Te gjithë e kane dëgjuar fjalën e urte qe thotë se “Bukuria vjen nga brenda”. Për një lëkurë te bukur nuk ka ndonjë mister te madh, por njeri nga sekretet është ushqimi ne pjatën tuaj. Për me tepër butësi dhe shkëlqim, ja me cilat produkte duhet te bëni kujdes.
Sheqeri
Pak njerëz e dine se glicemia (sasia e sheqerit ne gjak) ka një ndikim te madh tek aknet. Kujdes me karamelet, çokollatat, por edhe me alkoolin.
Pijet me gaz
Sheqernat artificiale si aspartami, te cilat gjenden tek pijet me gaz, janë te dëmshme për shëndetin si dhe mund edhe te shkaktojnë shfaqjen e akneve. Përveç sheqerit, aciditeti i pijeve me gaz prish edhe ekuilibrin e lëkurës.
Produktet e qumështit
Edhe pse rekomandohen shpesh për te pasur një shëndet te mire, produktet e qumështit nuk janë aleatet me te mire te lëkurës sonë. Qumështi i lopës për shembull është i pasur me hormone te rritjes te cilat mund te stimulojnë daljen e akneve. Nëse keni probleme te tilla do bënit mire te përdornit qumështin vegjetal.
Margarina
Margarina, por edhe vaji i misrit mund te shkaktojnë probleme te lëkurës. Për te shmangur daljen e puçrrave përdorni vaj ulliri vegjetal.
Gluteni
Edhe luteni mund te jete një armik i lëkurës suaj.
No comments:
Post a Comment