Wednesday, April 24, 2013

Prerja e flokëve për femrat (VIP) për pranverë-verë 2013


Tendencat e prerjeve të flokëve për femrat, për sezonin pranverë-verë 2013 janë të shumta dhe të larmishme. Jo shumë të shkurtër, me onde klasike, të gjatë, me apo pa shkallëzim, me balluke…
Moda
Modelet e flokëve në sezonin pranverë-verë 2013 i japin hapësirë krijimtarisë dhe nxjerrin në pah shikimin dhe formën e fytyrës. Ndërkaq stina e verës parapëlqen ngjyrën gështenjë të hapur me refleks krem karamel ose një tonalitet më të errët çokollate. Ja disa sugjerime…
1-Një gjatësi mesatare që tejkalon paksa supet, është një prerje e flokëve e cila është shumë e këshillueshme nëpër pasarela këtë sezon. Një prerje e tillë tipike është ajo e këngëtares Katy Perry. Me këtë lloj prerje flokësh mund të prezantoheni pa asnjë problem me stile të ndryshme dhe nuk do t’ju mërzitet kurrë. Pastaj…kjo prerje është e përshtatshme për të gjitha!
2-Jessica Biel mbështetet te trendi i ri i sezonit: balluket. Ndërsa pjesa tjetër e flokëve lihet sa më e gjatë, por kujdes mos bëni shkallëzime. Nëse i shihni me vëmendje flokët e Jessica-s, dallohet një hije e lehtë e ngjyrës së flokëve. Në versionin lisho, prerja duket më mirë nëse nuk bëni onde të lehta. Kjo prerje është ideale për fytyrat ovale.
3- Një prerje ideale për mbrëmje divash është ajo e Jessica Chastain gjatë prezantimit të saj në tapetin e kuq: të kthyera nga një anë, onde të shkallëzuara dhe flokë super të gjatë që bien në pjesën e prapme. Një prerje që kërkon një stilim të përpiktë në qoftë se ju doni të jeni nën efektin e “Rita Hayworth”, por që mund të funksionojë lehtësisht edhe me stilimin më klasik që mund të ekzistojë.
4-Një tjetër prerje trendi është sërish ajo me balluke, por të shkallëzuara, po ashtu edhe gjatësia, me pak volum, të lirshme. Një prerje më sportive si Alessia Marcuzzi, komode për t’u trajtuar dhe e përshtatshme për të gjitha.
5- Qofshin lisho apo shumë të ngatërruar, flokët e Beyoncè janë gjithmonë të preferuar. Një prerje klasike dhe e gjithanshme që nuk del kurrë nga moda: gjatësi e shkallëzuar dhe të stiluara lehtësisht.

No comments:

Post a Comment