Thursday, May 2, 2013

Presidenti bie nga kali, mediet e fshehin (Video)



Nëse presidenti bie nga kali, askush nuk e sheh atë. A u rrëzua vërtet? Incidenti i papëlqyeshëm i ka ndodhur presidentit të Turkmenistanit, Kurbanguly Berdymukhamedov. 

Ai u rrëzua pak metra pasi fitoi garën që po filmohej nga mediat vendase. Por këto të fundit, në paraqitjen e lajmit e kanë censuruar atë duke folur vetëm për “fitoren” e shkëlqyer të garës nga ana e presidentit, raporton TCH.

Por atë që s’e bën mediat, e bëri interneti. Video ku shfaqet presidenti duke u rrëzuar nga kali po qarkullon në internet. Në të shihet qartë pengimi i kalit dhe rrëzimi turpërues i presidentit. Menjëherë në pistë vërsulen dhjetëra agjentë të sigurisë që mundohen ta mbulojnë atë nga sytë e spektatorëve deri në momentin e mbërritjes së një ambulance.



No comments:

Post a Comment