People: Paltrow – femra më e bukur në botë
Aktorja hollivudiane, Gwyneth Paltrow, ka mposhtur konkurrencën e Halle Berry dhe Jennifer Lawrence, për t’u shpallur femra më e bukur në botë nga redaktorët e revistës amerikane People.
40-vjeçarja ia ka marrë “kurorën” yllit të muzikës pop, Beyonce, e cila u shpall më e bukura e vitit 2012.
Paltrow ka thënë se burri i saj, frontmeni i grupit “Coldplay”, Chris Martin, bën shaka me të për statusin e ikonës së bukurisë.
Kerry Washington, Amanda Seyfried, Zooey Deschanel, Jane Fonda, Kelly Rowland, Drew Barrymore dhe Pink, janë po ashtu pjesë përbërëse e listës.
No comments:
Post a Comment