin, tani asgjë, heshtje. Kështu ka zgjedhur, edhe pse me të ka shumë për të folur. Është tepër e kërkuar në Turqi, shumë shpejt do të jetë në klipin e një këngëtari turk, ka bërë një këngë që flet për jetën e saj tani dhe ka në plan të lidhë 2 kontrata shumë të rëndësishme modelingu.
-Si është jeta e Afërdita Dreshaj këtë fillim vere?
A. Dreshaj: Sot që më takove, kam vetëm pak orë që jam kthyer nga Turqia. Kam bërë një fushatë atje, për një dizajner turk ku do të jem fytyra zyrtare për një vit. Gjëja e bukur e kësaj është se nuk kam qenë vetëm unë pjesë e kontratës, por jemi pesë antarë shqiptarë, të cilët janë Xhesika Berberi, unë dy grimerë dhe fotografi shqiptar Veton Osmani. Do jemi një ekip që do punojmë për një vit në të gjitha anët e botës dhe shpresoj se do jetë një gjë e bukur, sepse të punosh me shqiptarë në një projekt të tillë është shumë emocionuese.
-Ekip shqiptar në një agjensi të huaj?
A. Dreshaj: Po . Kjo është gjëja e bukur.
-Tjetër ç’të re ka në jetën tënde?
A. Dreshaj: Unë kam qenë shumë e angazhuar me punë këtë fillim vere. Kam bërë një këngë të re, së cilës shumë shpejt do t’i bëj një videoklip. Kënga është shumë interesante, shumë ndryshe.
-Shumë ndryshe në ç’sens?
A. Dreshaj: Ka një tekst shumë interesant. Është bashkëpunim im i parë me reperin e grupit Kaos. Tekstin dhe muzikën i ka bërë Blero.
-Për çfarë flet kënga?
A. Dreshaj: Kënga nuk flet për dashurinë. S’ka lidhje fare me dashurinë dhe kjo është e bukura. Kënga flet për mua dhe për jetën time të momentit.
-Afërdita je bërë një nga shqiptaret më të komentuara, më të kërkuara dhe jo vetëm në Shqipëri por edhe në një pjesë të mirë të botës. Për çfarë të ka ndihmuar kjo gjë, a janë ofertat më të larta?
A. Dreshaj: Normal që ofertat janë më të larta. Me këtë merret menaxheri im në Amerikë. Vërtetë kam qenë shumë e angazhuar së fundmi duke filluar nga Nju Jork, Majami, këtu. Jam sërish imazh i Birra Tiranës dhe është bukur sepse jam i vetmi personazh që përsëritet për vitin e dytë. Do ju tregoj të gjithëve jam shumë e lumtur që jam duke bërë punën që dashuroj. Jam duke bërë udhëtime të shumta dhe ndjehem më e fortë se kurrë.
-Je rritur?
A. Dreshaj: Jam rritur (qesh).
-Cila ka qenë oferta më e lartë, mund të na thuash një?
A. Dreshaj: Nuk dua të flas me shifra, por mund të them vetëm që pas 2 ditëve kam për të firmosur dy kontrata shumë të mëdha. Kur ti kem letrat në dorë do i them. Është një kontratë shumë e madhe në Turqi, për të cilën pres konfirmim. Gjithashtu jam edhe në videoklipin e një këngëtari të njohur turk që do të dalë tani në Turqi.
-Duket sikur turqit të duan shumë këto kohë?
A. Dreshaj: Nuk e kam ditur që kam marrë emrin atje, por tani kanë filluar të më fotografojnë edhe paparacët. Jam çuditur shumë ,sepse ka qenë hera e parë që shkoj atje. Kishin lexuar, më kishin parë dhe jam ndjerë shumë mirë sepse të ofrohen më shumë punë dhe kontrata më të mëdha. Ishin shumë agjensi profesioniste, është një treg dhe pse jo mos ta shfrytëzojmë.
-Këto kohë po thua që je shumë e lumtur..
A. Dreshaj: Shumë e lumtur. Jam e angazhuar me punë, jam në Tiranë, jam me njerëz të mirë, në shoqëri, kolegë, gazetarë…
-Fotot me Leonardo Di Caprion, ndikuan për mirë tek ty? Cilët ishin anët e mira dhe negative?
A. Dreshaj: Nuk besoj se duhet ta diskutojmë këtë temë sepse u bë gjigande. Leonardo është thjesht një shok siç kam këngëtarë këtu. Thjesht më ka rënë rasti ta takoj, të njihemi dhe është një gjë shumë e thejsht sepse është aktori i njohur i Hollivudit dhe me këdo që mund të pijë kafe do ta bëjnë të madhe dhe do ta fotografojnë.
-Për ty si ishte?
A. Dreshaj: Ndoshta nesër do jetë sërish një foto tjetër që unë do jem me Leonardon në Miami që do pi kafe dhe do bëhet shumë e madhe.
-A ndikoi për mirë në popullaritetin tënd?
A. Dreshaj: Nuk mund të them se ndikoi për të mirë sepse ka pasur shkrime të mira e të këqija, komente të ndryshme. Nuk di ç’të them për këtë.
-Duke qenë kaq afër a ke ambicje për në Hollivud?
A. Dreshaj: Jetës nuk i dihet. Unë vazhdoj dhe punoj. Nuk dua të flas para kohe.
-Ku ndjehesh më mirë, në Amerikë,…
A. Dreshaj: Në Tiranë çdo herë.
-Pse gjithë kjo dashuri për Tiranën?
A. Dreshaj: Nuk e di. Në momentin që kam ardhru për herë të parë kam rënë në dashuri me Tiranën dhe gjithmonë kam thënë që nëse do jetojë në Europë, i vetmi qytet ku do jetoj është Tirana.
-Nga vajza e lirshme që ishe dikur e që flisje pa problem për jetën private, tani nuk flet më fare?
A. Dreshaj: Jeta private për mua është mami, vëllai dhe motra, të cilët i dua shumë dhe janë në Amerikë. Kam gjëra shumë të bukura, shumë më të mëdha që po ndodhin në jetën time saqë mendoj se këto janë vërtetë të rëndësishme.
-Njerëzit në Shqipëri vazhdojnë ende të pyesin për Shpatin…
A. Dreshaj: Jo. Të lutem, mos më pyet..
Kur mërzitesh cili është njeriu ku ti gjen ngushëllim?
A. Dreshaj: Është Xhesika Berberi, një nga mikeshat e mia më të mira dhe të afërta këto kohë. Sa herë kam nevojë të shpreh diçka, tek Xhesi përplasem (qesh).
-Po me Adelina Tahirin?
A. Dreshaj: Nuk jemi takuar kohët e fundit. Ajo është angazhuar me punët e saj. Në DËS kemi qenë shumë afër. Është ndër koleget dhe shoqet e mia, nuk mund të them më shumë për të.
-Periudha që po jeton tani, a është më e lumtura në jetën tënde?
A. Dreshaj: Sot është më mirë se dje, nesër do të jetë më mirë se sot. Çdo ditë ka të bukurat e saj. Po e shijoj çdo ditë edhe pse jam e angazhuar me punë.
-Meqë tani je single, a je në kërkim të dashurisë?
A. Dreshaj: Nuk flas fare për këtë pjesë. Jam single por jo në kërkim të dashurisë, jam në kërkim të arritjeve profesionale këto kohë.
-Aventura më e bukur që ke bërë?
A. Dreshaj: P.sh siç çohemi në orën 2 të natës për të ngrënë bukë ( qesh)..
-Apo gjithë jeta jote tashmë është një aventurë?
A. Dreshaj: Jeta ime është aventurë, sepse ka tre ditë që bëj vetëm 4 orë gjumë. Gjithsesi dua të them se ky është momenti im.
No comments:
Post a Comment