Beyonce ka qenë pjesë e reklamës së re të fushatës së linjës së saj të modës në kuadër të H&M dhe në këtë reklamë janë plot një minut e 30 skonda të një kënge të re të padëgjuar.
Mediat amerikane raportojnë se bëhet fjalë për këngën që mund të jetë e titulluar “Standing On The Sun”.
Ka shumë spekulime se Beyonce mund të lansojë albumin e saj të ri gjatë këtij viti, përkundër faktit se albumin e saj të katërt ajo e publikoi para vetëm dy vitesh dhe vazhdon të shijojë suksesin e tij.
Shikoni për më shumë reklamën super ‘hot’ të Beyonces, e cila ka thyer të gjitha ‘ligjet’ e bukurisë me formën e saj trupore pas shtatzënisë. /Telegrafi/
No comments:
Post a Comment