Thursday, May 2, 2013

Zbatoni këto këshilla, e sigurt që do ta lini duhanin...


Zbatoni këto këshilla, e sigurt që do ta lini duhanin...
Dëshironi ta lini duhanin, por nuk dini se nga t’ia filloni.
Ne po ju ndihmojmë. Pikërisht duke nisur nga hapi i parë.
Vendosni pra një datë të caktuar se kur do ta nisni lënien e tij dhe komunikojuani atë gjithë kolegëve tuaj, anëtarëve të familjes apo miqve, në mënyrë që ata t'ju ndihmojnë të vazhdoni në realizimin e këtij qëllimi tuaj. Hapi i dytë, është ai i shmangies së zakonit të të pirit kafe, në qoftë se, e shoqëroni gjithmonë me cigare.
Ndërkaq, është e këshillueshme që të shmangni edhe vendet të cilat frekuentohen nga duhanpirësit. Sikundër, edhe pushimet për të pirë një cigareve jashtë zyrës, apo ndërsa drekoni në restorant.
Hiqni nga mjediset e zyrës apo edhe shtëpisë suaj të gjitha objektet që ju kujtojnë cigaren, si taketuket etj.
Para së gjithash, ajo që duhet të sqarohet është se varësia nga pirja e duhanit, është mbi të gjitha psikologjike, sesa fizike, për shkak të nikotinës, siç edhe mendohet.
Tërheqja nga nikotina zgjat për një maksimum prej dy ose tre ditësh, dhe ka simptoma si ajo e rritjes së urisë, pagjumësisë dhe irritimit.
Në fund, mbani mend edhe këtë këshillë: Teksa ju çahet hunda” për një cigare, më mirë bëni një shëtitje, një telefon, apo lexoni një libër.

No comments:

Post a Comment