Çdo çift ka të paktën një argument të cilin nuk ka dëshirë ta preki dhe bën gjithçka që ta shmangi, por herë pas here ndodh që të përballet me të dhe papritmas lindin diskutimet dhe grindjet. Janë argumentet tabu, për të cilat nuk mund të flitet pa nisur grindjet.
Janë çështje të rëndësishme si për shembull, menaxhimi i parave, edukimi i fëmijëve marrëdhëniet me familjen prindërore, të cilat në dukje nuk të shtyjnë drejt grindjeve por që të vërtetë nuk është kështu.
Ekzistojnë disa tematika në çift që për një arsye apo një tjetër ju bën më të ndjeshëm dhe bën që papritmas të shpërthejë një lloj agresiviteti i pakuptimtë, ndodh kështu kur bëhet fjalë për një veshje që nuk ju pëlqen, për dhuratat që nuk ju bën kurrë, për faktin që nuk ju thotë të dua aq shpesh sa do të donit… e kështu me radhë. Por këto e kanë edhe një kuptim, nuk janë krejt të rastësishme në çift.
Për shembull: nëse argument tabu mes jush është marrëdhënia shumë e ngushtë, e ngjitur, mes bashkëshortit dhe nënës së tij do të thotë që ai ka probleme të pazgjidhura me familjen e tij prindërore.
“Tabutë” në çift lindin në mënyrë të natyrshme, një lloj mbrojtje e çiftit nga një fushë e minuar që mund të shpërthejë nga momenti në moment. Pikërisht për këtë arsye tabutë kanë qenë të nevojshme për te ruajtur disa ekuilibra.
No comments:
Post a Comment