Tuesday, April 30, 2013

7 këshilla për lëkurë të bukur


7 këshilla për lëkurë të bukur
Për të pasur një lëkurë të bukur është e nevojshme një ushqim kualitativ dhe konsumimi i shumtë i lëngjeve, por jo vetëm kaq. Nëse aplikoni disa marifete të vogla, lëkura juaj do të shkëlqejë edhe pa makijazh. Mirëpo fillimisht, mos harroni – shmangni duhanin!
Sipas dermatologëve amerikanë së paku njëherë në ditë, për një kohë prej pesë minutash, duhet t’i bëni masazh lëkurës së fytyrës me vaj ulliri. “Nëse u dëmtohet lëkura dhe nuk ndjehen këndshëm me lëkurën tuaj dhe keni ndjesinë e të kruarave, shkrini një aspirinë në vajin e ullirit dhe në këtë mënyrë do të fitoni një piling të shkëlqyeshëm”, thonë ekspertët.
Goja
Me brushë të dhëmbëve në mënyrë të lehtë pastroni edhe buzët, dhe pastaj vendosni edhe një balsam buzësh të pasur me ushqyes. Kur blini balsam, zgjidhni ato kualitative dhe të prodhuesve të besueshëm.
Bërrylat
Pjesa e bërrylit është një kënd që ekspozohet më së shpeshti ndaj dëmtimeve fizike si pasojë e mbështetjes, goditjes apo punëve të përditshme. Për të ulur skuqjen dhe pezmatimin e lëkurës në këtë pjesës, është mirë që para se t’i lyeni me kremra freskuese, të vendosni ndonjë krem me përmbajte kortikosteroidi, që ka efekt anti-inflamator.
Duart dhe shuplakat
Përveç që duhet t’i mbani të pastra në çdo kohë, rregullisht aplikoni edhe zbutës për të ruajtur lëkurën e butë në duart dhe shuplakat tuaja. Po ashtu, bëni kujdes të vazhdueshëm me kremrat që përdorni.
Shpina
Së paku njëherë në muaj bëni masazh me vaj eterik edhe në pjesët tjera të lëkurës, pa harruar këtu edhe shpinën.
Shputat
Në mëngjes dhe në mbrëmje bëni një masazh të mirë të shputave dhe pastaj lyeni ato me krem. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do t’u jepni një bukuri shputave, por do t’i “energjizoni” ata për një ditë të ngarkuar, ose pasi përfundimit të një dite të tillë.
Kujdesuni për gjithë trupin
Shmangni larjen me ujë të nxehtë. Lëkura nën ndikimin të nxehtit të tepërt dehidrohet. Përdorni ujë të ngrohtë (jo të nxehtë), dhe pas çdo dushi lyeni të gjithë lëkurën me losion.

No comments:

Post a Comment