Vesa Luma harron Prishtinen, bashkejetesa ne Tirane po i ecen shume mire...
Vesa Luma: Po jetoj periudhen me te bukur te jetes sime
Vesa Luma eshte nje kengetare shume e dashur per te gjitha moshat. Sapo ka publikuar kengen e saj me te re “24 Ore”, e cila eshte pritur shume mire nga fansat e saj. Ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”, Vesa tregon se eshte ne nje periudhe shume te bukur te jetes se saj dhe se ndihet e lumtur per gjithcka ka arritur ne jete, pa harruar as gabimet e saj, per te cilat thote se nuk pendohet, sepse edhe nga ato ka mesuar shume.
Ka ne krah njeriun e dashur, dhe qe e ben cdo dite te ndihet femra me speciale ne bote, nje familje te mrekullueshme, shoqerine dhe fansat e saj qe e mbeshtesin pas cdo dalje te saj, per kete ndihet e privilegjuar. Per me shume lexoni intervisten e plote.
Sapo keni nxjerre ne treg kengen dhe klipin tuaj me te ri "24 ore", na thoni dicka me shume per kete klip, ndoshta edhe ndonje prapaskene te tij?
Kenga dhe klipi eshte nje projekt qe ka kohe qe eshte bere, por kemi pritur momentin e duhur per ta sjelle ne treg. Eshte nje pune shume profesionale e nje stafi te tere, duke qene se duke u pjekur profesionalisht, normalisht edhe kerkesat vijne e shtohen. Kam mbetur jashtezakonisht e kenaqur me pershtypjet dhe pelqimin e admiruesve te mi, i mendoj prapaskenat qe kane qene shume interesante dhe nje pervoje pak me ndryshe. Cdo here po shtoj dicka nga eksperienca ime dhe kesaj here rrezikova te beja stilisten une vete...dhe mesa duket kam qelluar ne shenje.
Vini paksa me ndryshe se heret e tjera, si ndiheni ne kete rryme te re?
Kjo eshte nje rryme, qe jashte eshte per momentin shume ne trend dhe ne sollem ne kete fryme te miksuar me pop per here te pare. Me ka pelqyer qe ne momentin e pare qe e kam degjuar dhe kjo ka rendesi per mua, pavaresisht zhanrit qe kendoj. Njesoj do te mendoj edhe po te degjoja ndonje kenge rock pra, do ta ndjeja, do ta beja edhe ate. Celesi eshte ta besh me zemer ate qe do.
A keni menduar qe t’i riktheheni baladave?
Eshte pika ime e dobet, do t’i rikthehem me shpejt se sa mund ta imagjinoni dhe mezi po pres, por mund t’u them se eshte nje nder kenget e albumit qe mua me pelqen shume.
Si po shkon puna me pergatitjen e albumit tuaj me te ri?
Kur e mendoj, nga shtatori pothuajse s’kemi levizur fare nga studio “042 Zone”, aty ku edhe po behet puna me e madhe, domethene kaq muaj ngarkese, pune shume e ndjere dhe profesionale. Kesaj radhe jam e perfshire me emocionalisht dhe e shoh kete album si histori qe dua ta ndaj me te gjithe. Kjo eshte dhe menyra qe dua ta bej. Jane gjithsej 12 kenge, mes tyre do te jene edhe 4 kenge te njohura per publikun, ndersa te tjerat jane te padegjuara me pare, te realizuara te gjitha nga Big Basta, perfshire edhe kengen "24 ore". Dua te vecoj qe nga e gjithe kjo eksperience e mrekullueshme qe po e perjetoj me albumin, jam e befasuar me punen e Bigut..E adhuroj menyren e tij te punes, beat-et, harmonine e muzikes se tij qe nuk tingellon ashtu sic tingellojne shumica e kengeve shqiptare. Kete pershtypje kane pasur qe te gjithe kur kane degjuar kengen "24 ore" dhe kete do ta kene edhe kur te degjojne albumin.
A po ju mungon Prishtina tani qe po kaloni me shume kohe ne Tirane?
Me ka munguar ne fillim, atehere kur une vendosa te kaloj me shume kohe ne Tirane. Por sot, meqe jam e ngarkuar me albumin e koncertet, duket sikur po iken koha, por pranvera ne Tirane eshte e pakrahasueshme me cdo vend tjeter dhe jam shume e entuziazmuar qe po e jetoj kete periudhe ne kete qytet.
Nese do te ktheje koken pas, cfare do te ndryshonit nga jeta juaj ?
Jeta, eshte ashtu sic do ti, ta kesh. Jam shume ambicioze dhe gjithcka qe kam dashur te arrij, e kam arritur deri tani. Nuk pendohem per gabimet qe i kam bere ne jete si ne anen private apo profesionale, sepse kam arritur t' ia di vleren cdo gjeje. Kam ecur vete ne jete, pa pasur luksin te me rrije dikush nga pas, sic shpeshhere ndodh me bashkemoshataret e mia apo me koleget e mia. Nuk dua kurre ta genjej veten se eshte gjithcka perfekt, sepse nuk eshte dhe kjo me ka mbajtur ne jete, qe te marr te gjithe keto qe kam tani- njeriun e zemres, qe me ben cdo dite te ndihem femra me speciale ne bote, familjen e mrekullueshme qe me edukoi drejt, shoqerine e jashtezakonshme, bej punen qe dua ta bej dhe kam publikun me te mire ne bote, qe me ka mbeshtetur gjithe keto vite.
Cila eshte periudha me e bukur e jetes per ju?
Kjo qe po jetoj sot .
Si po shkon jeta ne cift?
Shume, shume mire..
Cilat jane te mirat dhe te "keqijat" qe perjeton nje marredhenie, kur te dy partneret kane te njejtin profesion?
Kam menduar se do kete veshtiresi, por tek ne rezultoi e kunderta. Po mesojme aq shume nga njeri-tjetri, po kujdesemi me shume per njeri-tjetrin, nuk ka keqkuptime sa i perket profesionit. Deri tani nuk ia kemi pare te keqijat, shpresoj te mos ia shohim asnjehere.
Ku i kaloni fundjavat tuaja?
Ne studio apo koncerte i kemi kaluar gjithe kohes. Fatkeqesisht ne profesionin tone, kur te gjithe pushojne, ne punojme. Nuk besoj te bejme as gjate stines se veres pushime, por shpresojme qe te kemi weekend-e te gjata ne shtator.
Po me librin, cfare marredheniesh keni?
Kohet e fundit, jo dhe aq te mira. Librat e fundit i kam lexuar ne gusht te vitit te kaluar. I dua shume dhe me vjen shume inat qe nuk kam aq shume kohe per te lexuar.
Cili eshte libri i fundit qe keni lexuar?
"Gone Girl" me autor Gilian Flyn, qe ishte edhe best seller ne vitin 2012.
Cfare marredheniesh keni me rrjetet sociale?
Kam shume marredhenie te mira, jam perdoruese e “Twitterit” me shume se e “FB”. Aty shprehem me lirshem dhe ndjekesit jane te tille.. jane diku rreth 20 000 ndjekes, ndersa ne “Facebook” pasi me eshte hakuar faqja ime, nuk kam faqe te cilen e administroj une, pervec nje profili qe kam per miqte e mi dhe ku kam kaluar limitin, por do ta le te tille. I preferoj rrjetet sociale vetem per te qene afer me publikun, te njoftoj per te rejat e mia dhe aq. Kam jeten time personale, qe pavaresisht sa mund te jete tashme e dukshme, eshte po aq e panjohur per publikun dhe dua ta le te tille.
No comments:
Post a Comment