Wednesday, May 8, 2013

Qentë që parashohin tërmetin


Qentë që parashohin tërmetin





Një agjenci lokale sizmike kineze po rrit qenë të cilët me lehje dhe sjellje të çuditshme parashohin tërmete.

Agjencia sizmike Nançang, në provincën Xhangsi rrit qentë sepse “ata sillen në mënyrë të çuditshme kur duhet të ndodhë tërmeti", ndonjëherë edhe dhjetë ditë përpara, ka thënë një zyrtar i kësaj agjencie.

Agjencia rrit qentë me kërkesë të autoriteteve lokale dhe shton se edhe pulat e patat mund të parashohin tërmete.

Fqinjët e agjencisë nuk janë shumë të lumtur për shkak të lehjes së qenve, sidomos gatë natës. 

No comments:

Post a Comment