Merkel: Burrat? Dinë të çajnë dru më mirë...
Kancelarja gjerman Angela Merkel, e cila e ka mbajtur gjithmonë larg publikut jetën e saj private, në një intervistë për gazetën "Brigitte" ka folur për mënyrën e saj të qeverisjes, bashkëshortin, heshtjen para marrjes së vendimeve por edhe për burrat në përgjithësi."Sytë e bukur", është përgjigjur shkurtimisht me dy fjalë kancelarja gjermane pyetjes se çfarë e bën burrin atraktiv dhe pas këmbënguljes së gazetares së "Brigitte" për të thënë diçka më tepër Merkel vijoi "edhe kjo është shumë".Angela Merkel, për të cilën thonë se rrallë ndonjë politikan, duke shfrytëzuar ekskluzivisht kokën dhe mendjen e një shkencëtari, u ngjit në majë të pushtetit, ka thënë se nga burrat ka mësuar se sa i rëndësishëm është zëri i thellë dhe ka pranuar se disa gjëra burrat thjesht i bëjnë më mirë, për shembull, ka thënë ajo: "ata dinë të çajnë dru më mirë".
No comments:
Post a Comment