Friday, April 26, 2013

Bastiset autobusi i turneut të Justin Bieber


Bastiset autobusi i turneut të Justin Bieber



Justin Bieber është përfshirë në probleme të mëdha dhe akuza për përdorim dhe transportim të mjeteve narkotike pasi autobusi i tij ishte bastisur nga policia suedeze.
 Policia në Stockholm ka bastisur autobusin e Bieber të mërkurën mbrëma, përderisa ishte parkuar para Ericsson Globe Arena, ku këngëtari po performonte në një prej koncerteve të tij të turneut “Believe”.
Zyrtarët të cilët kanë qenë përgjegjës për kontrollimin e masave të mëdha të njerëzve në këtë koncert, kanë nuhatur erë të dyshimitë të marijuanës duke dalë nga autobusi i pop yllit.
TMZ raporton se policia ka gjetur armatim të rëndë në autobusin e Bieber, ndërsa nuk dihet nëse ai vet ka qenë prezent gjatë bastisjes.
Justin Bieber, Foto: Getty Images

No comments:

Post a Comment