Friday, May 31, 2013

Grimi për sytë është personal

Nëse një mike ju kërkon te provoj rimelin tuaj apo lapsin për sytë, është vështirë ti thoni jo, por ne te vërtet është një rregull i mire te evitoni dhënien e tyre. Jo për tu dukur e keqe, por për te ruajtur higjienën e produktit, kozmetiket për sytë ne fakt mund te provokojnë infeksione dhe dëme serioze. paralajmërimi vjen nga Food and Drug, qe ne sajtin e tij liston se cilat mund te jene rreziqet qe vijnë si pasoje e shkëmbimit te make-up, mes te cilëve baktere, kërpudha te rrezikshme etj.
Te aplikoni ne sy një rimel te infektuar mund te shkaktoje irritim dhe ne disa raste, te rralla, por te mundshme, verbëri te përkohshme ose dhe te përhershme. Këshilla është te limitoni përdorimin personal te produkteve te kozmetikes ne testerat e dyqaneve. Ato kampione produktesh përdoren nga shume persona te cilëve nuk ja njohim gjendjen shëndetësore, kështu qe është me mire te synoni për aplikues një përdorimesh. Një tjetër këshille është ajo qe te mos trukoheni ne autobus apo ne makine, ne rast te një frenimi te menjëhershëm, rrezikoni te lëndoheni dhe te dëmtoni syrin apo te gërvishtni kornete. Një paralajmërim për te gjitha vajzat alergjike, disa produkte për sytë përmbajnë një kolorant jo te aprovuar për atë zone specifike.

No comments:

Post a Comment