Saturday, June 1, 2013

Përdorimet e ndryshme të lapsit të buzëve

Një produkt shume i nevojshëm ne make up, i cili mund te përdoret ne mënyra te ndryshme. Mund te përdoret i vetëm mbi zbutësin e buzëve, se bashku me buzëkuqin dhe nen shkëlqyes. Është lapsi i buzëve, mes produkteve te pare i cili nuk duhet te mungoje ne beauty case. Fal përdorimit te ndryshëm te tij, lapsi i buzëve nuk luan vetëm një rol estetik për te kufizuar konturen e buzëve, por ka dhe një specifik tjetër për te ruajtur sa me gjate buzëkuqin.
Lapsi i buzëve mund te përdoret edhe si baze për buzëkuqin. Nëse e aplikoni ne gjithë sipërfaqen e buzës mund te keni një efekt mat dhe shume natyral. Një mënyrë tjetër ne përdorimin e tij është ai për te shtrire menjëherë pas balsamit te buzëve.
Evitoni qe lapsi i buzëve te jete me i erret se buzëkuqi, pasi mund te dallohet shume, dhe kjo nuk është aspak estetike. Është rregull i preferueshëm te zgjidhen ne ngjyra te ngjashme me buzëkuqin dhe mos kombinoni kurrë ngjyrën portokalli me ato roze.

No comments:

Post a Comment