Bllokohet katër ditë në lift
Pronari i një hoteli në Austri ka qenë i bllokuar katër ditë në lift e krejtësisht rastësisht u gjet dhe u shpëtua. Sikur dhe shumica e hoteleve në rajon, edhe hotel "Eden“ në Bad Gastajn kishte mbyllur dyert për mysafirë në fillim të prillit dhe për këtë arsye askush katër ditë radhas nuk e kishte vërejtur se Tomas F. ishte bllokuar në lift. Pronarit të hotelit nuk i kishte ndihmuar as britma për ndihmë e as tasteri për ftesë për ndihmë që dëgjohet në tërë qytetin.
Tomas F. në mëngjes kishte dashur të shkonte në katin e pestë. Por lifti kishte rrëshqitur 40 cm dhe dyert nuk mund të hapeshin ndërsa celularin e kishte harruar në zyrë.
Të gjitha përpjekjet që të lirohej vetë i dështuan, pati sukses vetëm ta shtynte pak derën sa për ajër.
Pas katër ditësh një furnizues buke vërejti se para hotelit ishin grumbulluar dërgesat postare e meqë e kishte pasur çelësin, ai hyri dhe i la dërgesat në recepsion. Me atë rast ai dëgjoi britmat për ndihmë dhe menjëherë i alarmoi zjarrfikësit.
Edhe pse kishte kaluar katër ditë pa pije e ushqim, i bllokuari ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë kësaj kohe ai ishte kruspullosur në lift dhe kishte folur me veten që të mos e kaplonte paniku.
Me orgjinë nga Suedia, Tomas F. në atdheun e vet në ushtri kishte mësuar të mbijetojë dhe kjo i kishte ndihmuar. Kur doli, u ankua se kishte dhembje në bel.

No comments:
Post a Comment