Turner bëhet shtetase zvicerane
Këngëtarja amerikane, Tina Turner, është bërë zyrtarisht shtetase e Zvicrës, njofton Blick.
73-vjeçarja që nga viti 1995 po jeton në qytetin Kuesnacht në veri të Zvicrës. Ajo iu është nënshtruar testeve dhe ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për të marrë shtetësinë.
Krerët komunalë që në janar njoftuan se këngëtares i është miratuar marrja e shtetësisë, mirëpo vendimin final është dashur ta merrnin autoritetet shtetërore dhe federale.
“Jam shumë e lumtur në Zvicër. Këtu ndihem si në shtëpi. Nuk mund të imagjinoj vend më të mirë për jetese”, ka deklaruar Turner.
No comments:
Post a Comment