Friday, June 7, 2013

Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve





Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve

Maturanteve kineze u ndalohet mbajtja e sutjenave gjatë provimeve



Pekin, 7 qershor - Më shumë se nëntë milionë të rinj kinezë kaluan provimin e hyrjes në universitet, por kandidateve iu ndalua mbajtja e sutjenave me tela metalikë për të shmangur çfarëdo lloj mashtrimi të mundshëm.

Për të parandaluar përdorimin ose fshehjen e aparateve elektronike, përfshirë celularët, qendrat e provimeve të maturës kineze të provincës Jilin në verilindje të Kinës janë pajisur me detektorë metalesh.

"Kandidateve ju kërkua që të hiqnin sutjenat me tela metalikë", citoi gazeta "Global Times".

"Të mërkurën Ministria kineze e Arsimit premtoi se do të luftonte çdo lloj mashtrimi me anë të vendosjes së kamerave në sallat e provimit", theksoi e përditshmja "China Daily".

Një diplomë universitare konsiderohet e domosdoshme për arritjet personale dhe sociale në Kinë. Hyrja në universitet është kthyer në një etapë thelbësore dhe konkurrenca është e madhe. Në vitin 2012, Ministria e Sigurisë Publike deklaroi arrestimin e 1 500 personave dhe konfiskimin e 60 000 aparateve elektronike gjatë provimit. 

No comments:

Post a Comment