Friday, May 31, 2013

Vitaminat, pjesë e kujdesit ditor për flokët tuaj

Ne fakt, vitaminat janë pjese e rëndësishme e kujdesit ditor për flokët tuaj. Te ushqyerit ka disa elemente, duke përfshirë vitaminat dhe mineralet. Këto ndihmoje për t’i bere flokët me te forte dhe për t’u rritur me shpejte. Ato ndihmojnë ne balancimin e gjëndrave dhjamore dhe trajtimin e flokut te thate ose te pasurit zbokth.
Por ne duhet te jemi te kujdesshëm për te mos konsumuar me shume vitamina seç duhet duke qene se ato janë te dëmshme për mëlçinë. Vitaminat duhet te zgjidhet ne baze te nevojave specifike te flokut tuaj. Shikoni vitaminat qe duhet te konsumoni ne baze te problemeve specifike.
Nëse flokët tuaj janë te holle, ju keni nevoje për aminoacide qe përmbajnë squfur, vitaminat e grupit B dhe zinkut. Këto vitamina dhe minerale ndihmojnë ne rritjen e flokët tuaj dhe trashësisë se tij.
Nëse flokët tuaj janë te thate, merrni acide yndyrore dhe vitamine E. Ju mund te shtoni edhe lloje te tjera te antioksidantesh. Nëse ju keni zbokth, merrni provitaminën A, e cila pastron dhe zbut kokën dhe flokët tuaj. Mos harroni te ndiqni dozën e përcaktuar ne vitamina dhe minerale. Ne rast mbi konsumi ato mund te dëmtojnë shëndetin tuaj.

No comments:

Post a Comment