Wednesday, May 8, 2013

Gjithçka për artin: Lakuriqe në tramvaj (Foto)


Gjithçka për artin: Lakuriqe në tramvaj (Foto)

Artistja zvicerane  Mila Moire ka përgatitur për banorët e Dyzeldorfit një performansë jo të zakonshme. Me qëllimin për bërë ndryshime në rutinën e përditshme të njerëzve, ajo fare lakuriqe ka shëtitur me tramvaj.



Reagimet e njerëzve në këtë qytet, duhet pranuar, ishin paksa befasuese. Shumica e tyre nuk ka reaguar në këtë veprim të artistes zvicerane. Se a është faji te artistja nga Zvicra e cila me lakuriqësinë e saj nuk intrigoi mjaftueshëm apo ata ishin tepër të preokupuar me problemet e tyre, kjo mbetet e panjohur.



Megjithatë, artistja me performansen e vet ka treguar se njerëzit vërtet janë bërë të pandjeshëm për ndryshimet. Madje, as lakuriqësia nuk nxit reagime shokuese. Mbase, në ndonjë vend tjetër, ky eksperiment artistik do të jepte rezultate të tjera.  

No comments:

Post a Comment