Sunday, April 28, 2013
Sauditët nuk i duan bukuroshët
Riad, 25 prill- Autoritetet në Arabinë Saudite vendosën dëbimin e tre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe për arsyen “se ishin shumë të bukur dhe të parezistueshëm për femrat vendase”.
Lajmi për këtë vendim absurd qarkullon prej ditësh dhe mediat ndërkombëtare janë vënë në kërkim të gjetjes së fotove dhe identitetit të personave të dëbuar për shkak të bukurisë së tyre. Njëri prej tyre quhet Omar Borkan Al Gala me profesion poet, aktor dhe fotograf i cili ndodhej në Riad për të marrë pjesë në një festival kulturor, ndërsa dy të tjerët nuk janë identifikuar ende.
Policia fetare dhe e ruajtjes së moralit të shëndoshë bastisi studiot dhe zyrat e festivalit dhe pas identifikimit të tre shtetasve nga Emiratet e Bashkuara Arabe i dëboi ata.
“Burrat nga Emiratet e Bashkuara Arabe shpërqendruan dhe bënë që të bien në dashuri me ta shumë gra”, thuhet në arsyen e dëbimit të vendosura nga autoritetet saudite.
Menjëherë pas përhapjes së lajmit, faqja në Facebook e Omar Borkan Al Gala u pushtua nga mesazhe nga më të ndryshmet, që nga propozime të bujshme për martesë e deri tek mesazhet e deri tek komentet fyese e denigruese të meshkujve të tjerë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment