Friday, April 26, 2013

Arta, kthehet kah R&B-ja

Arta Bajrami është zotuar se do të kthehet kah zhanri i saj “debutues”, ai r’n’b, pasi ka shëtitur nëpër zhanre të ndryshme, përfshirë edhe atë “folk”.
“Po i rikthehem zhanrit të vjetër R&B me të cilin edhe jam identifikuar si këngëtarja e këtij zhanri. Dhe duhet cekur që karrierën time e kam nisur po me këtë lloj të këngës”.
“Pas një kohe kam nisur të performoj edhe në disa zhanre të tjera, duke lënë anash pak zhanrin R&B. Mirëpo ja tani kam vendosur që t’i rikthehem përsëri këtij zhanri. Jemi në përgatitje të një kënge duet e cila besoj se do t’ju pëlqejë të gjithëve”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Arta ka premtuar se do të realizojë edhe një videoklip, që do të vijë në ekranet tona këtë verë.
Arta Bajrami

No comments:

Post a Comment