Thursday, April 25, 2013

Kim e befasuar nga ndryshimet në jetë


Kim Kardashian është e befasuar dhe tejet e entuziazmuar me ndjenjën e amësisë që po ndryshon jetën e saj.
Bukuroshja e cila sapo u divorcua nga Kris Humphries është në pritje të fëmiut të saj të parë me Kanye West dhe pranon se është e entuziazmuar kur njerëzit i thonë se jeta e saj tani do të ndryshojë.
“Po, vërtet mendoj se do ta ndryshojë jetën time. Mendoj se kam qenë pak e frikësuar, por vetëm pse njerëzit më kanë thënë se do të jetë ndryshim total. Sigurisht, ju dëshironi që jeta t’iu ndryshojë për të mirë dhe do të jetë fantastike ndjenja e të qenurit nënë”, ka potencuar Kim.
Nga ana tjetër, motra e Kim, Khloe, ka thënë kohë më parë se Kim nuk i kishte pranuar plotësisht ndryshimet e saj në jetë.
Kim e befasuar nga ndryshimet në jetë

No comments:

Post a Comment