Sunday, April 28, 2013

5 centë amerikanë shiten për 3.1 milionë dollarë



Koleksionisti George Walton e ka blerë në vitin 1941 për 3.700 dollarë. Në vitin 1962 ai vdiq në një fatkeqësi ajrore dhe në rrënojat është gjetur edhe monedha, e cila i është dorëzuar familjes së tij.

Një prej monedhave të rralla dhe shumë të kërkuara në SHBA, pesë centë amerikanë, të njohur si „Liberty Head“ që ishin në qarkullim në vitin 1913, është shitur në një ankand në Çikago për 3.1 milionë dollarë, ka bërë të ditur agjencia UPI, transmeton albinfo. Kjo monedhë është vlerësuar sidomos nga koleksionerët numizmatikë, sepse deri më tani dihet se ekzistojnë vetëm pesë kopje. Monedha pesëcentëshe ishte riprodhuar paligjshëm në vitin 1913, por së shpejti pasi ishin vënë në qarkullim, ishte ndërprerë edhe zyrtarisht prodhimi i tyre.

Monedha „Liberty Head“ ka një histori të pazakontë. Koleksionisti George Walton nga Karolina e Veriut e ka blerë në vitin 1941 për 3.700 dollarë. Në vitin 1962 ai vdiq në një fatkeqësi ajrore dhe me të në rrënojat është gjetur edhe monedha e çmuar, e cila së bashku me veprat e tij i është dorëzuar familjes së tij.

Trashëgimtarët e Walton-it nuk i kanë dhënë shumë rëndësi mbledhjes së monedhave dhe medaljeve për 40 vjet, të cilat i kishte mbuluar pluhuri, për aq kohë sa pronarët e rinj zbuluan se Shoqata Amerikane Numizmatike (American Numismatic Association) po kërkon monedha të rralla, për të cilat ofron një milion dollarë.

Megjithatë, pronarët aktualë nuk kanë shpejtuar për të shitur monedhën e çmuar. Kështu, monedha shumë e kërkuar „Liberty Head"„ është shitur në një ankand të organizuar të enjten nga një shtëpi ankandesh „Heritage“ në Çikago në bashkëpunim me Jeff Garrett dhe Larry Lee. Të dy pronarët e rinj thonë se kanë bërë një marrëveshje të mirë. "Ajo është monedhë e mirë që mund të blihet me një çmim të tillë", thotë Garrett.

No comments:

Post a Comment