Saturday, May 11, 2013

Michael Jordan, muaj mjalti në Greqi


Michael Jordan, muaj mjalti në Greqi


Athinë, 11 maj – Një prej basketbollistëve më të mirë të të gjitha kohëve, Michael Jordan dhe gruaja e tij e r,e Yvette Prieto, po kalojnë muajin e mjaltit në Greqi. Ish-basketbollisti i famshëm gjendet në Mykonos dhe po qëndron në jahtin e tij të madh bashkë me ish-modelen. 

Çifti ka lundruar në ishujt grekë që pas martesës, më 27 prill. Gjashtë herë kampioni i NBA me Chicago Bulls është njohur me Yvette 5 vjet më parë, transmeton TCH.



Ceremonia u zhvillua në një kishë të Floridës, në prani të rreth 300 të ftuarve, ku binin në sy personalitete si Tiger Woods, Patrick Ewing, Spike Lee dhe Ahmad Rashad.

Kjo është martesa e dytë për 50-vjeçarin Jordan. Ai ka qenë më parë i martuar me Juanita Vanoy, me të cilën ka tre fëmijë. Jordan u divorcua nga Vanoy në vitin 2006, pas 17 vjet martese.

No comments:

Post a Comment