Thursday, May 30, 2013

Grimi për ne vere 2013, te gjitha tendencat për te mos humbur

Sigurisht, si për çdo sezon, edhe ne 2013 ka tendenca te mrekullueshme te cilat nuk duhet ti humbisni, përpiquni te ndiqni modën por duke e bere gjithmonë tuajën, duke e interpretuar ne mënyrë te personalizuar te gjitha trendët e botes se bukurie dhe te botes se fashionit. Ja për ju disa make up por edhe manikyr me ne mode për verën 2013.

Tendencat e grimit për verën 2013
Për verën, tendencat kërkojnë gjithmonë një grim te shkëlqyeshëm, perfekt për te nxjerre ne pa ngjyrën tuaj te nxire. Edhe ne këtë 2013 linjat e reja te modës kane krijuar produkte te mrekullueshme, perfekte për një femër qe dëshiron grimin e rafinuar dhe qe nuk dëshiron te bie shume ne sy. Nude look, ne fakt është perfekt për sezonin e verës, do t’u mjaftoje pak pudër e cila duhet te jete e shkëlqyeshme, pak rimel dhe pluhur iluminues për trupin. Për femrat me ngjyre lëkure me te çelur, rruge te lire për nude look me roze pluhuri ne faqe. Shume ne mode janë dhe buzët me ngjyra, portokallia është ngjyra must për buzëkuqin e verës 2013 por edhe ngjyra roze dhe e kuqe koral do te jene perfekte për ti dhënë një pamje shik make up-it tuaj.

Duar dhe këmbë ne mode për verën 2013
Gjithashtu manikyri dhe pedikyri duhet te jene ne kujdesin e veçante për verën 2013. Ashtu siç mund ta keni vene re, një nder must e këtyre muajve është manikyri i bardhe. I cili mbahet me thonj te shkurtër dhe është perfekt qofte për duar te nxira por edhe për lëkurë me te çelur. E bardha është një ngjyre klasike, por duhet te bëni kujdes ne shtrirjen e tij. Ju këshillojmë për pushimet tuaja ne det te mos harroni një manikyr te bardhe, një bezhe dhe për pak gjallëri tonalitetet roze,koral dhe portokall, mbase për ti kombinuar me buzëkuqin.

No comments:

Post a Comment