Friday, May 3, 2013

Si të lexoni shenjat që ua jep ai...


Si të lexoni shenjat që ua jep ai...
Nëse jeni duke u munduar të zbuloni si ta lexoni gjuhën e tij të trupit, thjesht duhet t’i kushtoni vëmendje atij.
Trupi
Trupi i tij është shenja e parë me të cilën mund të zbuloni nëse është vërtet i interesuar. Nëse është, ai do të afrohet dhe do të mundohet të qëndrojë sa më afër. Nëse jeni larg njëri-tjetrit, trupi i tij do të jetë i kthyer nga ju edhe nëse nuk do të jetë duke mbajtur kontakt direkt në sy.
Fytyra
Shikojini sytë e tij dhe do të gjeni shenjat më të qarta që tregojnë se ai është i interesuar. Ai do të mundohet t’ju shikojë tërë kohën. Nëse ju shikon në sy dhe buzëqesh, kjo është një tjetër shenjë se ai është i interesuar. Fytyra e tij në këtë rast ‘hapet’: vetullat e tij shkojnë lart dhe buzët e tij ndahen lehtë. Nëse i shihni këto shenja, ai po ua thotë me anë të fytyrës atë që nuk e thotë me fjalë.
Qëndrimi
Sapo të afroheni pak më shumë, ju do ta keni më të lehtë të vëreni ndryshimet në qëndrimin e tij kur është me ju. Prekja është një shenjë e mirë dhe ai do të mundohet të gjejë rast për t’ju prekur dhe për t’u afruar. Nëse qesh me shakatë tuaja, mundohet t’ju dëgjojë me shumë vëmendje kur flisni dhe mbanë në mend gjithçka që ju i thoni, atëherë këto janë shenja që tregojnë se ai është i interesuar për ju.

No comments:

Post a Comment