Monday, June 3, 2013

Buzëkuqet ngjitës: çfarë janë dhe si aplikohen

Mes te rejave te momentit dhe mbi te gjitha mes produkteve me një sukses te madh, janë pikërisht buzëkuqet ngjitës. Ato te propozuar, mbi te gjitha nga Violent Lips, janë me te vërtet te çuditshëm dhe unik, fantazi te veçanta.
Buze te holla apo te plota pak ka rendësi, te gjitha dëshirojnë buzëkuqin qe u shkon me shume, por ska gjë me te keqe kur dalim nga shtëpia dhe pak nga pak buzëkuqi largohet nga buzët tona. Problemi zgjidhet shpejt nëse vendosni buzëkuqet ngjitës. Këto lloj buzëkuqesh ne te vërtet janë maska, qe aplikohen me lehtësi. Hiqni filmin i cili është ne formën e buzëve, duke marre fillimisht ngjyrën qe dëshironi, njomeni lehtësisht dhe me pas aplikojeni ne buze duke e ngjitur mire. Beni kujdes mbi te gjitha ne konturet e buzëve, pasi duhet te puthiten sa me mire. Lëreni te thahen dhe rezultati do te jete perfekt. Për te hequr buzëkuqin ngjitës do t’u mjaftoje te përdorni larësit e makijazhit qe përdorni çdo mbrëmje.
Boom i buzëkuqit ngjitës ka ardhur si pasoje e make up artist italian me te njohur Clio. Violent Lips propozon shume lloje, modele me xixa, me ngjyra deri tek ato modele te çuditshme me flamur anglez etj.

No comments:

Post a Comment