Wednesday, May 8, 2013

Rita në lidhje me Calvin Harris


Rita në lidhje me Calvin Harris



Londër, 8 maj- Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora është në lidhje me Dj Calvin Harris, shkruan The Sun.

Çifti, dy nga emrat më të mëdhenj në industrinë e popit në Britaninë e Madhe kanë qenë të pandashëm këtë javë.

Rita, 22 vjeçe, fluturoi me një aeroplan privat në Las Vegas së bashku me yllin skocez këtë vikend.

Shokët e këngëtares së hitit “Hot Right Now” janë duke i quajtur ata “çifti perfekt”.

“Ata po kalojnë mirë me njëri-tjetrin dhe me të vërtetë përshtaten”, ka thënë një burim. 

Rita një vit më parë është ndarë nga vëllai i Kim Kardashian, Robin, i cili kishte thënë se Rita e kishte tradhtuar.

Këngëtarja pasta ishte në lidhje me shokun e ngushtë të David Beckham, Dave Gardner, por më vonë Rita tha se nuk kishte kohë për meshkujt. Ajo doli me biseksualen, supermodelen Cara Delevingne, e shpesh e quante “grua”.

No comments:

Post a Comment