Thursday, May 2, 2013

Rregullat themelore për një lidhje të suksesshme


Rregullat themelore për një lidhje të suksesshme
Sikur edhe çdo gjë tjetër në jetë, lidhja e suksesshme kërkon kompromise, diplomaci, shumë mençuri dhe mund.
Mos u mundoni ta ndryshoni njëri-tjetrin
Pranojeni njëri-tjetrin me të gjitha të metat dhe virtytet. Mësohuni që ta vlerësoni dhe theksoni atë që është më e mira në lidhjen tuaj, duke injoruar atë që ju irriton.
Bëhuni mik për njëri-tjetrin
Tregoni mirëkuptim, dëgjoni me vëmendje atë çka ju thotë partneri, mos reagoni ende para se ai ta përfundojë mendimin e vet. Vetëm atëherë mundohuni që të gjeni zgjidhje të përbashkët për këto probleme.
Krenohuni me partnerin tuaj
Duhet të keni respekt për atë që bën, punon, partneri juaj. Në të kundërtën, ai do të mund të pushojë që t’ju konsiderojë fatkeqesinee jetës së vet, për të filluar që ta kërkojë atë gjetiu.
Sjellja e mirë është themeli i çdo lidhjeje të suksesshme
Nëse jeni simpatikë dhe i/e sjellshëm me miqtë, jini të tillë edhe në martesë. Fjala e mirë hap zemrën e çdo femre, por as meshkujt nuk bëjnë përjashtim.
Kujdes nga “miqësia”
Është normale që të kesh marrëdhënie miqësore me partnerin bashkëshortor, por lidhja intime është më shumë se kaq. Kini kujdes që lidhja juaj e dashurisë të mos përfundojë në një lidhje të miqësisë.
Kujdes nga xhelozia e tepërt
Para se të bini viktimë e xhelozisë patologjike, mendoni mirë se a ekziston ndonjë arsye objektive apo vetëm jeni duke keqinterpretuar faktet. Pak xhelozi, megjithatë është e mirepritur.
Heshtja nuk zgjidh asgjë
Mos mbani inat, mos u mbyllni në vetvete, duke pritur që partneri t’ju pyet se ku qëndron problemi. Më mirë është që të bërtisni, nëse ndieni nevojën për një gjë të tillë. Heshtja përpos që ndikon keq në shëndet, ajo mund të rezultojë edhe me ndarje nga partneri.

No comments:

Post a Comment