Viti i parë i martesës, më pak i lumtur
Australi, 24 prill - Studimi më i ri i Qendrës për cilësinë e jetës në Australi tregon se çiftet në vitin e parë të martesës janë më pak të lumtur, transmeton Shekulli njoftimet. Në këtë studim morën pjesë rreth 2.000 australianë.
Lumturia e çifteve u mat në shtatë fusha,si shëndeti, arritjet dhe lidhjet në dashuri. Të anketuarve u ishte kërkuar që këto segmente të jetës së tyre ti vlerësonin nga shkalla 0 deri në 100 dhe rezultati mesatar ishte rreth 75 pikë. Personat që sapo ishin martuar mesatarisht kishin 73.9 pikë.
Në vitin e dytë të martesës pikët ishin shtuar në 78.4, ndërsa për ata që kishin 40 vjet martesë,rezultati ishte 79.8 pikë. Udhëheqësja e studimit Melisa Weingberg konsideron se në çiftet e porsa martuara lumturia zvogëlohet për shkak se ata ballafaqohen më një tjetër realitet.
No comments:
Post a Comment