Saturday, April 27, 2013

Agdal: Me modelet e reja abuzohet seksualisht


Agdal: Me modelet e reja abuzohet seksualisht

Modelja dhe aktorja e njohur, Nina Agdal, ka zbuluar detaje jashtëzakonisht shokuese rreth abuzimeve që ndodhin në industrinë e modës, sidomos me modelet e reja që duan depërtimin në botën e modës.

Është thënë shpeshherë se modelet duhet të ‘paguajnë’ për të depërtuar në industrinë e modës, pasi bosët nuk binden aq lehtë për promovimin e tyre, ndërsa këto teori konspirative i ka përkrahur Agdal që ka kohë që është pjesë e kësaj fushe.

“E kam të vështirë ta them, por në industrinë e modës ka abuzime të ndryshme, duke përfshirë edhe ato seksuale. Një përvojë të tillë e kam pasur edhe unë, por për fat kam arritur t’i përballoj këto sfida me sukses dhe mos të nënshtrohem”.

“Por, shumë modele, sidomos ato që janë në hapat e para, nuk e kanë pasur fatin tim, pasi janë abuzuar në forma të ndryshme, duke përfshirë edhe seksualisht. Dhe, ato ngurojnë që të flasin për këtë, nga frika se karriera e tyre mund të marrë fund”, ka potencuar bukuroshja.

No comments:

Post a Comment