Monday, June 3, 2013

Grim për sy të vegjël, këshilla për të korrigjuar defektet

Ekziston, ne fakt, një grim i duhur dhe i përshtatshëm për te zmadhuar shikimin. Kozmetiket janë ato qe te gjitha femrat njohin, por duhen aplikuar ne mënyrën e duhur dhe mbi te gjitha duhet te përdoren ngjyrat e përshtatshme, për te evituar qe te keni efektin e kundërt. Grimieret e mëdhenj thonë se make up mund te korrigjoje me te vërtet gjithçka, te përmirësoje por edhe te shëmtojë, fytyrën dhe trupin e një personi. Sigurisht, qe synojmë për me te mirën, për tu dukur ne forme te mrekullueshme, por, per ta bere, na nevojitet te njohim truket e zanatit.

Ka nga ato qe kane buze te holla dhe dëshirojnë te bëjnë me plota, ka nga ato qe kane hunde te theksuar dhe do te dëshironin ta reduktonin por ka dhe nga ato qe kane sy shume te vegjël dhe dëshirojnë te zmadhojnë shikimin. Po, por si? Nuk duhet te bëni magji, ju duhet vetëm te kuptoni se cilat janë produktet, ose me mire cilat janë ngjyrat, për te bere shikim me shkëlqyes. Ne beauty case tuaj nuk duhet te mungojnë lapsat me ngjyre te hapur, ngjyra e gjalpit është një must për te zmadhuar sytë, tone sysh me ngjyra te ngrohta, qofshin mat apo perlat, rimel me efekt zgjatës. Fillimisht, vetullat duhet te jene te holla, ngjyrat e hapura duhen te aplikohen ne pjesën e pare te syrit, ajo me afër hundës, ndërsa sfumaturat me te errëta ne pjesën e jashtme.

Lapsi për sytë, një evergreen i zi, duke e aplikuar ne vijën e brendshme te poshtme te syrit nuk do te bëni gjë tjetër veçse do te zvogëloni me shume sytë. Kështu qe është mire te preferoni lapsa te bardhe ose ne ngjyrën e gjalpit te cilët kane funksion te shkëlqejnë dhe te zmadhojnë. Se fundmi, aplikoni rimelin, te zi ose te kafte, preferojeni me efekt zgjatës, ne këtë mënyrë sytë tuaj do te hapen me shume. Para se te kaloni rimelin provoni te përdorni kthyesin e qerpikëve, do te shihni diferencën! Për mbrëmje te veçanta mund te aplikoni qerpikë false.

No comments:

Post a Comment