Wednesday, April 24, 2013

Linda Halimi prek ëndrrën Amerikane


Linda Halimi prek ëndrrën Amerikane

Këngëtarja nga Kosova Linda Halimi ka disa ditë që është zhvendosur për të jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bashkë me të dashurin e saj BIG D.
Me sa duket menjëherë Linda ka prekur ëndrrën amerikane, pasi ka mundur të performojë muzikë përkrah legjendës botërore, Stevie Wonder.
Këtë e tregojnë fotografitë që Linda ka postuar në faqen e saj zyrtare në Facebook. Ende nuk ka të dhëna se në ç’rrethana ka mundur të performojë ajo me Wonder.
Megjithatë më herët. këngëtarja kishte paralajmëruar performanca të saj në kanalet muzikore, Vh1 , MTV, ndërsa shumë shpejt pritet edhe publikimi i videos së saj të re.

No comments:

Post a Comment