Saturday, June 1, 2013

Teknika për të çelur flokët

Për te pasur një look ku ngjyra pak nga pak behet me e çelur, ka teknika te ndryshme, disa natyrale dhe disa me pak. Me te njohurat janë ato synojnë përdorimin e kamomilit dhe te birrës, te cilat kërkojnë kohe për te arritur objektivin.
Sidomos gjate sezonit te bukur janë te shumta propozimet beauty qe i përkasin bukurisë se flokëve. Ne vere shume femra preferojnë te çelin ngjyrën e tyre te flokëve. Për te pasur disa tone me te hapur te flokëve mund ti drejtoheni parukieres tuaj, ajo do t’u këshillojë se çfarë duhet te bëni. Zakonisht për te çelur ngjyrën e flokëve përdoret produkte dekoloruese. Ne këtë mënyrë mund te keni dy efekte, flokë me te çelura ose degrade. E para është praktikisht si ajo qe njohim me drite hije, ndërsa tjetra synon qe flokët te kenë dy ngjyra, me e erret tek rrënja e flokëve deri tek gjysma dhe pjesa e fundit me e çelur. Se fundmi është ne tendence edhe degrade e kundërt, e përdorur zakonisht nga femrat qe kane flokë te çelur.
Ka edhe teknika natyrale për te pasur flokë me te çelur. Kamomili është i njohur, për veçse për te mirat e tij qetësuese edhe për te çelur flokët. Mund ti lagni flokët me një çaj kamomili dhe te përdorni një linje shampo, balsam dhe maske me baze kamomili. Ekspertet green këshillojnë edhe birrën bionde, me te mund te lani flokët dhe ta lini ne qetësi për rreth një ore ne diell, me pas përdorni shampon për ta shpëlare.

No comments:

Post a Comment