Saturday, May 4, 2013

Mirsa Kërçeli martohet


Mirsa Kërçeli martohet



Mirsa Kërçeli është shprehur e ngazëllyer pasi i ka dhënë fund beqarisë, duke kurorëzuar lidhjen me të fejuarin e saj.

Këngëtarja gjilanase vetëm disa ditë më parë lidhi kurorë me Granitin, djaloshin me të cilin është në lidhje tani e disa vite, dhe për të cilin thotë se është “djaloshi i ëndrrave të saj”.

“Tashmë ‘thura’ kurorën me djaloshin e zemrës sime, ky fakt më gëzon mjaft shumë dhe uroj që kjo dashuri e jona të zgjasë përgjithmonë”, tha ajo për “Zërin”.

Mirsa duket se ka marrë energji pas kurorëzimit dhe ka premtuar se do të vijë me mjaft befasi për adhuruesit e saj.


No comments:

Post a Comment