Binjaket me 87 ditë dallim
Të dy motrat kanë lindur me tre muaj dallim. Amy u lind më 1 qershor të vitit 2012, ndërsa motra e saj Kejti 87 ditë më vonë, më 27 gusht të vitit 2012. Për “rekordin” e tyre është interesuar edhe Libri i rekordeve të Ginisit.
Mjekët thonë se asnjëherë gjatë karrierës së tyre nuk kishin parë diçka të ngjashme, kurse lindja e motrave Elliott është baraz “fitimit në lotari”.
Sipas shkrimit në Daily Mail (Dejli Meil), e ëma e tyre Marija kishte hetuar kontraksionet e para qysh në javën e 23-të të shtatënësisë. Ishte vendosur në spital ku i kishte shpërthyer fshikëza e ujit, e pak më vonë kishte sjellë në jetë vajzën e vet të parë, Amy. Bebja shumë e vogël ishte vendosur në inkubator.
“Pas lindjes së Amy isha shumë e lodhur, por isha e detyruar të koncnetrohem dhe të kujdesem për beben tjetër. Atëherë u ndërprenë kontraksionet. Thuajse nuk kisha lindur. Nisi të më kapë frika. Një fëmijë e kisha në neonatologji, tjetri mbështillej në barkun tim”, kishte rrëfyer Marija.
Mjekët pastaj e këshilluan të presë dhe të pushojë. Tetëdhjetë e shtatë ditë më vonë, në javën e 36-të të shtatzënësisë, Marija lindi vajzën tjetër, Katie.
“Ishin tre muajt më të rëndë të jetës sime”, thotë nëna e re që kishte pritur lindjen e fëmijës tjetër që t’i regjistronte binjaket të njëjtën ditë në librin amëz, ndonëse me data të ndryshme të lindjes.
No comments:
Post a Comment