Thursday, May 2, 2013

Pse pinë duhan femrat dhe pse meshkujt


Pse pinë duhan femrat dhe pse meshkujt
Femrat dhe meshkujt kanë arsye të ndryshme për të pirë duhan, ndërsa rezultatet e hulumtimit në fakt janë për t’u habitur. Pavarësisht besimit të popullarizuar, gati gjysma e femrave pinë duhan për shkak të stresit, derisa më shumë se gjysma e meshkujve për shkak të shoqërisë.Sigurisht më shumë se gjysma e meshkujve kanë pranuar që më parë janë bërë psikikisht të varur nga cigarja dhe më pas edhe fizikisht nga nikotina.Konsumimi i duhanit, sipas analizës së rezultateve është më i pranueshëm në aspektin shoqëror për meshkujt sesa për femrat, të cilat cigaret i përdorin si mekanizëm mbrojtës. Për femra cigarja është shpërblim me të cilin lirojnë stresin.Dhjetë për qind e duhanpirësve pohojnë që janë të dëshpëruar për shkak të varësisë së tyre dhe përpiqen ta ndalin, por nuk munden, derisa madje 82 për qind e duhanpirës kanë tentuar të paktën një herë.Arsyeja më e shpejtë për përpjekjen për ta lënë duhanin është shpenzimi financiar, ndërsa shëndeti është shumë prapa. Për fund, gati një e treta e duhanpirësve e konsumojnë fshehtas, gjysma e tyre fshihen nga nëna, ndërsa 44 për qind nga babai.

No comments:

Post a Comment