Monday, May 6, 2013

Rudina Magjistari bashkëjeton me sportistin kosovar


Rudina Magjistari bashkëjeton me sportistin kosovar


Tiranë, 5 maj - Moderatorja Rudina Magjistari nga Tirana dhe kampioni i kick-boksit, nga Kosova, Xhavit Bajrami, tashmë po bëjnë plane serioze për jetën, ndërsa shihen gjithmonë e më shumë bashkë këto kohë në Tiranë. Rudina e nisi vitin 2013 me një rrëfim të rëndësishëm personal për veten, historinë e dashurisë në lidhjen dyvjeçare  me Xhavit Bajramin, i cili bëri karrierë në Zvicër. 

Kjo lidhje u mbajt e fshehtë për dy vjet nga Rudina, ndërkohë që tashmë duket se lidhja e tyre ka hyrë në një fazë shumë serioze. Këtë javë Rudina dhe Xhaviti janë shfaqur për herë të parë çift në publik, ndërsa kanë qenë të pranishëm në festën që kanë organizuar Inva Mula e Ethem Ramadani për 1 vjetorin e vajzës së tyre në Durrës. Ndërkohë që Xhaviti tashmë po jeton në Tiranë, pasi është duke përgatitur vendosjen e tij këtu, fillimisht me hapjen e një palestre gjigante, që është duke u ndërtuar pranë Universitetit Europian të Tiranës, Rudina do e zhvendosë po ashtu qendrën e saj estetike, për ta bashkuar biznesin e saj me Xhavitin. Pas kësaj, ata thuhet se kanë planifikuar edhe një martesë, për të cilën ishte Xhaviti ai që pohoi se vendimin për të lidhur kurorë po ia lënë kohës, me qëllimin për t’iu shmangur deklaratave të forta publike, por më shumë për ta lënë surprizë këtë vendim. Ndërkohë për kampionin 37-vejçar të kick-boksit kthimi i tij në Shqipëri është një vendim i menduar mirë, për faktin se ai mund ta lërë sportin dhe të vazhdojë punën tashmë si trajner, një punë që e bën tashmë në Zvicër. Nga ana tjetër, Rudina, paralelisht me emisionin e pasdites në “Tv Klan”, prezanton dhe spektaklin e talenteve për fëmijë “Gjeniu i vogël”, që shumë fansa në rrjetet sociale e kanë komentuar si një rastësi të mirë për t’i sjellë asaj edhe një fëmijë së shpejti, raporton Panorama plus. 

Historia e Rudinës me Xhavitin filloi para më shumë se dy vjetësh, kur ajo e kishte të ftuar në programin e saj, ndërkohë që ka deklaruar se më parë nuk dinte asgjë për të. Njohja fillimisht ishte virtuale, pas një mesazhi që i kishte shkruar Xhaviti, edhe pse s’ishin miq në facebook. Përshëndetja e Xhavitit për Rudinën vinte nga Tokio, vendi ku ai ushtronte sportin e tij, që konsiderohet një “sport luftarak”. Ai është një djalë shtatlartë, pra 1.97 cm, dhe Rudina e ka theksuar si një nga elementet kryesore që e ka bërë interesant në sytë e saj, pasi për të djemtë e gjatë janë tërheqës. “Mendoj se ishte vërtet një goditje në atë moment. S’më kishte ndodhur kurrë në jetë një gjë e tillë. Pastaj kjo u plotësua edhe me gjëra të tjera dhe u kompletua e gjitha. Kishte një lloj solariteti në portret, kishte shumë dritë në pamje dhe gjithashtu edhe buzëqeshja e tij ishte shumë diellore”, gjë që goditi menjëherë. Unë besoj te dashuria në shikim të parë, sepse e di që u ka ndodhur njerëzve, por nuk besoja se do të më ndodhte mua ndonjëherë. Është diçka e vështirë dhe shumë e rrallë që ndodh, dhe tek-tuk dikujt mund t’i qëllojë të provojë diçka të tillë në jetë. Jetova një moment shumë të bukur”, ka qenë një nga deklaratat e Rudinës për këtë histori. 

Xhaviti në rrëfimin e tij për gazetat kosovare, ka pohuar se është një lidhje shumë e bukur kjo me Rudinën dhe “shkojmë shumë me njëri-tjetrin. Ndihemi shumë mirë dhe të tjerat ia lëmë kohës”, duke nënkuptuar martesën. 

Xhavit Bajrami ka lindur në Dumosh të Podujevës, por që në moshë të vogël ka emigruar në Zvicër. Është kampion botëror në kategorinë e rëndë në versionin ISKA, titull ky që e mban nga viti 2004. 

No comments:

Post a Comment