Saturday, May 11, 2013

Snoop Dogg iu servonte prostituta sportistëve


Snoop Dogg iu servonte prostituta sportistëve


New York, 10 maj - Snoop Lion ka zbuluar se rreth 10 vjet më parë nisi të gjente prostituta për artistë dhe sportistë shumë të famshëm amerikanë, duke u shndërruar kështu në një tutor të vërtetë. Reperi, i cili tashmë merret me muzikë rege dhe që në atë kohë njihej me emrin Snoop Dogg, tha për revistën ‘Rolling Stone’: “Ndërtova një organizatë të mirëfilltë. Kisha gjithmonë pas meje një autobus me 10 femra gjatë turneve. Mund të bëja ç’të doja me to. Mund t’i pushoja nga puna pa problem sepse mund të gjeja të tjera sa të duash”.

“Në çdo qytet që shkoja ftoja lojtarë bejsbolli dhe basketbolli në autobus, ata zgjidhnin dhe më paguanin”, shtoi Snoop Lion, i cili fitimet nuk i mbante për vete, por të gjitha ua jepte vajzave, transmeton TCH.

“Bëja sikur i merrja paratë, por iu ktheja të gjitha në shumë mënyra, sepse unë nuk e bëja për para këtë gjë. Thjesht, më pëlqente të isha tutor. Që kur kam qenë i vogël ëndërroja të bëhesha tutor, të kisha automjete dhe prostituta”.

No comments:

Post a Comment