Wednesday, May 8, 2013

Justin Bieber sulmohet në skenë (Video)


Justin Bieber sulmohet në skenë (Video)





Një fans i çmendur është ngjitur në skenë gjatë koncertit të Justin Bieber në Dubai duke shtrënguar nga pas këngëtarin dhe duke përmbysur pianon ku 19-vjeçari po performonte.

Bieber ishte në fund të koncertit kur një i ri e sulmoi. Kanadezi arriti të lirohej shpejt dhe të shkonte në anë të skenës, ndërkohë që rojet e sigurisë bllokuan fansin, sipas ‘The National’.

Raportohet se Justin Bieber u shokua, por arriti të përfundonte koncertin pasi bëri tre minuta pushim.

Aktualisht këngëtari i ri po zhvillon turin e tij botëror “Believe” dhe ky ishte koncerti i tij i dytë në Dubai. 

No comments:

Post a Comment