Bleona, do të performojë për homoseksualët
“Do të jem në “White Party” që është festivali më i madh i homoseksualëve në Kaliforni. Më pëlqen të performoj përpara turmave homeseksuale, ata janë të gjithë të lidhur me anën e shkëlqyer të muzikës dance dhe unë gjithmonë mezi pres performimet përpara asaj turme, pasi që e di se të gjithë ne do të argëtohemi.
Unë mund të garantoj se do të bëj shfaqjen më të mirë që kanë për të parë atje, sepse unë nuk mund të pranoj që kushdo tjetër të bëjë performancë më të mirë se unë”, ka thënë Bleona për britaniken “Female First”, duke shtuar:
“Kam ndërmend të tejkalojë atë që kanë bërë në këtë festë se Gaga, Ke$ha dhe Mary J Blige . Pra, kjo është një synim i madh për mua të them kështu, por do të duhet të shohim se si shkojne gjërat më 30 mars.”
Bleona do të performojë krahas Carmen Electra, Ana Matronic nga “Scissor Sisters” dhe Alexis Jordan, që bëjnë pjesë në listën performuesëve në White Party, që do të mbahet nga 29 marsi deri më 1 prill në Palm Springs, në Kaliforni.
“White Party” është emërtim i një sërë organizimesh vjetore, dedikuar komunitetit LGBT. Emri vjen nga kodi I veshjes me ngjyrë të bardhë. Mbahen në vende të ndryshme të SHBA-ve, si ngjarje të ndara dhe kanë për qëllim mbledhjen e fondeve për luftimin e HIV/AIDS.
Ndersa te Djelen Bleona do jete e ftuar ne X Factor Albania. “Jam shumë e lumtur që do të performoj në “X Factor Albania 2” këtë javë. A jeni gati për mua” ka shkruar Bleona ne faqen zyrtare te saj ne FB
No comments:
Post a Comment